Ne, zakonisht, konsumojmë mish, peshk, vezë, djathë, qumësht dhe bishtajore të thata për të marrë sa më shumë proteina. Specialistët pohojnë se veza është produkti më i pasur me proteina i përdorur më shumë nga trupi.
Pas saj radhiten mishi i pulës, mishi i kuq, djathi, qumështi, kosi, bishtajoret etj. Krahas kësaj, djathi kaçkavall bën pjesë në grupin e djathit më të yndyrshëm dhe është një burim i mirë kalciumi dhe zinku.
Megjithëse djathi i bardhë është i pasur me kalcium, ai është edhe një burim i mirë vitamine D. Personat që kanë probleme me peshën, nuk duhet ta kalojnë masën në konsumin e dy llojeve të djathit. 01/2014

