Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Vetite dhe vlerat e bananes

Banania ndihmon në zgjidhjen ose parandalimin e një numri sëmundjesh dhe problemesh në qoftë se ai bëhet ushqimi juaj ne dietën e përditshme.

Depresioni

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga mind në mesin e njerëzve që vuajnë nga depresioni, shumë pasi konsumojne një banane ndjehen më mirë. Kjo është për shkak se bananet permbajne tryptophan, nje lloj proteine që trupi e konverton në serotonin, një substancë që ju lejon per tu çlodhur, qe përmirëson humorin dhe qe në përgjithësi te ndjeheni të lumtur.

Gjaku

Ky frut unik tropikal eshte shume i pasur me kalium dhe permban pak natrium duke e bere ate te persosur per presionin e gjakut. Organizata food and drug administration ka lejuar qe e gjithe industria e bananes te reklamoje zyrtarisht aftesine qe ka ky frut per te reduktuar rrezikun e tensionit të lartë dhe iktusin.

Potenciali i trurit

200 nxënësit e shkollës twickenham (middlesex) janë ndihmuar gjatë studimeve të tyre duke konsumuar banane për mëngjes, drekë dhe gjatë pushimeve, në mënyrë që të rrisin potencialin e trurit të tyre. Hulumtuesit kanë treguar se ky frut është i pasur me kalium e mund te ndihmoje duke i bërë nxënësit më të vëmendshëm.

Kapsllëku

Bananet janë të pasura me fibra dietike dhe perfshirja e tyre ne perdorimin e perditshem ndihmon zorren per aktivitetet e saj në baza të rregullta, duke kapërcyer problemin e kapsllëkut me ate të laksativeve.

Urthi

Bananet kane nje efekt natyror antacid në trup, kështu nëse ju vuani nga urthi përpiquni te hani një banane për qetësim.

Nervat

Bananet përmbajë një sasi të madhe të grupit b, vitamina të cilat ndihmojnë ne qetësimin e sistemit nervor. Mbipeshë dhe stres ne punë? Studimet e kryera nga instituti i psikologjisë në austri, tregojne se presioni i punës çon në rritjen e ushqimeve si çokollatat dhe patate te skuqura. Duke analizuar 5000 pacientë në spital, studiuesit konstatuan se ishin më të trashë ata që kishin një punë shumë te vështirë. Raporti i tyre arriti në përfundimin se, për të shmangur urine e shkaktuar nga stresi, duhet të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak duke futur ushqime të pasura me karbohidrate çdo dy orë për të mbajtur këto nivele të qëndrueshme.

Ulcra

Banane është përdorur si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak se ajo është e butë dhe e lehte.Frut qe mund te hahet pa probleme në rastet e sëmundjeve kronike.Gjithashtu neutralizon aciditetin e larte ne stomak.

Temperatura

Në shumë kultura, banania është një pemë qe konsiderohet \"pije freskuese\" e cila eshte e afte të zvogëlojë temperaturën fizike dhe emocionale ne nënat e ardhshme. Në tailandë, për shembull, gratë shtatzëna hanë banane për t\'u siguruar se fëmijët e tyre te lindin me një temperaturë të ftohtë.

Duhani

Bananet gjithashtu mund të ndihmojë njerëzit të cilët duan të lënë duhanin. Vitamina b6 dhe b12 qe ato përmbajnë, si kalium dhe magnez ndihmojnë trupin per të kapërcyer pasojat e privimit te nikotinës.

Stresi

Kaliumi është një mineral vital, i cili ndihmon në normalizimin e rrahjeve te zemres, dërgimin e oksigjenit në tru që rregullon bilancin e lengjeve ne trup. Kur ne jemi nën stres, rritet metabolizmi jone dhe ulet niveli i kaliumit .Ky nivel mund të ribalancohet me banane të cilat janë të pasura me kalium. Sipas hulumtimeve nga new england journal of medicine, ngrënia e nje banane çdo ditë mund të zvogëlojë 40% rrezikun për të vdekur nga iktusi.

Per kete shkak banania është në të vërtetë një ilaç natyral kundër shumë sëmundjeve. Nëse e krahasojmë atë me një mollë, ajo ka katër herë me shume proteina, karbohidrate dy herë me shume , tri herë me shume fosfor, pesë herë më shumë vitamina dhe hekur, eshte gjithashtu e pasur në kalium dhe është një nga ushqimet më të vlefshme per te gjithe. Pra, ndoshta është koha për të ndryshuar shprehjen e njohur duke thënë se \"një banane në ditë mban mjekun larg!Pergatiti vetite e frutave dhe perimeve. 01/2014

Kanun Ema Dinaa (13 vite më parë)
gjate shtatzanis perdorimi i bananes eshte shum i mire sidomon 4 muajt e fundin zhvillon trurin e femiut.

/komuniteti