Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Momente të pakënduara

Momentet që meritojnë më shumë vëmendje

Ne të gjithë e dijmë se kur fëmijët mësojnë të ulen, ngriten, flasin dhe madje kur mund të marrin patent shoferin. Por një gjë me rëndësi nga të gjitha këto që nuk i vëmë vëmendje? Ja disa nga momentet që meritojnë më shumë vëmendje.

1. Çfarë: Shikimi në stereo

Kur: 2 deri në 4 muaj

Foshnja juaj është mësuar të sheh në dy dimensione, por tani ajo sheh botën në tre. Korteksi saj celebral është rritur mjaft që të mund të mat informacionin nga të dy sytë – pa patur nevojë për syze 3D.

2. Çfarë: Qeshja e saj e parë prej së vërteti

Kur: 4 deri në 5 muaj

Foshnjet fillojnë të buzëqeshin me 2 -3 muaj por rreth muajve 4-5 ajo buzëqeshje mund të kthehet në qeshje . Më në fund dikush do të qesh me mahitë tuaja.

3. Çfarë: E di emrin e saj

Kur: 5 deri në 8 muaj

Edhe pse ajo nuk është në gjendje të flasë për një kohë, në këtë moshë foshnja juaj e di emrin e saj dhe mund të kthejë shikimin nga ju kur ju ta theërrisni atë. Ju urojmë fat të vazhdojë këtë gjatë viteve të adoleshencës.

4. Çfarë: Lojë private

Kur: 1 deri në 2 vjeç

Në këtë moshë, shumë fëmijë zbulojnë që është kënaqësi të kenë privatësinë e tyre. Ata nuk do të ju mbajnë mëri po qe se nuk hyni në dhomë pa trokitur për një kohë të gjatë.

5. Çfarë: Tundje mbi këpucë

Kur: 4 deri në 5 vjeç

Fëmiu në këtë moshë përfundimisht mund të tundë këmbët e tij mbi këpucë. Tani ju mund të pini kafenë tuaj në qetësi – së paku për dy minuta.

6. Çfarë: Kontrollë e trupit në të dy anët

Kur: 7 deri në 8 vjeç

Dy anët e trurit tani janë zhvilluar mjaftueshëm sa për të kontrolluar trupin kur fëmiu juaj mban një copë letër në dorë, dhe me dorën tjetër shkruan.

7. Çfarë: Shfaqje modestie

Kur: 8 deri në 9 vjeç

Dëshira për privatësi zakonisht fillon në këtë moshë. Madje edhe fëmiu i cili ishte nudist i dedikuar deri më tani, papritmas mund të fillojë të mbulohet me peshqir. Nuk ka më epizode turpëruese para komshinjëve kur të hyjnë papritmas.