Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Bronkiti

Çfarë është bronkiti?

Bronkiti akut

Bronkiti akut është inflamacion i vargut të kanaleve bronkiale, ajri që vazhdon në mushkëri për të furnizuar me oksigjen.

Viruset, siç janë rhinovirusi, adenovirusi, parainfluenza dhe influenza, janë shkaktarët më të shpeshtë të bronkitit tek fëmijët. Si kontrast, bakteria rrallë shkakton bronkit tek fëmijët.

Shumica e njerëzve do ta kenë bronkitin në jetën e tyre në një farë mënyre.

Fëmijët me alergji apo astmë, dhe ata të cilët janë të ekspozuar shumë ndaj tymit të duhanit apo tjetër forme të ajrit të ndotur janë më të rrezikuar nga zhvillimi i bronkitit.

Simptomet dhe shenjat

Bronkiti zakonisht fillon me simptome të zakonshme të ftohjes si psh. rrjedhje hunde, teshtimë dhe gërhitje.

Pas disa ditësh simptomet barten në gjoks. Si fillim me një kollë të thatë nga irritimi i kanaleve bronkiale, por gradualisht, shumë e më shumë mukozë prodhohet në ajër dhe kolla më pastaj bëhet e njomë.

Në disa raste fëmiu me bronkit do të ketë temperature, kokëdhembje, dhe dhembje në gjoks të shoqëruar me kollë.

Disa fëmijë kanë vështirësi në frymëmarrje dhe zhvillojnë simptome si të astmës, duke iu zgjatur më shumë se normalisht nxjerrja e frymës jashtë.

Fëmijët të cilët janë në dijeni që kanë astmë do të zhvillojnë shpesh simptome më serioze të astmës se sa kur kanë bronkit. Në rastet me bronkit kronik, simptomi i vetëm i vazhdueshëm është kolla.

Komplikimet

Bronkiti mund të ndihmojë që të zhvillohet me inflamacion të mushkerive (pneumoni).

Fëmiu do të këtë më të vështirë frymëmarrjen dhe të sëmuret shpesh edhe me temperaturë të lartë.

Nëse dyshoni në inflamacion të mushkërive, ju duhet të kontaktoni mjekun. Cilido fëmijë me pneumoni do ta ketë të vështirësuar frymëmarrjen dhe në raste të astmës, ilaçet e zakonshme të astmës nuk do të kenë ndikim. Ju duhet të kontaktoni mjekun po qe se ndonjëherë ndodh kjo.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Në bronkitin e shkaktuar nga virusi, antibiotikët (të cilët mundin bakterien) janë të pavlerë.

Nuk ka ilaçe të cilët mundësojnë mundjen e virusit. Në fakt, janë trajtimet të cilat mund të ndihmojnë që fëmiu juaj të ndihet më mirë.

Inkurajoni fëmiun tuaj që të konsumojë sa më shumë lëngje, pasi që kjo ndihmon në largimin e mukozës nga kanalet e frymëmarrjes. Lëngjet e ngrohta gjithashtu mund të ndihmojnë në qetësimin e dhembjes së fytit dhe kollës së thatë. Mund të jetë edhe një enë e mbushur me ujë e vendosur mbi nxemësen tuaj, e cila ndihmon që të mos thahet ajri në dhomë të fjetjes.

Edhe shurupet mund të ndihmojnë në largimin e mukozës dhe ndihmojnë poashtu në tharjen e sekrecionit, dhe sprejet e kollës mund të ndihmojnë që fëmiu juaj të fle mirë gjatë natës.

Nëse fëmiu juaj lufton për të marrë frymë, gjendja tij është duke u përkeqsuar apo nëse temperatura është mjaft e lartë atëherë ju duhet të kontaktoni me mjekun.

Nëse fëmiu juaj ka infeksion bakterial, mjeku do të ju përshkruajë antibiotik. Por nëse fëmiu ka gulçatje atëherë do ju përshkruaj ilaçe ndaj astmës. Nëse ju jeni në dijeni që fëmiu juaj ka astmën atëherë ilaçet e astmës duhet të kalojnë në nivel tjetër më të fortë.

Preventiva

Nuk është e lehtë që të parandaloni fëmiun tuaj që të zhvillojë bronkitin, pasi që mund të shfaqet pas ftohjes apo infeksioneve të tjera të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruse.

Sidoqoftë, nga këto viruse që shpërndahen nga piklat në ajër nga personat e infektuar apo nga kontakti dorë më dorë, larja e shpeshtë e duarve mund të jetë një preventivë efektive që fëmiu juaj të mos infektohet nga virusi.

Ju duhet të mbani fëmiun në shtëpi, larg nga qendrat e kujdesit ditor apo shkolla, nëse ata kanë temperaturë, apo nëse kanë ethe të ftohti, ngase rreziku për ti infektuar fëmijët tjerë është i lartë dhe gjithashtu nuk do të dëshironte që të ishte afër fëmijëve të tjerë. Fëmijët të cilët rriten në shtëpi, ku ka duhanpirës, janë të prirur që të ftohen më shpesh sesa fëmijët në shtëpi pa duhangjinjë. Pra mbani fëmiun tuaj larg tymit të duhanit sa më shumë që mundeni.