Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mishi në ushqimin e foshnjave

Pediatërit gjer vonë kanë preferuar përdorimin e mishit në ushqim të foshnjave rreth muajit të 7, por hulumtimet e reja thonë që, mishi duhet të jetë një ndër gjërat ushqimore të para, nëse jo edhe e para, me të cilën duhet filluar kalimi në ushqim të fortë. Për ju, kemi ndarë disa detale të rëndësishme.

Gazeta pediatrike e gastroenterologjisë dhe ushqimit (Journal of Pediatric Gastroenterology and Nutrition), zbulon hulumtimin, ku preferohet mishi në ushqim të foshnjave që nga lugët e para, para se gjithash, sepse mishi në mes tjerash, është burim i rëndësishëm proteinash, hekuri dhe vitamina B12.

Fillimisht këshillohet përdorimi i mishit të tipit që është i pranishëm në ushqimin e tërë familjes, herë pas here duke i dhënë edhe lloje të tjera, që janë më rrallë të pranishëm në menynë e familjes.

Në vitin e parë të jetës, foshnja ka nevojë për shumë proteina dhe hekur, në mënyrë që të rritet dhe zhvillohet në mënyrë të drejtë. Artikulli ushqimor i cili kënaq këtë nevojë është pikërisht mishi. Shumë pediatër nuk e limitojnë mënyrën e pregatitjes së mishit, prandaj fëmijës mund ti ofroni edhe ndonjë mish të homogjenizuar nga shishet (mund të filloni me një lugë në mënyrë që gjer në muajin e 7, të arrini gjer tek shishja e plotë) apo mish të freskët të pregatitur vet (në këtë rast, filloni me 40 g mish të freskët, i cili zihet që më parë, dhe më pas blendohet (bluhet) dhe mund të përzihet me një lugë perime).

Proteina për rritje

Proteinat janë “ndërtuesit e organizmit” sepse paraqesin elementet themelore, për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre qelizave, dhe më pastaj të indeve dhe muskujve të mbrendshëm. Proteinat nga mishi, si edhe proteinat tjera me prejardhje shtazore, emërtohen si komplete, sepse përmbajnë të gjitha aminoacidet, të cilat organizmi nuk mund ti prodhojë vet, prandaj duhet ti marrë përmes ushqimit. Fëmijës mund ti jepni mish të bardhë dhe të kuq, sepse sasia e proteinave është e ngjashme, edhe pse mishi i bardhë ka përparësi, sepse është më i lehtë në tretje.

Keni parasysh që mishi është ushqim me shumë proteina, dhe si i tillë, nëse jepet në sasi të mëdha, mund të shqetësojë veshkët e foshnjes së vogël. Për këtë arsye, ju preferojmë që, dhënien e rregullt të sasive të vogla të mishit, të përzieni me perime të bluara.

Hekur për gjak

Hekuri është themelor për jetën (është i nevojshëm për hemoglobinën në rrugën e oksigjenit në gjak dhe për rezervat në muskuj, për aktivitetin respirator dhe ndarjen qelizore, si dhe ndërtimin e strukturës së indeve dhe organeve). Hekuri është i rëndësishëm edhe për formimin e rruzave të kuqe të gjakut: çdo sekondë, palca kurrizore prodhon rreth 2 milion qeliza të kuqe të gjakut. Për këtë arsye është e nevojshme që ajo, të merr rregullisht sasinë adekuate të hekurit, në mënyrë që të prodhojë nga ai hemoglobinën.

Fëmija, në raport me peshën trupore, ka nevojë për më shumë sasi hekuri se sa personat e rritur sepse organizmi i fëmijës është në zhvillim. Këtë nevojë më së miri e përmbushë mishi (para se gjithash mishi i viçit dhe qengjit) sepse hekuri me prejardhje shtazore më lehtë asimilohet se sa ai bimorë (nga perimet, legumet).

