Gjakderdhja në shtatzani asnjëherë nuk është normale, prandaj gjithmonë duhet ti lajmëroheni mjekut, pa marrë parasysh se në cilën periudhë të shtatzanisë jeni. Shkaktarët e gjakderdhjes janë të ndryshëm dhe përfshijnë edhe shkaktarët hormonal, të cilët janë më të shpeshtët në shtatzaninë e hershme, infeksionet por mund të jenë edhe shenjë e diçkaje më serioze si fillimi i abortit, lindjes së parakohshme apo shkëputjes së placentës.
javë pas jave
Gjakderdhja gjatë shtatzënisë 1
A është gjakderdhja në shtatzani problem serioz?
Mjeku më ka thënë që jam shtatzënë, ndërsa unë kam menstruacione? Çfarë po ndodh?
Në shtatzaninë e hershme, në tremujorin e parë, një nga shkaktarët e gjakderdhjes mund të jetë disbalansi hormonal. Zakonisht lajmërohet në periudhën e menstruacioneve, nëse nuk do të ishit shtatzënë. Gjatë vizitës mjeksore tregoni mjekut për gjakderdhjen, ai do të ju bëjë një kontrollë ultrazëri që të siguroheni nëse foshnja është mirë.
Mjeku do të kontrollojë edhe qafën e mitrës, nëse keni ndonjë infeksion, gjë që mund të jetë shkaktar i gjakderdhjes. Me këtë kontrollë vërtetohet qafa e mitrës nëse është e mbyllur.
Çka nënkupton gjakderdhja e madhe në shtatzani?
Gjakderdhja e madhe me ‘copa’, e përcjellur me dhembje në pjesën e poshtme të stomakut, në formë ngërçesh, zakonisht është abort. Kur vie gjer tek kjo ecuri e trishtuar e shtatzanisë, prindërit dëshirojnë të dijnë shkakun se përse ndodhi kjo, por fatkeqsisht në një numër fare të vogël të rasteve mund të kemi përgjegje.
Arsyet për abort spontan mund të jenë të shumtë: probleme të ndryshme me bazë trashëgimie, infeksionet e ndryshme, ndikimi i rrethit në zhvillim të frytit etj. Më e rëndësishme është që të mbani në mend që ju nuk e keni shkaktuar këtë dhe tek një numër shumë i vogël i rasteve përsëritet aborti.
Cilat janë simptomet e abortit?
Fatkeqsisht, nuk përfundon çdo shtatzani e dëshiruar me lindje të foshnjes së shëndetshme në termin të caktuar. Simptomet të cilat shpiejnë në abort janë ngërçet në pjesën e poshtme të stomakut, të cilat forcohen, gjakderdhja e madhe e cila nuk qetësohet, vetëm përkeqsohet – gjithsesi duhet të shkoni tek gjinekologu për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Kur simptomet janë shumë evidente dhe vie gjer tek gjakderdhja e madhe, vështirë që mund ta parandaloni abortin, sado që të keni dëshirë.
Si ta kuptoj nëse kam gjakderdhje nga mitra apo placenta?
Nëse e keni vërejtur që keni gjakderdhje, pa marr parasysh se nga vjen, menjëherë lajmëroni mjekun, pamvarësisht periudhës së shtatzanisë, sepse mjeku pas kontrollimit, do të ju tregojë se për çfarë bëhet fjalë. Nëse gjakderdhja vie nga placenta, kjo mund të shihet në ultrazë, ndërsa nëse vie nga qafa e mitrës, kjo shihet nga kontrollimi gjinekologjik.