Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimi pas lindjes në rastet me anemi

Çfarë është anemia dhe në cilën periudhë paraqitet?

Anemia (“Pagjaksia”) është numri i zvogëluar i rruzave të kuqe të gjakut – eritrociteve. Është shumë e shpeshtë tek gjinia femërore, ndërsa sikurse që lajmërohet para konceptimit (si pasojë e menstruacioneve me sasi të mëdha, mbajtja e dietave rigoroze dhe të rrezikshme për shëndetin duke zvogëluar konsumimin e vitaminave dhe mineraleve,…), gjatë shtatzënisë (për shkak të nevojave të foshnjes tuaj, rritet niveli i gjakut madje për 50%, dhe kështu nevoja për hekur është më e madhe se sa ajo e ruajtur në trupin tuaj (e ashtuquajtura anemia mikrocite) dhe si pasojë e mungesës së acidit folik (e ashtuquajtura anemia megaloblasne), si dhe në periudhën e pas lindjes (si pasojë e gjakrrjedhjes gjatë lindjes,…).

Më e shpeshta është anemia mikrocite – si pasojë e konsumimit të pamjaftueshëm të hekurit në organizëm, si një nga elementet e rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, (proteinës e cila e kalon oksigjenin në rruzat e kuqe të gjakut).

Cilat janë pasojat e anemisë?

Pa marrë parasysh faktin që shtatzënia dhe periudha e pas lindjes, janë periudhat më të ndjeshme për organizmin tuaj, anemia (si dhe komplikimet e tjera), ka pasoja të panumërta në shëndetin tuaj, si dhe në shëndetin e foshnjes tuaj:

- Shkakton ndaljen e zhvillimit të frytit;

- Rrit rrezikun nga lindja e parakohshme apo lindja e fëmijës me peshë të vogël trupore;

- Furnizimi i dobët i frytit me oksigjen (si pasojë e mungesës së hemoglobinës);

- Mundësia e madhe për zhvillim të infeksionit pas lindjes;

- Egziston mundësia që i posalinduri të trashëgojë aneminë;

- Si pasojë e anemisë gjatë shtatzënisë dhe furnizimit të dobët të frytit me hekur, zvogëlohen rezervat e hekurit në organizmin e të posalindurit (veçanërisht mineralet e domosdoshme në gjashtë muajt e parë të jetës);

Si mund ta njihni aneminë?

Nëse vëreni që:

- Po lëvizni shumë vështirë, keni frymëmarrje të vështirësuar dhe ju mungon ajri;

- Jeni tërë kohën të lodhura;

- Dobësia dhe zbehtësia janë të pranishme;

- Keni shpesh marramendje dhe aritmi të zemrës;

- Ju mundon kokëdhembja;

- Mungesë memorie;

- Të përziera dhe dhembje në zonën e abdomenit (e cila nuk ju lë të qetë)...

Mund të dyshoni që ndoshta jeni anemike.

Megjithatë, vetvetiu shumë vështirë mund ta vlerësoni nëse jeni anemike, krahas këtyre simptomeve të paraqitura, ku shumica janë normale në periudha të caktuara të shtatzënisë dhe periudhës së pas lindjes. Për këtë arsye, konsultohuni me mjekun për të konfirmuar apo demantuar me siguri të plotë dyshimin tuaj.

A mund ta shëroni aneminë me anë të ushqimit?

Anemia ka përfitime shumë të dobëta nga ushqimi i balansuar dobët, me përmbajtje të zvogëluar të hekurit, acidit folik dhe vitaminave B komplekse, ndryshimi i mënyrës së ushqyerit, me shtesa preparatesh të përshtatshme të vitaminave dhe mineraleve, mund të përmirësojë dukshëm aneminë (përmirëson pasqyrën e gjakut).

Ushqimi i planifikuar dhe i kombinuar në mënyrë të drejtë (me gjëra ushqimore me baza bimore dhe shtazore), i cili kënaq nevojat tuaja të organizmit dhe parandalon dukshëm zhvillimin e çrregullimeve deficite (siç është anemia).

Është e rëndësishme që të:

- Keni kujdes në konsumimin e hekurit – konsumoni sa më shumë mish të kuq (psh. mish lope), legume, drithëra të pasura (fjolla misri), perime me gjethe jeshile (spinaq, brokoli, bizele, fasule), vezë, oriz integral, pasta të pasura, djath tofu, pemë të thata (kumbulla të thata, rrush apo kajsi), lëng të freskët vishnje, boronice, panxhari…

Përmbajtjen e hekurit në gjërat e caktuara ushqimore, mund ta shihni mëposhtë:

Gjërat ushqimore dhe përmbajtja e hekurit (në mg) në 100 g të gjërave ushqimore

Qumështi i lopës (1,8 % ml yndyrë) – 0.1

Djath i freskët lope (3 % ml yndyrë) – 0.3

Mish lope – 2.3

Mëlçi derri – 21.0

Mish pule – 0.7

Mish qurre – 4.0

Sardele – 1.8

Midhje – 7.0

Të verdhët e vezës – 6.0

Fasule e bardhë – 6.7

Kokrra soje – 8.4

Miell integral – 4.0

Krunde – 12.9

Majdanoz (gjethe) – 10.0

Spinaq – 3.0

Rrush të thatë – 1.6

Fiq të thatë – 4.2

Kakao – 15.0

- Konsumoni gjëra ushqimore të pasura me acid folik: fasule, kikirikë, këpurdha, brokoli, fara gruri…

- Mos anashkaloni përdorimin e gjërave ushqimore të pasura me vitaminë C: limon, portokall, perime të freskëta (në formë sallate) – ndihmojnë dukshëm në absorbimin e hekurit;

- Sipas udhëzimit të mjekut tuaj, merrni rregullisht preparatet e vitaminave dhe mineraleve;

Në mënyrë që të shfrytëzoni sa më mirë hekurin e konsumuar, u këshillojmë që të njiheni me faktet e mëposhtme:

- Hekuri nga gjërat ushqimore me prejardhje bimore, përmbanë të ashtuquajturin hekur joorganik, i cili absorbohet më dobët në raport me hekurin nga gjërat ushqimore me prejardhje shtazore,(përmbanë të ashtuquajturin hekur organik). Pikërisht për këtë, është e rëndësishme të keni kujdes në kombinimin e drejtë të gjërave ushqimore me prejardhje shtazore (shikoni tekstin rreth kombinimeve të gjërave ushqimore).

- Me gjërat ushqimore të pasura me hekur dhe preparatet e mineraleve të përmendura, përdorini gjithsesi edhe gjërat ushqimore me përmbajtje të lartë të vitaminës C (pemë dhe lëng citrusi, majdanoz,…) – mundëson absorbimin më të lehtë të hekurit;

Nëse përdorni preparate hekuri, e rëndësishme është që ti:

- Merrni me ushqim në mënyrë që të parandaloni të përzierat e mundshme:

- Mos i përdorni së bashku me qumësht (kalciumi nga qumështi zvogëlon absorbimin e hekurit);

- Merrini me gjërat ushqimore të pasura me acid folik (perime me gjethe jeshile, fasule, bizele, krunde, portokaj, arra, grurë,…) dhe vitamina B12 (peshk, fruta deti, të verdhët e vezës, qumështi dhe djathi i fermentuar…);

- Shmangni kafeinën, gjegjësisht kafet dhe çajrat sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit;