Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Me ushqim kundër lodhjes

Përse ndjehem tërë kohën e lodhur?

Pa marrë parasysh nëse jeni në fillim, në fund apo në periudhën pas shtatzënisë, lodhja është e pranishme si pasojë e koncentrimit të madh të hormoneve në organizmin tuaj. Megjithatë, mund të lajmërohet edhe si pasojë e zhvillimit të frytit (që bazohet direkt në organizmin tuaj dhe ndjeheni të lodhura), anemisë, hipotireoidizmit (sekrecioni i zvogëluar i hormonit të gjendrës mbrojtëse), aktivitetit të shtuar rreth të posalindurit, ushqyerjes së parregullt…

Si ta mund lodhjen?

Lodhjen do ta „mundni“:

- Duke ndëgjuar trupin tuaj – nëse jeni të preokupuara me obligime ditore dhe organizmi ju dërgon sinjale (jeni të lodhura, të përgjumura) – ndani disa momente për veten, mundohuni që të flini dhe të largoni nga koka mendimin që në çdo moment të jeni një “super” nënë.

- Gjithsesi kërkoni ndihmë – ndani obligimet e juaja rreth foshnjes me të afërmit tuaj .

- Flini më shumë – nuk është mëkat nëse flini më herët apo nëse qëndroni pak më gjatë në krevat.

- Aktiviteti fizik mund të ju ndihmojë shumë në largimin e shenjave të lodhjes. Mjaftojnë gjithsej 30 minuta shëtitjeje të lehtë në park.

- Dhe natyrisht, ushqimi adekuat ndihmon shumë në luftën kundër lodhjes.

A mund ta shkaktojë ushqimi lodhjen?

Natyrisht që po. Nëse:

- Nuk konsumoni sasi të mjaftueshme aminoacidesh esenciale (të pranishme në gjërat ushqimore me prejardhje shtazore) – të rëndësishme për qarkullimin e sheqerit në gjak (stimulojnë tajitjen e insulinës), për krijimin e hemoglobinës, sintezën e proteinave në muskuj dhe ndërtimin e masës muskulore - reflektohet me paraqitjen e lodhjes;

- Nëse konsumoni sasi më të mëdha të kripës së kuzhinës – do të çrregullojë ekuilibrin bazik acidik me konsumimin më të madh të natriumit (që përmban kripa e kuzhinës), ndërsa mungesa e kaliumit – qelizat tuaja fillojnë të “vuajnë” dhe si pasojë e kësaj paraqitet lodhja. Natriumi zë vendin e kaliumit në organizëm dhe lidh sasitë e mëdha të ujit në qeliza dhe pamundëson kalimin e energjisë – ndiheni të rëndë, të fryrë dhe të përgjumur;

- Konsumoni pije të gazuara dhe alkoholike, për tretjen e të cilëve organizmi harxhon sasi të mëdha të energjisë;

- Në mëngjes hani gjëra ushqimore të cilat kanë mjaft karbohidrate të thjeshta (si psh. mëngjesi i përbërë nga buka e bardhë dhe xhemi) – gjatë orëve të pasdites do të ndjeni lodhje si pasojë e hipoglikemisë (koncentrimit të zvogëluar të sheqerit në gjak);

- Ushqimin tuaj e bazoni në gjëra ushqimore të varfëra nutritive (më së shpeshti të përpunuara industrialisht – oriz i lëmuar, prodhime të konzervuara dhe të thata, mielli i bardhë dhe prodhimet nga ai) – lajmërohet lodhja edhe gjatë aktivitetit më të vogël;

- Hani ushqime të pasura yndyrore – sasia e tepruar e yndyrës ngadalëson dukshëm tretjen (tretja e ushqimit në ato raste mund të zgjasë gjer në 4-5 orë) dhe shkakton ndjenjën e rëndesës në lukth, lodhje dhe përgjumësi.

- Ushqeheni me gjëra ushqimore të varfëra me vitaminën B kompleks – poashtu është një nga fajtorët për paraqitjen e lodhjes (shumë e shpeshtë tek vegjetarianët);

- Konsumoni ushqim në “kohë të gabuar” – psh, kapërceni mëngjesin dhe shujtën e parë (së shpeshti voluminoze) e konsumoni në orët e pasditës;

- Në menynë tuaj ditore nuk keni sasi të përshtatshme të pemëve dhe perimeve të freskëta, gjegjësisht sasi të përshtatshme të vitaminës C – do të ndjeni lodhje dhe rraskapitje.

Cilat gjëra ushqimore duhet shmangur?

Në mënyrë që të parandaloni lodhjen, ju këshillojmë të shmangni:

- Sasitë e mëdha të kafesë dhe lëngjeve të tjera me kafeinë;

- Konsumimin e alkoholit;

- Ëmbëlsirat dhe ushqimet e yndyrshme;

- Ushqimin e rritur me ndihmën e pesticideve, herbicideve dhe materieve të tjera të dëmshme;

- Prodhimet me shtesa të ngjyrave artificiale, konzervanseve – rezultojnë lodhje dhe rrezik të shtuar nga disa sëmundje kronike.

Si mund ta largoj lodhjen me ushqim?

E rëndësishme është që të keni kujdes me zgjedhjen që ju përshtatet dhe kombinimin e gjërave ushqimore (shiko rekomandimet mvarësisht në cilën periudhë ndodheni).

Me ndryshim të ushqimit, ndjeshëm do të shtypur shenjat e lodhjes që ju shoqërojnë, kështu që ne ju sugjerojmë:

- Ditën fillojeni gjithsesi me mëngjes, i cili përmban karbohidrate komplekse – mjafton të hani një mollë dhe një enë me bollgur (ky është propozimi ynë dhe ju natyrisht mund të bëni zgjidhje tjera, por gjithsesi duke ndjekur udhëzimet e dhëna);

- Hani shpesh por shujta më të vogla – do të ju sigurojnë organizmit mjaft energji, ndërsa e rëndësishme është që të zvogëloni lodhjen;

- Konsumoni sa më shumë perime (të freskëta – prioritare, të ngrira apo të përpunuara termikisht) dhe sa më shumë sasi të pemëve të freskëta: molla, kumbulla, mandarina, ananas – burime të vitaminës C;

- I rëndësishëm është edhe peshku: tuna, sardelja, skumbri; mishi; vezët – burim aminoacidesh esenciale;

- Konsumoni drithëra dhe prodhime nga mielli integral – janë burime të mira vitaminash, veçanërisht vitamina B komplekse e domosdoshme për prodhim të energjisë;

- Zgjidhni gjërat ushqimore me acide yndyrore të pangopura: bajame të freskëta, arra, farat e lirit, lulediellit, susami, peshku i kaltër, vaji i peshkut dhe ullirit.