Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mezoterapia – terapia e duhur kundër plakjes së lëkurës

Mezoterapia, e cila njihet si “biorinim” ose “biorivitalizim” eshte kthyer ne nje nga trajtimet me te kerkuara te fytyres vitet e fundit dhe synon qe nepermjet injeksioneve transdermale te zevendesoje mineralet, vitaminat, aminoacidet ne lekure, te cilat pakesohen me rritjen e moshes dhe progresin e procesit te plakjes.

Synimi final i procedures eshte stimulimi i prodhimit te kolagjenit dhe elastines, per t’i dhene lekures elasticitetin dhe shkelqimin e humbur dhe nje pamje me te re dhe me te fresket. Kjo procedure mjekesore, perdoret jo vetem per te luftuar shenjat e plakjes, rivitalizuar dhe tonifikuar lekuren e fytyres, duarve, qafes, dekoltese, por edhe per te luftuar celulitin dhe striat.

Gjate procedures, lekures i jepen ingredientet per te cilet ka nevoje, pikerisht ne vendet ku ka nevoje!

 

 

Ne shtresen e mesme te lekures injektohen ingrediente te ndryshem kunder plakjes se saj, zakonisht kokteile vitaminash dhe antioksidante, nepermjet mikroinjeksioneve qe kryhen me nje age shume te holle. Kjo ndihmon ne permiresimin e qarkullimit te gjakut, zevendesimin e vitaminave te humbura, mineraleve, aminoacideve, etj. Perpara administrimit te injeksioneve, ne lekure vendoset nje anestetik lokal, ne menyre qe diskomforti gjate procedures te jete minimal.

Ne varesi te nivelit te plakjes se lekures vendoset edhe numri i nevojshem i seancave dhe shpeshtesia e tyre. Per zgjatje dhe rritje te efektit, mezoterapia mund te kombinohet me PRP, peeling apo procedura te tjera. Plakja e lekures eshte nje proces qe vazhdon ne menyre konstante dhe nuk mund te nderpritet, ndaj eshte llogjike qe edhe kujdesi dhe trajtimet e lekures duhet te vazhdojne ne menyre konstante.

 

Dr. Brikena Bezati

Dermatologe

Spitali Bahceci

* Artikull i sponzoruar nga Spitali Bahceci

/komuniteti