Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqimet që duhet evituar

Ushqimet që duhet evituar

Duke u rritur foshnja juaj do të jetë i padurueshëm për të provuar se çfarë gjendet në pjatën tuaj - dhe ju do keni dëshirë që ti jepni ca ndryshime ushqimit të tij jo fort të llojllojshëm. Por jo të gjitha ushqimet janë të parrezikshme dhe të sigurta për foshnjën tuaj. Disa paraqesin rrezik të ngulfatjes, ndërsa tjerat nuk janë të shëndetshme për sistemin e tretjes të foshnjës suaj i cili është ende në zhvillim.

 

Ushqimet që duhet evituar: Nga mosha e lindjes deri 4 – 6 muajsh

Të gjitha ushqimet e forta: Akademia Amerikane e Pediaterve (AAP)rekomandon që ta ushqeni vetëm me qumësht të gjiut fëmijën tuaj në 4 deri 6 muajt e parë.

Ushqimet që duhen evituar: nga 4 deri 12 muajsh

Mjalti: Mjalti mund të ushqej dhe të zhvillojë sporet (mikroorganizmat) e Clostridium botulinum të cilat shkaktojnë Botulizmin (lloj sëmundje e cila paralizon jo vetëm trupin, por edhe muskujt e traktit të frymëmarrjes gjë që shkakton vdekjen tek pacienti). Tek të rriturt sistemi i zorrëve mund ta mbys dhe parandalojë rritjen e këtyre sporeve por tek fëmijët këto spore mund të rriten dhe të prodhojnë materie të helmueshme të cilat mund ta rrezikojnë jetën e fëmijës suaj.

Margarina nga kikiriki: Materia e ngjitëshme e margarinës nga kikiriki dhe e margarinave tjera të arrave të ndryshme, e bëjnë të vështirë dhe të rrezikshme gëlltitjen e saj nga fëmijët e vegjël.

Qumështi i lopës: Përmbajuni të ushqyerit me qumësht të gjirit të fëmijës suaj gjer në moshën e tij 1 vjeç. Do të pyeteni përse? Fëmija juaj nuk mund ti përpunojë proteinat të cilat gjenden në qumështin e lopës gjatë vitit të tij të parë, dhe se poashtu nuk ka materie ushqyese të mjaftueshme, dhe përmban minerale në sasi të mëdha gjë e cila mund të ja dëmtojë veshkën.

Rreziqet nga ngulfatja ndaj të cilave duhet patur kujdes

Copëzat e mëdha: Copëzat e ushqimit në madhësi të bizeles janë më të sigurtat - ato nuk do ti mbesin në fyt për t’ia zënë frymën. Perimet siq janë karrotat, selinoja, dhe bizelet duhet të coptohen, shtrydhen, ose të zihen dhe të prehen në copëza. Preni frutat siç janë rrushi, domatet e ëmbla dhe pjesët e shalqinit në copëza të vogla para se ti servoni, dhe shtypni dhe preni mishin dhe djathin në copëza shumë të vogla.

Ushqimet e vogla dhe të forta: Arrat, bonbonat mint, rrushi i terrur, dhe fruta të tjerë të terrur dhe farëra të ndryshme janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë ngulfatje (zënje të frymës) tek fëmija juaj.

Ushqimi i butë dhe i ngjitshëm: Evitoni çamçakëzat dhe ushqimet e buta siç janë 'Munchmellow' apo bonbonat nga goma 'Gummibon' dhe të ngjajshëm, të cilat mund të ngjitën për fytin e fëmijës suaj.

Margarina nga kikiriki (për lyerjen e bukës): Bëhuni i kujdesshëm që ti mos i jepni lugë të mëdha të margarinës nga kikiriki (Peanut Butter) fëmijës suaj të vogël, për arsye se mund të jenë tejet të rënda për tu gëlltitur. Si zëvëndesim lyeni hollë copëzat e bukës me maragarin të kikirikit. Do të mund të provonit dhe ta hollonit pak me lëng mollash para se ta lyeni bukën.

Preventivat tjera kundër ngulfatjes

- Evitoni të ngrënurit në automobil pasi që të ngrënit gjatë vozitjes është vështirë që të mbikqyrët.

- Në rast se e përdorni gomën për dhëmbët e porsa dalur të fëmijës suaj, atëherë të kini kujdes se ai mund ta mpij fytin e tij duke lozur me të dhe bile ta gëlltis gomën dhe me këtë të vijë deri tek ngulfatja.

