Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-biokimistin-klinik

Prolaktina

Pershendetje desha te pyes kam bere analizen e Prolaktines me ka dal 52 e rritur a ndikon kjo nemmos mbetjen shtatzene,?

Egzona Krasniqi (10 vite më parë)

Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica - mjek - biolog
Biokimisti klinik përgjigjet
Dr. Mrika Kutllovci - Pervetica

Pershendetje znj. Xona,

falemnderit per pyetjen tuaj, sa i perket Prolaktines si e vetme nuk mund te percaktoje ne mbetje apo mos mbetje te shtatezanise, duhet bere status hormonal komplet dhe ate ne dite te caktuar te ciklit menstrual per te pare fazat deri ne pjekje e qelizes veze dhe pas pjekjes se qelizes veze ose ovulacionit, statusi hormonal behet ne diten e :3, 7, 14, dhe 21 te ciklit menstrual.

Psh niveli i Prolaktines varet edhe ne cfare aparature punohet (sepse ndryshojne vlerat referente, tek ne vlera referente ose norma eshte 28, pra ka dallime varesisht nga aparatura-sepse jo te gjitha aparaturat i kane te njejta vlerat referente ok).

Pastaj ka edhe detaje te tjera qe rrisin nivelin e Prolaktines, do ishte mire per cdo informacion te vini ne laborator te konsultoheni.

Jeni e mirepritur, gjithe te mirat dhe nje vit te mbare.

/komuniteti