Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë kur fëmijët dëshirojnë kafshë shtëpiake?

Nuk egziston moshë univerzale se kur është e përshtatshme ti dhuroni fëmijës një kafshë shtëpiake

Në mënyrë që ta kuptoni nëse përvetësimi i një kafshe shtëpiake është hap i drejtë, juve ju duhet ti merrni parasysh disa faktorë.

Pothuajse nuk egziston një fëmijë i vogël që nuk i do kafshët, por nuk janë të gjithë prindërit e gatshëm të pranojnë një mace apo qen në shtëpinë e tyre. Nëse jeni në dilemë të zgjeroni familjen tuaj edhe me një anëtarë, i cili mund të ketë katër shputa dhe bisht, atëherë më së miri është që në rradhë të pare të bisedoni me fëmijën tuaj, rreth obligimeve që kërkon kafsha shtëpiake.

Në mënyrë që ta kuptoni nëse përvetësimi i një kafshe shtëpiake është hap i drejtë, juve ju duhet ti merrni parasysh disa faktorë. “Mos e lejoni fëmijën tju hedh kujdesin për kafshën shtëpiake juve, dhe ai të kënaqet vetëm me praninë e tij”.

Mosha e përshtatshme

Keni parasysh që nuk egziston moshë univerzale se kur është e përshtatshme ti dhuroni fëmijës një kafshë shtëpiake. Secila moshë mund të jetë e përshtatshme, mvarësisht nga situata familjare. Disa familje kanë kafshë shtëpiake edhe para lindjes së fëmijës së tyre, ndërsa disa e marrin këtë vendim tek më vonë.

Kush është shefi

Para se të vijë në shtëpinë tuaj mysafiri juaj prej pelushi, është e nevojshme të vërtetoni kush do jetë shefi i tij – ju apo fëmija juaj. Nëse fëmija juaj dëshiron ta marrë këtë rol, duhet ti shpjegoni qartë përgjegjësitë të cilat i përfshin. Fëmijët mbi moshën 10 vjeç mund ta shëtisin kafshën edhe vet. Nëse është fëmija më i vogël, obligimet e tij mund të bazohen vetëm në ushqyerjen e kafshës.

Anët pozitive

Përkrahja emotive dhe psiqike të cilën e dhuron kafsha shtëpiake mund të ndikojë shumë në fëmijën tuaj. Përparësia më e madhe qëndron në atë se kafsha ju do edhe kur nuk i përmbushni kriteret e bukurisë, statusit apo qëndrimit. Këtë lloj besnikërie është e pamundur ta gjeni në mes të njerëzve.

Anët negative

Përveç mundësisë që kujdesi për kafshën të bie mbi ju si prind, mbajtja e kafshës ndonjëherë mund të ketë edhe anët negative. Higjiena është gjithmonë e pranueshme – keni parasysh që shumica e maceve dhe qenëve, nuk janë të përshtatshëm të qëndrojnë në ambientin e njejtë me fëmijët. Nëse janë alergjik, atëherë këshillohuni me mjekun.

Kur kafsha ngordh

Argumenti i cili shpesh ndalon prindërit nga blerja e kafshëve shtëpiake është ballafaqimi i fëmijës me ngordhjen e kafshës. Për këtë, sipas fjalëve të psikologëve, përmes bisedave duhet treguar fëmijës që kafsha nuk do të jetojë përgjithmonë dhe natyrisht ti tregoni që kjo është pjesë e pandashme e realitetit./bebaime.com/