Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Lëvizjet e frytit gjatë shtatzënisë

Foshnja e shëndetshme është foshnja aktive

Që të siguroheni që foshnja juaj po përparon në mënyrë të drejtë, duhet të kontrollohen lëvizjet e saj çdo ditë.

Ja disa këshilla me ndihmën e të cilave mund të kontrolloni lëvizjet e foshnjes pas javës së 20 të shtatzënisë:

- Gjithsesi numëroni lëvizjet e frytit së paku një herë në ditë.

- Planifikoni numërimin në kohë të caktuar gjatë ditës, dhe përsëriteni çdo ditë, në kohë të njejtë.

- Duhet ti keni parasysh vetëm gjuajtjet me këmbë dhe lëvizjen e foshnjes. Lëvizjet e lehta të foshnjes nuk duhet numëruar. Në mënyrë që të bëni dallimin në mes të pastrimit të stomakut dhe lëvizjeve reale të foshnjes, mundohuni që ti numëroni lëvizjet rreth 2 orë pas ushqimit.

- Mund të shtriheni në anën e majtë (sepse është më mirë për qarkullimin tuaj) derisa numëroni.

- Shkruani kohën kur keni filluar të numëroni. Nëse foshnja është e shëndetshme, do të ndjeni rreth 10 lëvizje gjatë 50-60 minutave.

Kur do të duhej të brengoseshit?

Kur ndjeni që foshnja nuk lëviz së paku 10 herë gjatë një ore, apo edhe më keq, nëse nuk lëviz së paku 10 herë gjatë 12 orëve, ju lutemi që të vizitoni mjekun tuaj menjëherë.

Nëse mjeku juaj nuk punon atë ditë, shkoni në spital, që të ju kontrollojnë. Sigurisht do të duhej që të bëni një kontrollë me ultrazë, që të verifikohet gjendja e foshnjes.

eliza (5 muaj më parë)
pershendetje jam ne javen e 28 te shtatzanis esht normale qe bebia ime leviz gjith diten qofse esht normale me ktheni nje pergjigje . Faliminderit
have (3 vite më parë)
Pershendetje, jam ne javen e 20 te shtatzanis po jam e shqetsuar se nuk e ndegjoi levizjen e bebes perveq tik tak, kam ber kontrolle mir me ka then qe asht beba por jam e shqetsuar ju lutem a asht kjo normale per nje shtatzan apo une nuk muj te vrej ndoshta edhe pse jam ne shtatzanin e par
Lea Ida (4 vite më parë)
Mirelinda edhe une jam muajin e 6 dhe bebi me leviz shum shpesh, pyeta dr.time tha eshte e shndetshme eshte duke u zhvilluar mir per ate ndihet rehat ,sigurt. Te uroj shtatzani te mbar dhe bebe te shendetshme
Ezana (4 vite më parë)
Blerta mua me ka ndodhur qe te ndjej ksi levizje si thu ti \"tik tak..\" kur bana ctg mjekja me tha se bebin e nget lemza. Dhe sasht as nisend per tu shqetsu.Vec se interesant shum Ket levizje e ndjejsha gati cdo nat ne muajt e fundit me ni ritem te njejt
Lenaa (6 vite më parë)
Une jam ne gati ne fund te muajit te katert po ende nuk po e ndjej beben se po leviz mirepo te vizitat e mjekut me ultraze shifet beba se po leviz.
Mirlinda (6 vite më parë)
Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 6 dhe kam levizje te shpeshta te bebes, a eshte normale kjo apo ka dicka qe nuk eshte ne rregull, sepse vazhdimisht bebja eshte ne levizje?
Blerta (6 vite më parë)
Pershendetje, une jam ne muajin e 9 dhe shpesh i ndi ne anen e djathte sikur bebi me godet tik tik tik nuk di si ta shpreh si ore me duket, une i ndi edhe levizjet tjera qe nuk jane te ketij lloji, a jane levizjet e bebit edhe keto? Flm.

/komuniteti