Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Nënat Shkruajnë

Video shokuese, nëna rreh barbarisht beben 8-muajshe

CNN ka publikuar pamje të tmerrshme ku një nënë 18-vjeçare nga malajzia shfaqet duke rrahur në mënyrë barbare beben e saj 8-muajshe.

Videoja shqetësuese e cila është pothuajse katër minuta ka shkaktuar furi të madhe në internet, me shumë persona që e cilësojnë nënën si “sadiste” dhe “jo të përshtatshme për të qëndruar afër një fëmije”.

Nënën 18-vjeçare në kohën e incidentit e filmoi një shoqe e saj, e cila ishte shqetësuar pasi herë pas here bëhej dëshmitare e rrahjeve të tilla. Ajo vendosi që provat t’i dërgojë në polici.

Drejtori i policisë në petaling jaya, arjunaidi mohamed, citohet nga “cnn” të ketë thënë se nëna ishte 18-vjeçare në kohën e incidentit, në maj të vitit të kaluar.

Ai refuzoi të bënte publik emrin e nënës porse sqaroi se nëna sadiste ishte dënuar me 18 muaj burg për dhunë ndaj fëmijëve.

Zv/drejtorja e divizionit të fëmijëve pranë departamentit të mirëqenies sociale, Fatimja zuraidah salleh, tha se fëmija që prej arrestimit të së ëmës është vënë nën kujdesin e një familjeje dhe se aktualisht është shumë mirë.

Ne nuk do t’i përshkruajmë ato që shikohen qartë në video pasi çdo sekondë e këtyre pamjeve e tregon qartë egërsinë dhe pashpirtësinë e nënës.

Të shumtë ishin ata persona që shkruanin se kanë qarë “duke e parë këtë video…është e paimagjinueshme të rrihet një fëmijë në këtë mënyrë”.

Gjykata do të vendosë nëse nëna që pritet të lirohet në muajin nëntor do të marrë përsëri kujdestarinë e fëmijës apo jo./e.L/05/2012

Selma Dijar ♥♥♥
Dita Rrustemi (14 vite më parë)
oh kjo video para ca dite me ka shoku ende smuj vi ne vete kam qajt shume...hajr...

/komuniteti