Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mësoni fëmijën tuaj si të vet argëtohet dhe si ta mund mërzinë

Fëmijët e ditëve të sotme shpesh here, në kohën e lirë të tyre, reagojnë me ndezjen e TV-së, PC-së, ndërsa kur të gjitha këto nuk kanë sukses atëherë ankohen tek prindërit se si janë mërzitur. Keni parasysh që, shprehitë dhe aftësitë e fituara në fëmijëri, i mbajnë ata për tërë jetën, prandaj mundohuni që gjatë pushimit ti ndihmoni fëmijët të zhvillojnë të menduarit kreativ, të gjeni mënyra për zgjedhjen e problemeve dhe gjindshmërinë. Sfida e njohur si "mërzi", do ti takojë ata shumë shpesh, kështu që gjetja e një mënyre për ta përballuar atë, është një leksion shumë i rëndësishëm për ta mësuar. Prandaj mësojini ata se si ta mundin atë dhe njëkohesisht tv argëtohen edhe kur janë vetëm si dhe të kënaqen në shoqërinë e vetvetes.

Mësoni fëmijën tuaj se si të vet argëtohet

Secili fëmijë është ngjarje në vetvete, disa argëtohen shumë mirë vetëm, përderisa disa duhet mësuar se si ti bëjnë shoqëri vetvetes. Nëse fëmija juaj pas dy minuta loje, kthehet tek ju, definitivisht duhet ta mësoni që të luajë vetëm. Zgjidhni një lojë interesante për të, si psh. lojërat logjike, tregojini se si duhet lozur me të, dhe më pas vështrojeni nëse ai po luan me të, dhe si përfundim lëreni që të vet argëtohet me lojën.

Vendosni rregullat themelore

Përcaktoni kohën maksimale kur mund të shikojë fëmija juaj TV apo të luajë lojëra në PC. Fëmijët më të mëdhenj madje luajnë me orë të tera në PC. Si fillim, vështroni shprehitë e fëmijës dhe vërtetoni se sa kohë me të vërtetë po i kalon ai në atë mënyrë. Përcaktoni limit për kohën e argëtimit në internet dhe TV. Kur e përcaktoni kohën, filloni ta zbatoni vendimin pa asnjë përjashtim, në mënyrë që fëmija juaj ta ketë të qartë se ju e keni me gjithë mend. Keni parasysh që kjo mënyrë e sjelljes modelohet sipas sjelljes dhe shprehive tuaja. Nëse vet ju, kohën e lirë e kaloni duke ndenjur në kolltuk duke shikuar TV, mos prisni sukses në vendosjen e shprehive të tjera për fëmijën tuaj.

Mësoni fëmijën tuaj që ju nuk jeni gjithmonë aty

Fëmija nga mosha 1 gjer në 3 vjeç, nuk mund të vet argëtohet dhe natyrisht kjo nuk pritet nga ai, por do të dëshironit që gradualisht ta mësoni për këtë fëmijën tuaj dhe t`ia bëni të ditur që ju nuk do të jeni gjithmonë aty për ta argëtuar atë. Jo vetëm që nuk do të mundeni, por fëmija do të duhet të fillojë të mësojë të luajë i pavarur. Filloni ta mësoni me intervale të shkurta kohore, lëreni psh. të vizatojë dhe i thuani “kthehem për disa minuta”, “mezi pres të shoh se çfarë ke vizatuar kur te kthehem, befasoje nënën!”. Mbani fjalën dhe dilni nga hapësira, por kur të ktheheni kushtojini ëmendje atij të shikoni se çfarë ka vizatuar dhe lavdërojeni. Gradualisht mund ta rrisni periudhën e mungesës por nëse fëmija ende nuk është i gatshëm për këtë, mund të qëndroni në të njejtën hapësirë me të, por duke mos i kushtuar vëmendje lëvizjeve të tij.

Faktori kryesor për ti ndihmuar fëmijës që të pavarësohet në lojë dhe në mundjen e mërzisë është që ti gjeni aktivitete me të cilat do të argëtohet dhe të cilat do t`ia tërheqin vëmendjen. Sekreti qëndron në aktivitetet të cilat duhet ti përshtaten vëmendjes së fëmijës, aftësisë dhe moshës së tij.

/komuniteti