Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-stomatologun

Infeksion i dhembit!

Prsh doktoreshe! Dhembin e kam vdekur qe nje koh. Ne mishin e ketij dhembi me ka dal puqerr. Bera nje fotografim dhe sipas mjekut nuk esht mir dhe duhet per disa seanca me radhe te mjekohet. Sot me gjilpera mjeku tenoi te depertonte sa me thelle, gje e cila koh pas kohe me shkaktoi dhimbje. Mjeku pasi punoi me gjilpera me la dhembin e hapur, pa ilaq dhe pa asgje. U habita. Me caktoi pas 4 dite te shkoj prap. Ne keto raste a esht e prefuar te lihet dhembi hapur ne keto raste? A esht rrezik qe mund ta humb kete dhemt( esht dhembi perpara 1-shi)? Sa koh duhen per sherim? A preferohet ne ket rast anestezija se edhe pse dhembi esht i vdekur ndjej dhimbje nga gjilperat kur depertojne thell. Faleminderi paraprakisht!!!

Dona Gashi (10 vite më parë)

Dr. Renata Pulja - mjeke - stomatologe
Stomatologu përgjigjet
Dr. Renata Pulja

Dona Gashi Pershendetje!

Në rastet kur kemi prani të infeksionit në dhëmbë 1 seancë për tu mjekuar nuk mjafton prandaj disa seanca janë të nevojshme për një rezultat te mire. Në rastin kur dhëmbi lihet hapur, gjatë kohës që ushqehesh duhet ta bllokosh dhembin me një pambuk dhe pasi te kesh mbaruar së ngrëni shplaj gojën dhe hiqe pambukun. Do të këshilloj që të marësh dhe Augmentin për 5 ditë. Nësë trajtimi i dhëmbit është i plotë nuk rrezikon ta humbësh!

Gjithë të mirat

/komuniteti