Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Neveria e mëngjesit gjatë shtatzanisë

Neveria gjatë tremujorit të parë të shtatëzanisë i brengos së tepërmi nënat e ardhshme. Hani një kore të bukës para se të ngriteni nga krevati, ndërsa gjatë ditës, kur i ndjeni neveri, mund të hani kikirikë apo krekerë.

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton me saktësisht neverinë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar në shtatëzani, por ekspertët si përgjegje më logjike konstatojnë ndryshimin e hormonit në gjak. Ai reagon në trup, rregullon punën e estrogjenit dhe progjesteronit, parandalon mujoret, mban shtatëzanine. Niveli i tij në çdo tre ditë dyfishohet. Niveli i lartë i këtij hormoni stimulon tejmase qendrën e neverisë në tru, ku gjithashtu shpejton humbjen e sheqerit në gjak, ku kjo gjë bën që të ndjeheni të uritur dhe të ndjeni neveri.

Qetësoni lukthin

Ushqimi jo i rregullt dhe jo i shëndetshëm, ëmbëlsira tej mase, ushqimet dhe mishrat e yndyrshëm mund të shkaktojnë neverinë për shkak të ngarkesës së acidit të lukthit.

Për ti`a lehtësuar vetes këtë gjë, shërbehuni me një trik. Hani një kore të bukës në mëngjes para se të ngriteni nga krevati, ndërsa gjatë ditës kur ndjeni neveri, hani kikirikë apo krekerë. Kjo do t`ju “thith” tepricën e acidit në bark.

Hani pemë të freskëta, perime të ziera dhe prodhime të qumështit. Konsumoni lëngje të freskëta nga portokalli dhe çajra të ndryshëm nga bimët por gjithmonë në mes të shujtave, kursesi gjatë ushqimit sepse do të ju jap ndjenjën e ngopjes.

Vitaminat

Nëse neveria shpesh ju përcjellë me të vjellura, merrni vitamina dhe minerale të rekomanduara për shtatëzëna.Mos i konsumoni në lukth të shprazur, sepse shumica e këtyre preparateve përmbajne hekur i cili është i rëndë për lukthin.

Vitamina B6 në sasi të konsiderueshme mund t`ju ndihmojë. Ilaçe të tjera kundër neverisë i merrni vetëm nën përshkrimin e mjekut.

Pranë krevatit mbani gjithmonë një leckë të lagur dhe vendosni në sy apo në ballë kur nuk ndiheni mirë. Mbani me vete pepermint apo bonbona mentoli, ato ndihmojnë në zvogëlimin e neverisë.