Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Qendrat e kujdesit ditor: Licensimi

A janë të licensuara qendrat e kujdesit ditor?

Licensa nuk është garanci për cilësinë

Në shumicën e shteteve, qendrat që kujdesen për më shumë se 12 fëmijë duhet të licensohen; në të gjithë vendin ka më shumë se 96,000 pika të licensuara. Mirëpo licensa nuk është garanci për cilësinë; ajo thjesht tregon që qendra ka plotësuar standarded minimale shtetërore të shëndetit, sigurisë dhe trajnimit të mësuesve.

Varet nga shteti sa të rrepta janë këto standarde. Disa kërkojnë vetëm që qendra të jetë në kushte të pranueshme, ndërsa të tjera kërkojnë më shumë. Sidoqoftë, kërkoni të shihni licensën e qendrës për t’u siguruar që të paktën është me afat dhe kontrolloni në internet se cilat janë kërkesat e shtetit tuaj.

Akreditimi është më tepër një shenjë treguese se keni qëlluar në qendër të mirë. Shih për ato që kanë kaluar procesin e rreptë të akreditimit të kërkuar nga Shoqata Kombëtare për Edukimin e Fëmijëve të Vegjël, që është standard i cilësisë.

 

/komuniteti