Grupet e vitaminës B për tërë organizmin

Edhe një shkak pse është mishi shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës tuaj, është prania e grupit të vitaminës B, sidomos vitamina B12, e pranishme në të gjitha gjërat ushqimore me prejardhje shtazore siç është mishi, pastaj mëlçia dhe peshku. Vitamina B12 mbron sistemin nervor, merr pjesë në prodhimin e rruzave të kuqe të gjakut, stimulon apetitin dhe inkurajon asimilimin e proteinave, yndyrërave dhe karbohidrateve, duke i shndërruar në energji të kontribueshme për zhvillimin normal. Përveç B12, mishi përmbanë edhe vitaminë B1 (mbron zemrën, barkun, zorrët dhe sistemin nervor) dhe B6 (stimulon aktivitetet e trurit dhe forcon sistemin mbrojtjës natyrorë të trupit).

Mish i bardhë apo i kuq?

Mishi i bardhë (pule, qurre, lepuri) pa lëkurë, në raport me mishin e kuq (viçi, kali, derri) përmbanë më pak yndyrëra të ngopura. Kjo është një e dhënë shtesë, nëse dihet që këto yndyrëra i bëjnë dëm organizmit, nëse konsumohen në sasi të tepruara. Përveç kësaj, mishi i bardhë është i lehtë për tretje dhe përtypje. Megjithatë, mishi i kuq ka më shumë hekur, i cili është shumë i rëndësishëm për organizmin e vogël.

Kalendari i përdorimit të mishit në ushqim të fëmijës

Muaji i 5 – Mishi futet në ushqim të fëmijës që nga fillimi i ushqyerjes me ushqime të forta sepse në këtë periudhë, rritet nevoja për hekur, i cili nuk gjendet në qumësht. Çdo 2-3 ditë, mund ti ofroni lloje të reja të mishit, të përziera me qull. Mishi mund ti jepet foshnjes menjëherë. Por, duhet të prisni kur bëhet fjalë për virshle dhe sugjuk. Në këtë mënyrë, në afat prej një muaji, fëmija do ti provojë të gjitha llojet e mishit, duke përjashtuar atë të derrit, për të cilin duhet pritur më gjatë.

Muaji i 8 – Nga kjo moshë fëmijës mund ti ofroni edhe proshutë (e cila është e pregatitur nga mishi i zier) por vetëm llojet më kualitative, të prodhuara pa yndyrë dhe pa polifosfat (konzervanse). Foshnjat zakonisht e duan proshutën, sepse ajo lehtë shkrihet në gojë.

Muaji i 12 – Pas ditëlindjes së parë, fëmijës mund ti jepni të gjitha llojet e mishit (edhe të derrit) dhe pa qull të përzier. Mund të kaloni nga mishi i bluar, në atë të prerë në copëza të vogla, në mënyrë që fëmija të përtypet dhe mund t`ia servoni me perime. Kur i pregatitni fëmijës mish, keni kujdes të mos e thani shumë gjatë pregatitjes sepse atëherë bëhet i fortë për përtypje dhe i vështirë në tretje.

Këshilla të dobishme:

• Nëse përdorni mish nga mishtoret, bleni vetëm ato që i dini prejardhjen dhe të cilat kanë vulë të garantuar kualiteti.

• Largoni pjesët e yndyrshme sepse ndikimi i tyre nuk i përshtatet nevojave të fëmijës së vogël, por edhe mund të përmbajnë substanca helmuese; mos i jepni fëmijës mëlçitë apo pjesët tjera të mbrendshme.

• Mishin më së miri është që ta zieni në avull, në mënyrë që ta ruajë vlerën e tij ushqyese, më pas bluhet apo prehet në pjesë të përshtatshme.

• Kur përdorni mish nga mishtoret, jepni përparësi këmbës së viçit: bëhet fjalë për kafshë të rritur, e cila nuk ka nevojë të ushqehet me hormone apo ilaçe të tjera, ndërsa butësia e viçit nuk është e nevojshme, sepse mishi në çfarëdo rasti duhet të imtësohet.