Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Ardita HOXHA SHALA

Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!

Një grua e shëndetshme është një familje e shëndetshme - Foto: Norik Uka

Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy and Me”. Ky është një aktivitet shumë i nevojshëm për nënat e reja. “Mommy and Me”, është aktivitet ku nënat përmes ecjes, shëtitjes, ushtrimeve dhe bisedave me nënat tjera përfitojnë shumë benifite.

 

Bebaime.com: Fillimisht ta thoni disa fjalë për veten. Kush është Ardita Hoxha?

Ardita Hoxha: Ardita Hoxha Shala është master e shkencave sportive. Karrierën sportive e kam filluar qysh në moshën 10 vjeçare si atlete, hendbolliste, instruktore e aerobisë, mësimdhënëse në Kolegjin Universum dhe momentalisht jam e angazhuar si instruktore e ushtrimeve fizike në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

 

 

Bebaime.com: Si ka filluar grupi juaj “Mommy and Me”, me çka kryesisht merret?

Ardita Hoxha: Të qenurit nënë të bën të mendosh ndryshe. Vet fakti që gjithmonë kam qenë në lëvizje tregon se sa e vështirë ka qen adaptimi në rolin e ri si nënë. Duke e parë se sa i nevojshëm është një lloj i aktivitetit të tillë në Kosovë, ku kujdesi për veten dhe beben të mos jetë i pamundur. Shumica e nënave pas lindjes mbyllen brenda në mungesë të aktiviteteve të ndryshme për ti nxjerr jashtë ato së bashku me bebet e tyre, si ne të gjitha vendet e zhvilluara. Duke e parë se sa i nevojshëm është një lloj i aktivitetit të tillë në Kosovë, ku kujdesi për veten dhe beben njëkohësisht ishte i pa mundur më lindi idea që një ditë të bëj diçka për nënat e reja. Shëtitja, ushtrimet dhe bisedat me nënat tjera janë shumë të domosdoshme dhe sjellin benefite si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Për ta realizuar ketë ide m’u deshtë të pres 3 vjet deri sa e takova Emillyn në Ambasadën amerikane në Prishtinë, me të cilën biseduam se në Kosovë nuk ka asnjë program për ti nxjerr gratë pas lindjes jashtë për shëtitje dhe ushtrime së bashku me bebet. Ajo më inkurajoj dhe unë për këtë kisha nevojë, se zakonisht me shoqëri dhe të afërt kur e bisedoja nuk ju dukej e realizueshme për faktin dhe mentalitetit tonë që gratë pas lindjes duhet të kujdesen vetëm për punët e shtëpisë dhe bebet e tyre. Qëllimi i këtij aktiviteti është që kurdo që nënat ndihen mirë dhe të gatshme e të shëndosha pas lindjes të dalin për shëtitje dhe ushtrime me bebet e tyre, përderi sa te ne ky aktivitet është risi, në vendet tjera të zhvilluara nuk është aspak risi. Tani këtë gjë në Kosovë e ofron “Mommy and Me”, me ecje, vrapim, tonifikim të muskujve, joga duke mos u ndarë për asnjë çast nga bebet e juaj.

 

 

Bebaime.com: Si arrijnë ti dobësoni gratë, sidomos ato që pas lindjes e kanë problem ti heqin kilogramët e tepërta. Cilat janë metodat që ju i përdorini?

Ardita Hoxha: Trupi i një gruaje fillon të ndryshojë në momentin që brenda saj fillon një jetë. Fillimi i një rutine të ushtrimeve që në javët e para të shtatëzanisë është një ide shumë e mirë. Ushtrimet fizike si ecja, noti dhe joga e lehtë ju ndihmon që ta kontrolloni peshën që do ta fitoni për 9 muaj dhe e bëjnë më të lehtë rikthimin tuaj pas lindjes. Gjatë shtatëzanisë bëhet hapja e muskujve të barkut, të cilëve ju duhet 4-5 muaj për t’u afruar dhe nuk guxon të fillosh me ushtrime të barkut pa e testuar mbylljen e këtyre muskujve. Testi i quajtur "rectus abdominis", pas shtatëzanisë 0-9 muaj duhet pasur kujdes me zgjedhjen dhe ngarkesën e ushtrimeve. Gjatë kësaj periudhe ushtrimet të cilat bëhen rutinë janë ecje, ushtimet e Kegelit, ushtrimet për pjesën e pelvikut, zhvillimi i forcës statike të muskujve (tonifikim) dhe streching me kombinim yoga, ndërsa për nënat që tash me fëmijët i kanë 10muaj -1 vit programi i ushtrimeve bazohet në zhvillimin e aftësive tevizore (forcë, shpejtësi, qëndrueshmëri, koordinim i lëvizjeve, ekujliber, sreching) dhe aftësive funksionale (qëndrueshmëri aerobe dhe anaerobe). Metodat të cilat i aplikoj për realizimin e procesit stërvitor janë: Metoda verbale, metoda e demonstrimit, metoda analitike si dhe puna në grup.

