Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Veshja e femijeve!

Nuk e di a e keni vene re edhe ju, por mua me ka zene syri nje tendence gjithnje ne rritje, te prinderve, sidomos te mamave per ti veshur femijet e tyre si “mini te rritur”.

Ngado shoh vajza (qe ne moshe te vogel foshnjore) te veshura pothuajse me te njejtin stil si mamate e tyre. Xhinse me temina mamate, gjithashtu xhinse me temina vajzat; kanotjera verore tip bust mamate, kanotjera verore tip bust vajzat dy vjecare. Madje edhe modelet e flokeve jane gati te ngjashme.

Marramendja vazhdon keshtu ne stilin e zgjedhjes se kepuceve, cantave te sportit, te shkolles apo te perdorimit te perditshem. Pra behet fjale per nje stil jetese prej te rriturish ne jeten e te vegjelve. Madje kete gje e sheh shume qarte edhe ne programet per femije ne mbare televizionet shqiptare. Femije te veshur e te krehur si te rritur, qe sillen e kercejne si te rritur, flasin si te rritur dhe kendojne kenge te rriturish.

Ku ka shkuar “moda” feminore? Ku jane veshjet per femije? Kominoshet, bishtalecat, tutat, fustankat me fjongo e lulka te qendisura? Te dashura mama. Nese sot jeni ende duke kerkuar nje stilist per femijen tuaj, keshilla ime eshte kjo.

Vishini femijet tuaj sipas moshes se tyre.

Vishini femijet tuaj me shije dhe hijeshi sipas stines.

Mos harroni t’i mesoni femijes tuaj rregullat e te veshurit thjesht, me stil dhe bukur.

Mesojini femijet qe te kujdesen per pamjen e jashtme si edhe per bukurine e tyre te brendshme me po te njejtin kujdes.

Ju mund te beheni vete stilisti i femijes tuaj dhe padyshim ta shijoni kete rol.

Kalofshi kendshem! 11/2012

Kosovare 1

/komuniteti