Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-logopeden

Te folurit e djalit

Kam djalin 17 muajsh po veq disa fjal fol ama mam mama tjeter kurgja me thir e kthen kryt met ndegju her te ndegjo her behet kishe spo te ndegjo jam e brengosur se djali i madh ne moshen e tij shum fjal i ka fol qka me kishe keshillu te falenderoj per pergjigjje

(8 vite më parë)

Arta Abdullahi - Logopede
Logopedja përgjigjet
Arta Abdullahi

Përshëndetje e nderuar.

Femija në moshen 17 muajshe duhet të kupton një urdhër të thjeshtë dhe e zbaton atë, jep shumë objekte kur i’a kërkojmë, tregon me gisht persona që njeh, sende ose kafshë, fillon të thotë jo. Mirëpo zhvillimi i ritmit te çdo fëmijë ndryshon prandaj arsyja qe përse djali i juaj ka aq pak fjalë mund të jenë shkaqe te ndryshme por një ndër to mund të qëndron ose në faktin se i mungon stimulimi verbal nga ana e rrethit social.

Andaj, ju këshilloj që sa më parë të konsultoheni me logopedin të dergoni femiun ne vizite për arsye është e nevojshme me pa femiun se ne çfarë niveli është i zhvilluar kontakti, bashkeveprimi dhe komunikimi.

/komuniteti