Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Cilat sëmundje kronike mund të afektojnë fertilitetin?

Sëmundjet kronike janë stresuese për trupin dhe disa gjendje, pjesërisht nëse ato shkaktojnë humbje peshe, mund të interferojnë me ovulimin.

Çrregullimet e Tiroides, siç është sëmundja “Graves” apo Tiroidet “Hashimoto” mund të ndalojnë ovulimin. Edhe sëmundjet kronike të mëlçisë dhe veshkave mund të pengojnë fertilitetin sepse ato ndërhyjnë në funksionimin e gjëndrrës së hipofizës.

Medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve poashtu mund të shkaktojnë probleme fertiliteti, prandaj nëse jeni duke përdorur ndonjë nga medikamentet, konsultohuni me mjekun obstetër para se të planifikoni shtatzëninë, për tu siguruar që ato janë të sigurta për përdorim gjatë shtatzënisë.

Steroidet, ndonjëherë të përdorura për trajtimin e astmës dhe lupusit, janë zakonsht të sigurta për ti konsumuar nëse jeni shtatzënë apo po provoni të konceptoni. Por, nëse keni hipertension, me gjasë do të ju duhet ti zëvendësoni nga medikamentet e zakonishme të përdorura për ta trajtuar atë ( të tilla si ACE inhibitorët), në ato të cilat janë më të sigurta për zhvillimin e frytit.

Nëse jeni diagnostifikuar së fundmi me kancer, konsultohuni me një ekspert fertiliteti para se të filloni trajtimin për të mësuar se çfarë mund të bëni më shumë për ti rritur mundësitë që të mbeteni shtatzënë në të ardhmen.

Nëse jeni duke ndjekur kemoterapinë apo radiacionin, ju mund të merrni hormone për të ndaluar ovulimin gjatë trajtimit, gjë që do te rris mundësitë tuaja për të konceptuar më vonë.

Apo, ju mund të keni opsionin që të merrni medikamente kemoterapie të cilat janë më të buta për sistemin tuaj riprodhues. Disa gra poashtu mund ti ngrijnë vezët, të cilat mund të fertilizohen nga sperma e partnerit të tyre para fillimit të trajtimit./bebaime.com/