Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë mësojnë fëmijët gjatë lojës?

Lojërat në rërë

Fëmijët e adhurojnë lojën në rërë, si në plazh ashtu edhe në kopshtet me lodra. Kënaqen duke gropuar, duke mbledhur rërë, duke hedhur nga njëra enë në tjetrën, duke shtuar ujë në të…

Çfarë mësohet gjatë kësaj loje: Lojërat në rërë i ndihmojnë vogëlushët që të hulumtojnë dhe të mësojnë për shkaktarët dhe pasojat (çfarë ndodh kur derdhin ujin në rërë), zhvillohet motorika e mirë duke bërë forma të ndryshme me ndihmën e enëve, mësojnë edhe matematikën bazike (se si prej një ene të madhe mund të mbushen dy më të vogla)…

Lojërat ‘puzzle’

Kur i bleni fëmiut lojë ‘puzzle’ keni kujdes që ti përshtatet për moshën sepse egzistojnë lloje të ndryshme për mosha të ndryshme. Për fillim duhet një foto më e thjeshtë e cila nuk ka shumë pjesë dhe është më e lehtë për ta formuar.

Çfarë mësohet gjatë kësaj loje: Këto lojëra kërkojnë mendim abstrakt: aftësi për ta parë vendin e lirë dhe të paramendojë se cila pjesë mund të bëjë pjesë aty. Gjithashtu, me anë të kësaj loje zhvillohet motorika.

Loja jashtë shtëpisë

Vrapimi, luhatja, kolovajza, rrëshqitja në tobogan – janë ndër gjërat e adhurueshme që mund ti kalojë një fëmijë gjatë ditës. Përveç që luan, aty mund të shoqërohet me fëmijë tjerë dhe të bëjë shokë.

Çfarë mësohet gjatë kësaj loje: Fëmiu gjatë lojës me fëmijët tjerë mëson aftësitë sociale, ndarjen dhe pritjen në rend, komunikimin, sjelljen në shoqëri, por në këtë mënyrë zhvillohen edhe aftësitë motorike…

Katrorët

Katrorët dhe elementet ndërtues janë një ndër lojërat më të preferuara, më së pari për djemtë, por edhe për vajzat poashtu. Kjo është një bazë e mirë për fëmijët për të dashur matematikën, artin, por edhe shkencën sepse kjo është loja e parë përmes së cilës e mëson gravitacionin, ekuilibrin, forcën, simetrinë…

Çfarë mësohet gjatë kësaj loje: Ndërtimi me ndihmën e katrorëve zhvillon motorikën e fëmiut, kreativitetin, të menduarit, ndjenjën e së bukurës. Gjithashtu, përmes kësaj loje, vogëlushët tregojnë se sa janë inovativ dhe të pavarur.

Librat

Leximi i përrallave dhe i tregimeve të cilat janë për mosha të caktuara janë një mënyrë argëtuese që fëmijët të mësojnë ndonjë fjalë, leximin e drejtë dhe kuptimin e saj.

Çfarë mësohet gjatë kësaj loje: Vogëlushët mësojnë aftësitë gjuhësore dhe pasurojnë fjalorin e tyre me fjalë të reja, pa marrë parasysh nëse dikush iu lexon apo i shikojnë vetëm fotografitë, në fëmijërinë e hershme zhvillohet interesimi për lexim. Poashtu, kjo u jep inspirim për lojë dhe për të menduar.

Muzika

Pa marrë parasysh nëse ndëgjojnë apo krijojnë muzikë vetvetiu, fëmijët kënaqen në këtë aktivitet, dhe përveç kësaj, është mënyrë argëtuese që të mësojnë aftësi të reja.

Çfarë mësohet gjatë kësaj loje: Muzika ndihmon fëmijët që të lidhin lëvizjet dhe tingujt me botën e tyre të mbrendshme, më saktësisht, me ndjenjat dhe përjetimet e tyre. Me ndëgjim të muzikës mësojnë që të bëjnë dallimin e së shpejtës dhe të ngadalshmes, të qetës dhe të zhurmshmes. Përderisa krijojnë muzikë vet me anë të ndonjë instrumenti zhvillohet motorika, koordinimi i lëvizjeve si dhe vet vlerësimi.