Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta mundni pagjumësinë?

Vazhdimisht zgjoheni gjatë natës, dhe rrini nga gjysmë ore në banjo?

Sqarim: qarkullimi i rritur i gjakut dhe metabolizmi shpejtë rrisin prodhimin e urinës, ndërsa mitra dhe foshnja bëjnë shtypje në abdomen, prandaj ju shpesh e më shpesh urinoni.

Zgjidhje:

- gjatë ditës konsumoni sa më shumë lëngje, por kur afrohet koha për të flërë, ndaloni konsumimin

- shmangni lëngjet me kafeinë, sepse ndikon diuretikisht – që nënkupton çajërat, kafetë,koka kolat…

- mundohuni që kur urinoni të shprazni tërë abdomenin, sepse gjatë shtatëzanisë kjo është pak e vështirë, për shkak të shtypjes së mitrës.

Nuk mund të shtrihem rehat!

Sqarim: me rritjen e mitrës dhe të foshnjes në të, gjithmonë e më vështirë do të rehatoheni, ndërsa nga fundi i shtatëzanisë nuk mund të shtriheni më edhe në shpinë, sepse shtypja e enëve të gjakut është edhe më e madhe, prandaj do të ndjeni neveri.

Zgjidhje:

- shtrihuni anash, vendosni jastëkun nën bark dhe në mes të këmbëve, ashtu që koka, mitra dhe gjunjët ti mbani në lartësinë e njejtë

- nëse ndjeni dhembje në shpinë, vendosni jastëkun pas shpine, që të ju shërbejë si mbështetës në pjesën e kryqit

- mundohuni me pak më shumë jastëkë

Foshnja lëviz shumë gjatë natës dhe momentin që unë fle - ajo më shqelmon dhe unë zgjohem!

Sqarim: është shumë normale që me kalimin e kohës sa jeni shtatëzënë shumë e më shumë do ti ndjeni lëvizjet e foshnjes, dhe më së shumti do ti ndjeni në kohën kur jeni në qetësi, të relaksuar – pra para se të fleni. Përveç kësaj, me kalimin e kohës edhe ai do ta ketë rutinën e tij, kohën e gjumit dhe të zgjimit, por këto periudha do të jenë më të shkurtëra se sa tonat, pra nuk fle tërë kohën kur ju do të dëshironi.

Zgjidhje:

- nuk ka zgjidhje, por mendoni në atë që shqelmimi foshnjes do të thotë që ajo është shëndoshë e mirë, prandaj të menduarit në të që është mirë, mundohuni të kënaqeni

- ky eshte moment ideal, pervec nese nuk eshte mesnate, qe ti tregoni babait se si duket kur foshnja shqelmon!

Nuk mund të fle duke menduar tërë kohën a do të jetë gjithçka në rregull

Sqarim: gjatë shtatëzanisë ndodhin shumë ndryshime, jo vetëm fizike, por edhe psiqike dhe sociale dhe është shumë normale që të mendoni në atë mënyrë.

Zgjidhje:

- provoni që gjatë ditës të shëtisni më shumë apo të preokupohuni me punë më të vogla, me qëllim që në mbrëmje të jeni të lodhur mjaft që të fleni menjëherë

- rreth problemeve që ju mundojnë bisedoni me të afërmit tuaj, ndoshta ata do të ju këshillojnë. Përveç kësaj, pse të jeni ju të vetmit që brengoseni!

- shmangni leximin rreth problemeve gjatë mbrëmjes apo shiqimin e filmave të tmershëm

Vazhdimisht kam neveri, poashtu edhe në mbrëmje para se të fle!

Sqarim: në shtatëzaninë e hershme është normale të keni neveri, më rrallë ndodh gjatë mbrëmjes por edhe kjo është e mundshme, shkaku i pasojave të ndikimit të hormoneve. Në shtatëzaninë e mëvonshme arsyeja e neverisë është zakonisht shtrierja në shpinë, kur zvogëlohet qarkullimi i gjakut në kokë dhe zemër, por edhe thartira e barkut!

Zgjidhje:

- mos konsumoni ushqim para se të fleni

- shmangni ushqimin e yndyrshëm, të rëndë, dhe të njelmët në mbrëmje

- shmangni konsumimin e tepërt të ushqimit, darka le të jetë e lehtë dhe e thatë

- shtihuni në shumë jastëkë

- shtihuni anash

Kur shtrihem në krevat kam “gjilpëra” të cilat më ecin në këmbë, e ndonjëherë kam ngërçe në organe

Sqarim: nuk është plotësisht e sigurtë se pse lajmërohen “gjilpërat” të cilat shtyejnë shtatëzënat të lëvizin këmbët, me shpresë që ndjenja jo e këndshme të zhduket.

Zgjidhje:

- zakonisht ndihmon ndërrimi i pozitës apo nëse lëvizni pak këmbët

- sa i përket ngërçeve, mundohuni me konsumim të magneziumit, natyrisht, në konsultim me mjekun tuaj.