 

Ushqimet që duhet evituar: Nga 12 deri 24 muajsh

Qumështi me yndyrë të ulët: Shumica e fëmijëve që posa kanë filluar të ecin kanë nevojë për yndyrën dhe kaloritë e qumështit të zakonshëm për tu rritur dhe zhvilluar. Si ti ketë mbushur 2 vite (dhe nëse nuk ka probleme me rritjen) mund të startoni që ti jepni qumësht me yndyrë të ulët në rast se dëshironi (por në rast se fëmija juaj ka rrrezik nga pesha e shtuar apo nga sëmundjet e zemrës atëherë mjeku juaj mund të ju rekomandoj përdorimin e qumështit me yndyrë të ulet para moshës 2 vjeç).

Kujdesi nga mundësia e ngulfatjes (zërjës së frymës)

Copëzat e mëdha: Copëzat e ushqimit në madhësi të bizeles janë më të sigurtat, ato nuk do ti mbesin në fyt për t’ia zënë frymën. Perimet siq janë karrotat, selinoja, dhe bizelet duhet të coptohen, shtrydhen, ose të zihen dhe të prehen në copëza. Preni frutat siç janë rrushi, domatet e ëmbla dhe pjesët e shalqinit në copëza të vogla para se ti servoni, dhe shtypni dhe preni mishin dhe djathin në copëza shumë të vogla.

Ushqimet e vogla dhe të forta: Arrat, bonbonat mint, rrushi i terrur, dhe fruta të tjerë të terrur dhe farëra të ndryshme janë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë ngulfatje (zënje të frymës)tek fëmija juaj.

Ushqimi i butë dhe i ngjitshëm: Evitoni çamçakëzat dhe ushqimet e butat siç janë 'Munchmellow' apo bonbonat nga goma 'Gummibon' dhe të ngjajshëm, të cilat mund të ngjitën për fytin e fëmijës suaj.

Margarina nga kikiriki (për lyerjen e bukës): Bëhuni i kujdesëshëm që ti mos i jepni lugë të mëdha të margarinës nga kikiriki (Peanut Butter) fëmijës suaj të vogël, për arsye se mund të jenë tejet të rënda për tu gëlltitur. Si zëvëndesim lyeni hollë copëzat e bukës me maragarin të kikirikit. Do të mund të provonit dhe ta hollonit pak me lëng mollash para se ta lyeni bukën.

Preventivat tjera kundër ngulfatjes

- Evitoni të ngrënurit në automobil pasi që të ngrënit gjatë vozitjes është vështirë që të mbikqyrët.

- Në rast se e përdorni gomën për dhëmbët e porsa dalur të fëmijës suaj , atëherë të kini kujdes se ai mund ta mpij fytin e tij duke lozur me të, dhe bile ta gëlltis gomën dhe me këtë të vij deri tek ngulfatja.

 

Ushqimet që duhet evituar: Nga 24 deri 36 muajsh

Rreziqet nga ngulfatja: Edhe pse fëmija juaj është duke u bërë ngrënës gjithnjë e më i vetëdijshëm, ende ekziston mundësia që atij ti zihet fryma nga ushqimi i tij i ditëpërditshëm.

Vazhdoni që ti evitoni rreziqet nga ngulfatja të cilat i cekëm më lartë, dhe vazhdoni që ta largoni fëmijën tuaj nga të ngrënit gjersa është duke ecur, duke shikuar TV, apo duke bërë çkado qoftë që do të mund ti shkaktonte probleme gjatë të ngrënit.

Ushqimet që duhet evituar: Nga 3 vjeç e më lartë

Rreziqet nga ngulfatja: Fëmija juaj tashmë është ngrënës shumë i rafinuar, por ju ende duhet të kini shumë kujdes nga copëzat e ushqimeve të cilat ende mund t’ia zënë frymën.

Vazhdoni që ti t’ia preni ushqimin e tij në copëza të vogla, posaçërisht gjërat siç janë rrushi dhe hot dog-u të cilat mund të ja ndërprejnë plotësisht frymëmarrjen në rast se i hyjnë në hundë.

Vazhdoni të evitoni arrat, çamçakëzat, dhe mos e lini fëmiun tuaj që të ushqehet kur është i tërhequr nga gjërat tjera.