Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Infeksioni veshit

Çfarë është infeksioni i veshit?

Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme te fëmijët

Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme te fëmijët. Zakonisht shfaqen në kohët e ftohta apo ndonjë infeksion tjetër i frymëmarrjes. Inflamacioni nga rrugët e epërme të ajrit udhëton përgjatë Eustachian tube, (kanali Eustachian) i cili është një kanal ajri që kalon nga mbrapa hundës dhe fytit drejt veshit të mesëm, duke siguruar që të ruhet presioni i ajrit. Vargu i kanalit fryhet dhe kanali bllokohet, dhe mund të mblidhet lëng në veshin e mesëm. Si pasojë, ky lëng mund të infektohet nga viruset apo bakteriet, duke shkaktuar fryrje, inflamacion dhe dhembje. Infeksioni në veshin e mesëm gjithashtu quhet acute otitis media (otit akut).

Shume fëmijë do ta përjetojnë së paku një infeksion të veshit, dhe shumë fëmijë mund të përjetojnë disa.

Infeksionet e veshit mund të shfaqen në çdo moshë, por shumica shpesh paraqiten me moshës 6 muajshe dhe 3 vjeç. Faktorët trashëgues mund të bëjnë që disa fëmijë të jenë të prirur për infeksione të veshit. Gjithashtu, alergjitë hundore mund të luajnë një rol, nëse ekspozohen ndaj tymit të duhanit.

Simptomet dhe shenjat

Fëmiu me infeksion të veshit shfaq shenjat e para me ftohje, me rrjedhje të hundës, teshtimë dhe kongjestion hundor. Dhembja veshit ka mundësi të zhvillohet zakonisht në njërën anë. Fëmijët e vegjël, të cilët nuk mund të përshkruajnë llojin e dhembjes, mund të ulërijnë, të bëhen irritues, të bezdisshëm apo të pangushëllueshëm. Dhembja zakonisht paraqiten natën sepse shtypja në vesh rritet kur fëmiu merr pozitën shtrirë.

Infeksioni në vesh gjithashtu mund të shkaktojë temperaturë, sidomos tek foshnjat, dhe mund të ndikojë sesi ndihet fëmiu në përgjithësi.

Komplikimet

Në disa raste, veshi i mesëm mund të përflaket dhe të mbushet me qelb. Qelbi kalon nga kanali i veshit në pjesën e jashtme të veshit. Kur ndodhë kjo, dhembja mund të pakësohet qartë, sepse nuk ka më shtypje të lartë pas daulles së veshit. Kjo quhet mastoiditis. Veshi më pastaj fryhet dhe skuqet, dhe po ti prekni pjesët e lëkurës rreth veshit të fëmiut do të vëreni se janë shumë të ndjeshme.

Në raste të rralla, jotrajtimi i infeksionit të veshit mund të zhvillohet në meningjit (infeksion i vargut të trurit dhe kordonit spinal).

Infeksionet e veshit të mesëm mund të shkaktojnë mbledhjen e lëngjëve në veshin e mesëm, sa që ky lëng mbetet edhe pasi që të kurohet infeksioni. Ky quhet otit me rrjedhje, apo otit serioz.

Përderisa lëngu është prezent, fëmiu mund të ketë probleme me ndëgjim, dhe kur lëngu të largohet, ndëgjimi kthehet në gjendje normale. Kjo nuk kërkon trajtim të veçantë, por kërkon monitorim nga afër të mjekut tuaj.

Trajtimi / çfarë duhet të bëni

Trajtimi për infeksion të veshit mvaret se sa janë simptomet serioze dhe nga mosha e fëmiut.

Antibiotikët mund të ndihmojnë vetëm në raste të infekcionit bakterial dhe shumë infektime të veshit do të zhduken pa ndonjë nevojë trajtimi. Për fëmijët më të mëdhenj me simptome më të buta, mjeku do të ju sugjerojë që të pritet për një ose dy ditë para se të fillohet me antibiotikë.

Amoxicilini është antibiotikë i cili përdoret më së shpeshti tek infeksionet e veshit, përderisa fëmiu nuk është alergjik në të.

Antibiotikët duhet që gjithmonë të përdoren ashtu siç iu janë përshkruar. Duke e ndaluar mjekimin më herët do të mundësoni që infeksioni të iu kthehet përsëri.

Trajtimet tjera mund të nevojiten për të lehtësuar simptomet. Trajtimi më i rëndësishëm ndaj infeksionit akut të veshit është mjekimi i dhembjes. Mund të përdorni Ibuprofen apo me një leckë të lagur në një enë me ujë të ngrohtë ta afroni jashtë veshit mund të lehtësojë dhembjet.

Fëmiu i cili zgjohet natën me dhembje të veshit dhe me temperaturë zakonisht nuk ka nevojë për vëmendje mjekësore të menjëhershme, duke u bazuar në gjendjen e tij të mirë paraprake.

Nëse ju duket fëmiu i sëmurë apo ka temperaturë pas 48 ore nga mjekimi i zakonshëm i dhembjes, atëherë duhet të kontaktoni mjekun.

Nëse fëmiu për disa ditë me rradhë është i ftohur dhe simptomet fillojnë të përkeqsohen me temperaturë të lartë dhe dhembje të veshit, atëherë duhet të kontaktoni mjekun, sepse infeksioni bakterial mund të zhvillohet.

Gjithmonë kontaktoni mjekun nëse dyshoni për komplikime në formë të meningjitit apo mastoiditisit apo nëse fëmiu nuk po përparon nga antibiotikët pas 2 - 3 ditësh.

Gjithashtu, mund ta kontaktoni mjekun nëse vëreni që qelbi po rrjedh nga kanali i veshit jashtë dhe ju dyshoni që është zhvilluar në daullën e veshit. Ju duhet të caktoni vizitë me mjekun 2 – 3 javë pas fillimit të trajtimit të infeksionit të veshit. Mjeku do të kontrollojë nëse fëmiu juaj nuk ka patur mbledhje të lëngut në veshin e mesëm.

Preventiva

Viruset që shkaktojnë ftohje të zakonshme dhe shkaktojnë infeksione të veshit, janë të shpërndara nga piklat në ajër prej personave të infektuar, apo nga kontakti i drejtëpërdrejtë.

Larja e shpeshtë e duarve mund të zvogëlojë mundësinë e infektimit nga këto viruse. Mbuloni gojën tuaj gjatë kollës apo teshtimës, që infeksioni të mos shpërndahet lirshëm nëpër dhomë. Gjidhënja gjatë vitit të parë të jetës mund të mbrojë foshnjen tuaj nga infektimet e veshit gjatë vitit të parë të jetës.

Fëmijët të cilët rriten në shtëpitë ku ka duhanpirës janë më të ndjeshem ndaj të ftohurit dhe nga infeksionet e veshit. Gjithmonë mbroni fëmijët nga tymi. Fëmijët që shkojnë në qendrat e kujdesit ditor (kopshtet) ku ka edhe fëmijë të tjerë, janë më të ekspozuar ndaj viruseve dhe sëmuren me shpesh sesa fëmijët tjerë. Fëmijëve të cilëve iu rrjedhin hundët vazhdimisht duhen të egzaminohen ndaj alergjive, sepse fryrja kronike e membranës së mukozës rrit rrezikun nga infeksionet e veshit.

/komuniteti