Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

11 arsyet pse qajnë foshnjat

Të qajturit është mënyrë e komunikimit për foshnjat

Foshnjat qajnë. Kjo është mënyra se si ato komunikojnë kur janë të uritura, kur kanë dhembje, frikë, nevojë për të fjetur apo diç më shumë.

Pra si është e mundur që prindërit të supozojnë se çfarë komunikon foshnja e tyre? Do të jetë e vështirë që të interpretoni të qajturit e foshnjes tuaj, sidomos në fillim.

Këtu kemi arsyet më të shpeshta pse qajnë fëmijët. Nëse i vogli juaj vajton dhe ju nuk e dini pse-në, hidhini një sy listës së mëposhtme. Mundësitë janë që të gjeni diçka që mund të ndihmojë.

1. Uria

Kjo është gjëja e parë që mendoni kur foshnja juaj qan.

Të mësuarit për ti kuptuar shenjat e urisë do të ju ndihmojë që të filloni ushqyerjen e foshnjes para se të fillojë të qajë. Ja disa nga shenjat: bezdisja, plaquritja e buzëve, refleksi i foshnjave që shkakton që të kthejnë kokën nga dora juaj kur ju e lëvizni drejt faqeve të foshnjes dhe vënja e duarve në gojën e tyre.

2. Pelena e papastër

Disa foshnja jua bëjnë të kuptoni kur kanë nevojë për tu ndërruar. Disa të tjera mund të tolerojnë pelenën e papastër për një kohë.

3. Nevoja për të fjetur

A nuk janë foshnjet me fat? Kur ato janë të lodhura, menjëherë mund të flejneë – kurdo dhe kudo. Apo vetëm kështu mendojnë të rriturit.

Në të vërtetë, është më e vështirë se sa që mendoni. Foshnjat mund të qajnë dhe bezdisen nëse janë të lodhura, sidomos nëse janë të tejlodhura.

4. Dëshira për ta mbajtur

Foshnjet kanë nevojë për tu përkëdhelur. Ato kanë dëshirë që të shikojnë fytyrat e prindërve, të ndëgjojnë zërat e tyre dhe mund të ndjejnë aromën e tyre unike. Të qarat mund të jenë mënyra e tyre e kërkesës për tu mbajtur.

Ju mund të pyeteni se a mund ta llastoni duke e mbajtur shumë, por gjatë muajve të parë të jetës kjo është e pamundur. Por për ti dhuruar krahëve tuaj pak pushim, provoni ndonjë hobe apo ndonjë mjet mbajtës për foshnja (kengur).

5. Telashet me stomak (gazrat, dhembja e stomakut, etj)

Telashet me stomak janë të lidhura me gazrat apo dhembjet që shkaktojnë të qara. Në fakt, gjendja misterioze e dhembjes së stomakut, definohet si të qajturit e pangushëllueshëm për më së paku 3 orë në ditë, 3 ditë në javë apo edhe 3 javë në muaj.

Nëse foshnja juaj shpesh bezdiset dhe qan menjëherë pas ushqyerjes, mund të ketë telashe me stomak. Shumë prindër provojnë pikat anti gazra për foshnja apo gripe water (i pregatitur nga bimët dhe sodë bikarboni). Kërkoni miratimin e mjekut para përdorimit të tyre.

Nëse dyshoni në gazra, provoni diç të thjeshtë për të eliminuar dhembjen si psh shtrijeni foshnjen në shpinë, mbajani shputat dhe lëvizni ato në mënyrë të lehtë si pedalimi i biçikletës.

Zbuloni mundësitë tjera që mund të shkaktojnë dhembjen e stomakut, si alergjitë e qumështit, gripi stomakut, joteleranca ndaj laktozës, kapsllëku apo bllokimi i zorrëve.

6. Nevoja për të gromësuar

Gromësimi nuk është i detyrueshëm. Por nëse foshnja juaj qan pas ushqyerjes, një gromësim mund të jetë e gjitha çfarë i nevojitet.

