Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Pas ditëlindjes së parë: a po ushqehet fëmija mjaftueshëm?

Duket se shqetësimi kryesor i të gjitha nënave është për të krijuar një masë të saktë të sasisë së ushqimit të fëmijës që duhet të hajë dhe sa porcione. Për shkak të këtyre shqetësimeve, janë humbur në masë të madhe para syve të tyre cilësitë e ushqimit, faktori më i rëndësishëm i çdo ushqimi të duhur. Ja se si ti pajtoni këto dy elemente.

Komuniteti i të gjitha grupeve të gjërave ushqimore, përmbushja e tyre e ndërsjellë dhe frekuenca me të cilën duhet të ofrohen, janë ato elemente të cilat do të ju ndihmojnë që të “matni” kualitetin dhe të vlerësoni se a po ushqehet fëmija juaj mjaftueshëm.

Nëse ushqimi është i llojllojshëm, me të gjitha grupet e përfaqësuara, mos u brengosni rreth porcioneve: ato do të jenë të përshtatura në përputhje me oreksin e tyre, ndjenjën e ngopjes, vitalitetin dhe shëndetin e fëmijës tuaj.

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur sasitë e përafërta të gjërave të ndryshme ushqimore së bashku me kaloritë që i përmbajnë. Është e nevojshme vetëm ti zgjedhni dhe ti ndani në shujtat gjatë një dite.

Mos e harroni mëngjesin

Mëngjesi është shujtë e domosdoshme por shumica e njerëzve e injorojnë apo vetëm hanë diç në shpejtësi. Fëmijët janë në rend të parë kur është fjala për përmirësimin e kësaj shprehie të keqe: qumështi kthehet në çaj, biskotat konsumohen si mëngjes, dhe si rezultat kemi nivel të ulët energjik dhe shumë yndyrëra.

Në jetën reale, mëngjesi duhet të jetë i domosdoshëm. Pason pas 7-8 orësh pauze dhe duhet të ketë nivelin e nevojshëm energjik (20% të të gjitha nevojave ditore për kalori), në mënyrë që fëmija të përballet që në mëngjes me lojëra dhe lëvizje. Energjia duhet të nxirret kryesisht nga karbohidratet dhe proteinat.

Një mëngjes i mirë nënkupton:

• Një gotë qumësht apo jogurti prej rreth 250 - 300 ml

• 3-4 biskota fëmijësh apo një tost apo një fetë buke

• Një lëng të freskët pemësh apo portokall i shtrydhur

Si mund ta ndryshoni gjellën tuaj kryesore?

Shtatë ditë, apo me saktësisht shtatë dreka dhe shtatë darka, përbejnë 14 shujta. Si ti krijoni ndryshimet e balancuara në këtë periudhë? Ja mundësitë e kombinimit të cilat do te ju ndihmojnë që të planifikoni drekat dhe darkat pa kurrfarë monotonie.

Orari i ngrënies

6 shujta | 3-4 herë vetëm drithëra dhe bimë bishtajore

               2-3 herë peshk

6 shujta | 3-4 herë mish (pa yndyrë)

               1-2 herë vezë (të plotë)

               1-2 herë prodhime salsiçesh (proshutë, gatime proshute, mish i terur)

2 shujta | 1-2 herë djathë (të freskët apo sezonal të fortë, kaçkavall)

Sasitë ditore të ushqimit në vitin e dytë

Gjërat ushqimore | Sasitë ditore | Kaloritë

Drithërat | 15 g | 55

Orizi dhe/apo brumi | 120 g | 430

Buka integrale | 30 g | 70

Mishi pa yndyrë | 40 g | 50

Peshku | 60 g | 50

Veza | 50 g | 90

Perimet | 150 - 200 g | 30

Pemët | 200 g | 80

Lëngjet (e freskëta) | 50 - 100 ml | 40

Qumështi dhe jogurti | 300 - 400 ml | 200 - 260

Djathi i fortë | 15 g | 60

Kaçkavalli | 25 g | 90

Vaji i ullirit | 15 g | 135

Sheqeri | 20 g | 80

Mjaltë apo marmelata | 20 g | 50

 

Keni parasysh që sasitë nga tabela janë indikative dhe paraqesin mesataren. Nëse mendoni që fëmija juaj po ha pak, konsultohuni me pediatrin tuaj për këshillë profesionale.

/komuniteti