Veza është nje burim i madh proteinash, ato janë shume te ushqyeshme, përmbajnë te gjitha aminoacidet e pazëvendësueshme, dhe te domosdoshme për rritjen e masës muskulore. Ato gjithashtu ndikojnë edhe ne rritjen e nivelit te testosteronit.
Me poshtë janë disa arsye për te konsumuar me shume veze, ne radhe te para për ata persona qe kane dëshirë te rrisin masën e tyre muskulore, dhe qe përgjithësisht bëjnë pune, ose stërvitje te forte.
Organizmi i njeriut ka nevoje për rreth 1-1.5 gr proteine ditore për një kg peshe te trupit te tij. Kjo sasi proteinash do ta ndihmoje atë për te ruajtur masën e tij muskulore dhe për ta shtuar atë.
Proteinat janë perfektë për te shtuar masën muskulore, dhe vezët janë një nga burimet me te mira te proteinave dhe aminoacideve te pazëvendësueshme, pra te atyre aminoacideve te cilat organizmi i njeriut nuk është ne gjendje qe t’i sintetizoje.
Proteinat gjenden kryesisht ne te verdhen e vezës, e cila veç proteinave është e pasur gjithashtu edhe ne Vitaminën B12, e cila ndihmon nga ana tjetër ne shpërbërjen e indit dhjamor, ndaj edhe konsumi me i madh i vezëve, nuk ndikon ne sëmundje te sistemit kardiovaskular.
Ne nje veze mesatare ndodhen 250 kalori, 21 gr proteina, 1,6 gr karbohidrate dhe 16 gr yndyra, Veze gjithashtu është e pasur me kolesterol, e cila ne formën e saj te keqe është konsideruar si e dëmshme për organizmin e njeriut. Ne fakt kolesteroli i ndodhur ne veze ndikon ne zvogëlimin e sasisë se pjesëzave te kolesterolit te keq përgjegjës për aterosklerozën.
Veza ndikon pozitivisht edhe ne nivelin e testosteronit, hormonit mashkullor. 02/2014