Fëmijët thithin ajër gjatë gjidhënjes apo nga thithja nga shishja, dhe nëse ajri nuk lirohet mund të shkaktojë ca shqetësime. Disa foshnja janë të shqetësuara nga ajri në stomak, gjersa disa të tjera nuk kanë nevojë për të gromësuar.

7. Shumë ftohtë apo shumë nxehtë

Kur foshnja juaj ndihet e ftohtë, sa që edhe kur ju i heqni rrobat për të ndërruar pelenat apo për ta pastruar me leckë, ajo mund të protestojë duke qajtur.

Të posalindurit dëshirojnë që të lidhen dhe të mbahen të ngrohtë – por jo shumë të nxehtë. Si rregull, ato ndihen komfort duke veshur edhe një shtresë më shumë, se që ju keni nevojë që të jeni komfort. Foshnjet më pak ankohen kur e kanë të nxehtë se sa kur e kanë ftohtë, dhe ato asnjëherë nuk qajnë për këtë gjë shumë fuqishëm.

8. Diçka e vogël

Foshnjet mund të trazohen nga diçka e vogël sa edhe mund të jetë ndonjë fije peri i vockël apo ndonjë qime floku rreth gishtit të tyre, që ndalon qarkullimin. Disa foshnja janë tepër të ndjeshme ndaj gjërave që gërvishtin si materiali i rrobave apo ndonjë tiketë rrobash.

9. Dalja e dhëmbëve

Dalja e dhëmbëve mund të jetë e dhimbshme për foshnjen tuaj, sa edhe dalja e secilit dhëmb veç mund të krijojë dhimbje të ndryshme. Disa foshnja durojnë më shumë se të tjerat, por të gjitha bëhen të bezdisshme dhe qaramane.

Nëse ju duket që foshnja juaj ka dhimbje dhe nuk e dini saktësisht përse, provoni që tia prekni ducat me gishtërinj. Mund të befasoheni duke zbuluar ndonjë gungë të fortë tek dhëmbët e foshnjes që janë në rrugë e sipër.

Mesatarisht, dhëmbët e parë dalin ndërmjet 4 dhe 7 muajve, por mund të ndodh edhe më herët.

10. Të ndjerit i tejdërrmuar

Foshnjet mësojnë nga të stimuluarit e botës rreth tyre, por ndonjëherë e kanë të vështirë që ti procesojnë të gjitha – dritën, zhurmën, lëvizjen e të mbajturit nga dora në dorë. Të qajturit mund të jetë formë e shprehjes mjaft më.

11. Të mos ndjerit mirë

Nëse ju i keni kuptuar të gjitha nevojat e foshnjet dhe e keni rehatuar dhe ai përsëri vazhdon të qajë, mund të jetë të mos ndihet mirë për diçka. Mund të provoni të matni temperaturën apo të shikoni për ndonjë shenjë të ndonjë semundje.

Të qarat e foshnjes së sëmurë drejtojnë kah shkaktari i të qenit i uritur apo i frustruar. Nëse foshnja juaj qan dhe nëse juve kjo gjë nuk ju duket shumë në rregull, besojini instikteve tuaja dhe kontaktoni mjekun.

Çfarë të bëni nëse foshnja juaj ende qan

Stomak i mbushur? Kontrolloni. I pushuar mirë? Kontrolloni. Nuk ka temperaturë? Kontrolloni.

Pra, përse foshnja juaj qan? Foshnjet kanë arsyet e tyre të mira. Por edhe prindërit më të ditur nuk mund të lexojnë trurin e foshnjave të tyre – dhe foshnjet nuk dijnë të flasin që të na tregojnë çfarë nuk është në rregull.

Fatmirësisht, ju mund ti ofroni rehati pa e ditur çfarë shkakton shqetësimin e foshnjes tuaj.