 

 

Bebaime.com: Për të pasur një trup të mirë, pa dyshim se krahas ushtrimeve duhet personit të ketë edhe një lloj pozitiviteti në vete. Si arrini ti motivoni nënat?

Ardita Hoxha: Nëse je një nënë e dashuruar dhe e ke krijuar familjen tënde me dashuri e gjen motivin për t’u rikthyer në formë dhe për të qenë një nënë e shëndetshme dhe të kesh një familje të shëndetshme.

 

Bebaime.com: Për një nënë siç jeni ju a duhet shumë angazhim për t’u marrë me këtë aktivitet, që duket se ka mjaft punë?

Ardita Hoxha: Organizimi i një aktiviteti të tillë kërkon mjaft angazhim, përgjegjësi të madhe për faktin që ka të bëj me bebe, qenien më të mrekullueshme në botë dhe me nënat, të cilat po kalojnë në faza të vështira të jetës. por mua më pëlqejnë sfidat dhe për këtë edhe e kam zgjedhur një aktivitet të tillë.

 

 

Bebaime.com: Përpos Prishtinës keni menduar të zgjeroheni edhe në ndonjë vend tjetër të Kosovës?

Ardita Hoxha: Nuk e kam menduar, por do të isha e lumtur edhe po ta mendonte edhe ta realizonte dikush tjetër në qytetet përkatëse

 

Bebaime.com: Të flasim tani për familjen. Ju jeni nënë e dy fëmijëve, Gentit 4 vjeçar dhe Unikut, 1 vit e gjysmë. Na flisni disa fjalë për fëmijët?

Ardita Hoxha: Unë dhe bashkëshorti im jemi të dashuruar që në gjimnaz dhe ndihemi të bekuar me dy engjëjt tanë, ku çdo natë e falënderojmë Zotin që na ka dhuruar. Familja ime përbëhet prej 4 antarëve, unë, bashkëshorti dhe dy fëmijët tanë. Ne ndihemi të bekuar dhe falënderues ndaj Zotit që i kemi Gentin dhe Unikun, të cilët i kanë dhënë edhe më shumë kuptim dhe dashuri jetës tanë.

 

 

Bebaime.com: Si ka qenë momenti i parë kur për herë te parë keni mbajtur fëmijën në duar. Si mund ti përshkruani ato momente?

Ardita Hoxha: Emocion i pa përshkueshëm, do të doja që të mos mbet kush pa e përjetuar atë ndjenjë. Kur e kam mbajtur për herë të parë Gentin në duar e kam parë se krejt bota është ai, dhe m’u ka dukur se kam humb kohë kot që s’kam krijuar familje më herët.

 

Bebaime.com: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga lindja e fëmijëve?

Ardita Hoxha: Ka ndryshuar pjesërisht për mirë. Tani kemi dashuri më shumë në shtëpi, kemi 1000 arsye më shumë për t’u zgjuar të motivuar për jetë.

 

 

Bebaime.com: Cili është mesazhi juaj për nënat dhe gratë shtatzëna?

Ardita Hoxha: Mesazhi im për nënat e reja është se kurdo që ndiheni mirë, të gatshme dhe të shëndosha pas lindje mos rrini mbyllur, ejani tek aktiviteti “Mommy and”, me tre herë në javë nga 1 orë kushtojani vetes dhe fëmijës tënd shëtitje në ajër të pastër në parkun e Gërmisë të mbush energji pozitive. Ndërsa, mesazhi im për shtatzënat është ushqehuni mirë, flini rehat, mendoni pozitivisht, merruni me aktivitet fizik ecje në natyrë në ajër të pastër, përgatituni për të qenë një nënë e shëndetshme, jo kot thuhet se një grua e shëndetshme është një familje e shëndetshme.

 

Intervistoi: Teuta Sinanaj

/komuniteti

/Intervista të tjera

Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...