Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ëndrrat gjatë shtatzanisë

A janë ëndrrat gjatë shtatzanisë paraqitje normale?

Paraqitja e ëndrrave është normale gjatë shtatzanisë dhe kjo është për shkak se trupi dhe truri juaj, po kalojnë nëpër ndryshime të mëdha. Ëndrrat parimisht përbëjnë gjendjen tuaj emotive, prandaj është plotësisht normale ti ndjeni më intenzivisht se sa zakonisht.

Fajtorët kryesorë për këtë janë hormonet, për të cilat faza REM në të cilën ëndërrojnë zgjat më shumë, por edhe për shkak të shqetësimeve dhe frikës së madhe nga lindja, foshnja, prindërimi…

Për çfarë ëndërrojnë zakonisht nënat e ardhshme?

Zakonisht nënat e ardhshme kanë tema të ngjashme të ëndrrave. Më së shpeshti për gjininë e foshnjes, lindjen, paraqitja e papritur e foshnjes, ikja nga diçka, rrëzimi…

Mos u quditni nëse ëndrrat nuk janë të gjitha të këndshme, sepse ju po ballafaqoheni me stres dhe ankth, dhe ëndrrat janë një nga mënyrat se si luftoni ndaj brengave dhe frikës.

Gjithashtu, është e mundur që diçka që ju po planifikoni t`ju paraqitet në ëndërr, dhe kjo do jetë edhe më intenzive nëse jeni shtatzënë.

Çfarë domethënje kanë ëndrrat e caktuara?

Ndoshta do të ndjeni panikë gjatë ëndërrimit në të cilin leni foshnjen pa mbikqyrje, e humbisni apo nuk mund ti përmbushni ndonjë kërkesë, nuk dini ta vishni, ta lani – këto lloj ëndrrash janë shenja që ju po brengoseni se si do kujdeseni për foshnjen, më saktësisht brengoseni se a do të jeni një nënë e mirë.

Ëndrrat në të cilat ikni, rrëzoheni nga lartësi të larta apo jeni të robëruara në hapsira përmbajnë frikën për humbjen e lirisë.

Janë të shpeshta ëndrrat të cilat reflektojnë brengën për dukjen pas lindjes, dukjen e foshnjes, ndryshimet në martesë….

Edhe pse deri diku do të shqetësoheni, shikoni në to sikur një edukim të frikës me të cilën mund ti konfrontoheni kur e dini se çfarë ju mundon.

A duhet të brengosem për ankthet në lidhje me lindjen?

Ëndrrat e këqija në lidhje me lindjen, janë të shpeshta tek nënat e ardhshme dhe është normale të ndjeni shqetësime sepse lindja është plotësisht e panjohur për ju.

Paralajmërimet nga ëndrrat nuk duhet ti kuptoni bukfalisht, por nëse ju shqetësojnë shumë do të duhet të bisedoni me mjekun i cili do të ju qetësojë.

A duhet të brengosem sepse ëndërroj shpesh dhe në mënyrë intenzive?

Shumë gra kënaqen me ëndrrat, përderisa tjerat shqetësohen dhe brengosen. Mundohuni që të mos shqetësoheni, sepse shkaku i frikës nga ndryshimet në jetë, keni ankthe.

Zakonisht në tremujorin e tretë, shtatzënat kanë ëndrra të tmerrshme në lidhje me foshnjen dhe këtë duhet parë si një mundësi që të luftoni kundër frikës nga lindja, amësia apo brenga e humbjes së lirisë, më saktësisht nga e panjohura.

Këshilla për ëndrra të bukura

Mundohuni të liroheni nga gjithçka që ju pengon gjatë natës, TV, kompjuteri, makina për larjen e rrobave…

Shmangni pirjen e ujit para se të shkoni në krevat, sepse do zgjoheni shpesh për të shkuar në toalet, nga kjo mund të ndodh edhe të ëndërroni më shumë se një ëndërr gjatë një nate.

Mundohuni që të relaksoheni kur të shkoni në krevat, shtrihuni, bëni ushtrimet e frymëmarrjes të cilat iu ndihmojnë të pastroni trurin nga brengat dhe frika.

Ëndrrat në tremujorin e parë

Në shtatzaninë e hershme nënat zakonisht ëndërrojnë për disa gjëra nga e kaluara, shtëpinë e prindërve, lidhjet e mëparshme….Në këtë mënyrë mundohen të pastrohen me disa gjëra nga e kaluara.

Gjithashtu, dobësia më e madhe projektohet gjatë ëndrrave në të cilat jeni lakuriq dhe kur dikush mundohet të ju lëndojë.

Ëndrrat në tremujorin e dytë

Gjatë mesit të shtatzanisë, gruaja fillon të bëhet e vetëdijshme për jetën të cilën bart. Në këtë periudhë janë më të shpeshta ëndrrat me tema si uji dhe kafshët. Gjithashtu, kjo është faza kur brengoseni më shumë se a do të jeni një nënë e mirë, prandaj dhe shpesh ëndërroni se e keni humbur foshnjen apo që diçka nuk është në rregull me të, ku në këtë mënyrë në fakt vërtetohet se sa jeni e brengosur.

Ëndrrat në tremujorin e tretë

Në tremujorin e tretë, natyra është temë e shpeshtë e ëndërrimit, të cilat janë më goditëse – shpërthime vullkanesh, hapje pendash dhe batica të mëdha, dhe disa madje ëndërrojnë tërë procesin e lindjes. Këto lloj ëndrrash natyrisht paraqesin pritjen e lindjes, gjë që më së shumti brengos gruan shtatzënë në këtë periudhë.