Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook

Vogëlush #Udhëzues shëndeti - sëmundjet > Problemet me sytë, mosha kur rrezikojnë fëmijët shikimin


Përmbajtja


Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë bashkëkohore me hapa shumë të shpejtë, vitet e fundit miopia tek fëmijët e moshave të vogla dhe mesatare kryesisht është rritur. Sistemi i shikimit të fëmijëve ndodhet në zhvillim të përhershëm, prandaj që faktorët e dëmshëm të mjedisit rrethues mund të ndikojnë në këtë sistem negativisht, i cili pjesërisht ndikon në zhvillimin e miopisë tek fëmijët.


Mbingarkesat

Një rol të madh në zhvillimin e sistemit të shikimit luajnë mbingarkesat e shikimit. Tek këto mbingarkesa hyjnë vizatimi, leximi (mbingarkesat e shikimit në distancë të afërt), si edhe parja e televizorit.

Çfarë ndodh me sistemin e shikimit të fëmijës kur ai shikon televizor për një kohë të gjatë? Shëmbëllimi nga ekrani i televizorit projektohet në retinë (në fundin e syrit). Por në shumicën e rasteve fëmijët e moshave të vogla janë me hipermetropi, prandaj që fëmija të shikojë figurën qartë nga një distancë e caktuar i duhet të sforcojë struktura të caktuara të syrit. Kjo gjë ndodh në mënyrë reflektive dhe nuk varet nga vetëdija e fëmijës.

Kur sforcohen muskujt shikojmë figura të vogla dhe të lëvizshme, kjo gjë ndodh shpesh sidomos kur shikojmë televizor, duke mos përjashtuar këtu çrregullimin e sistemit kompensues dhe futjen e mekanizmave miopizues (zgjatja e syrit). Si rrjedhim kjo gjë mund të zhvilloj miopinë tek fëmijët.


Miopia

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët që kanë shkuar në shkollë. Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë.

Në mënyrë, që të shikojnë mirë objektet që ndodhen larg, fëmijët mbledhin sytë, qepallat e mbledhura në mënyrë të tillë luajnë rolin e diafragmës dhe si rrjedhojë shëmbëllimi në retinë bëhet më i qartë. Miopia nuk është vetëm defekt optik, i cili korrigjohet lehtë me syze ose lente kontakti. Kur zgjatet kokërdhoku, zgjaten edhe pjesët e brendshme të syrit, veçanërisht retina.

Si rezultat, në fund të syrit shfaqen vatra distrofike, të cilat gjatë progresimit mund të çojnë në uljen e shikimit. Prandaj, mjekimi i miopisë tek fëmijët duhet të jetë kompleks dhe të ketë si qëllim ngadalësimin ose ndalimin e saj, si edhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kokërdhokun dhe brenda pjesëve të tjera të syrit.


Miopia, mbingarkesat e shikimit duhet të jenë të kufizuara

Fëmija duhet të lexojë ulur, duke u mbështetur në tavolinë dhe me një ndriçim të mirë. Nuk rekomandohet të lexojë shtrirë ose kur ha ushqim. Gjithashtu, është e rëndësishme se sa gjatë shikon programet televizive. Fëmijët, që janë më të vegjël se 2 vjeç nuk u rekomandohet të shikojnë televizor. Kjo ka lidhje jo vetëm me mbingarkesat në sy, por edhe me ndikimin e sistemit nervor qendror, i cili mund të irritojë fëmijën. Lloji i televizorit (i zakonshëm, me ekran të sheshtë, me panel kristalor të lëngshëm, me plazmë) praktikisht nuk ndikon në mbingarkesën e shikimit.

Në moshën 14-15 vjeç praktikisht çdo fëmijë vuan nga miopia. Ngaqë kokërdhoku i syrit është i zgjatur drita nuk fokusohet aty ku duhet dhe fëmija ankohet se nuk shikon mirë. E para, kur fëmija ka miopi të shkallës së vogël (deri në 3 dioptri), atëherë i jepen syze vetëm për larg. Syzet nuk kanë efekt mjekësor, ato rekomandohen në mënyrë që pacienti të ndihet komfort. Edhe puna në kompjuter nuk duhet të zgjasë më shumë se 40 minuta, dhe patjetër pas kësaj duhet bërë 10-20 minuta pushim.


/gazeta-albania




Shto Koment

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.