Vapa ndonjëherë na detyron te bëjmë gabime me veshjet ne pune. Ja disa gabime qe duhen shmangur me patjetër.
Fundet apo pantallonat e shkurtra
Jo te gjitha zyrat kane kondicioner, por kjo nuk do te thotë qe ju te shkoni ne pune me minifund apo pantallona te shkurtra. Nëse visheni ne këtë mënyrë, si mund te kërkoni qe shefat t’iu marrin seriozisht?
Sandalet
Sandalet mund te jene te rehatshme, por nuk i përshtaten aspak një veshjeje zyre.
Syzet e diellit
Ne kohe me diell syzet bëhen edhe një aksesor flokësh. Megjithatë ekspertet sugjerojnë t’i hiqni ato kur shkoni ne zyre sepse nuk është aspak korrekte.
Te brendshmet qe duken
Iu duken te brendshmet qe keni veshur poshtë? Ne një mjedis profesional ato duhet te fshihen me patjetër.
Kemishat me mëngë te shkurtra
Kamishat janë shume te preferuara nga meshkujt dhe nga femrat për te shkuar ne zyre. Kujdes duhet te bëjnë meshkujt për kamishat me mëngë te shkurtra sepse ajo nuk do i tregoje profesioniste.
Abuzimin me nxirësit e trupit
Kremi nxirës i trupit preferohet mjaft gjate verës sidomos për ata qe nuk kane mundësi dhe kohe te shkojnë ne plazh. Mos e teproni gjithsesi. Nëse vendosni me shume sesa duhet, lëkura juaj do behet portokalli dhe nuk do dukeni mire. 07/2012

