Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e medha lukthi ne shtatzani

Me ndihmo e nderuar doktoresh pasi qe vdiqa ndaj dhimbjes lukthit edhe po vjelli vner shum, jam shtatzane rreth dy muaj jam ne pushime ketu ne ks ende ska ber kontroll si te ja bej a guxoj te perdor hapa te lukthit edhe ndonje hap tjeter a ma domton bebin,une edhe dy shtatzanit e me parshme kam pas te vjell deri ti dni gjall si i themi ne po kete te treten shtatzani po me mundon shum lukthi vreni vdiqa si te ja boj

(5 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Pershendetje Anila

Gjate shtatzenise shqetesimet me organet e tretjes jane te shpeshta. Me rritjen e bebes zvogelohet mundesia qe stomaku (lukthi) te mbushet dhe ndodh shpesh qe permbajtja nga lukthi kthehet ne ezofag (ezofagu eshte organi ne forme gypore qe lidh gojen me lukthin).

Te rekomandoj qe te hash shpesh, por ne racione te vogla. Ne kete rast ne lukth vazhdimisht do te kete ushqim, por nuk do te kete aq shume sa qe te kthehet mbrapsht ne ezofag. Provo keto dite qe te hash te pakten pese here ne dite ne racione te vogla dhe do te veresh se ky shqetesim do te jete me i vogel.

Neveria gjatë shtatzënisë, në shumicën e rasteve gjatë tremujorit të parë është gjendje normale, dhe nuk ka vend për bregosje. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj. Ndersa medikamente ne tremujorin e pare nuk rekomandohet te merren.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm, për t`u informuar më shumë rreth kësaj:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise?like=true

Te uroj shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme!

/komuniteti