Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

5 Sjelljet e prindërve që fëmijët nuk i harrojnë për gjithë jetën

16.01.2019 - Të jesh prind është një detyrë e vështirë. Të gjithë prindërit dëshirojnë të kenë fëmijë të mrekullueshëm: fëmijë të sjellshëm, njerëz të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë si të rritur.

Por prindërit shpesh përqendrohen më shumë në planifikimin e nesërmës së fëmijëve të tyre, në vend që të krijojnë parakushtet e duhura në të tashmen në të cilën ato janë.

Shpesh ndodh që prindërit mendojnë se kur fëmijët e tyre janë të vegjël, ata duhet vetëm të binden dhe se rritja e një fëmije është e kufizuar në këtë gjë.

Ky qëndrim në mënyrë të pashmangshme gjeneron praninë gjithnjë në rritje të fëmijëve trasgresivë dhe të rriturve të pakënaqur.

Pikërisht fëmijëria është momenti më i rëndësishëm i jetës sonë, sepse në këtë periudhë ne ndërtojmë themelet e asaj që ne do të jemi si të rritur dhe, pikërisht në këtë periudhë kohore, sjelljet e caktuara të prindërve lënë një shenjë të pashlyeshme, që mund të jenë herë pozitive, e nganjëherë negative.

 

Ka sjellje që fëmijët nuk do t’i harrojnë lehtë: le t’i analizojmë disa prej tyre.

1. Fëmijët nuk harrojnë kurrë rrahjet. Është normale që në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve ka diskutime, konflikte, por ajo që e bën dallimin është mënyra në të cilën ballafaqohen këto vështirësi.

Shumë prindër, për fat të keq, e konsiderojnë, duke bërë një gabim, se rrahjet janë një mjet i dobishëm për të edukuar fëmijët e tyre. Rrahjet, përkundrazi, do të kthehen në farën e mungesës së vetëvlerësimit dhe në një burim rrënimi.

 

2. Fëmijët nuk harrojnë kurrë mënyrën se si një prind trajton prindin tjetër. Marrëdhënia që ekziston midis prindërve është baza nga e cila fëmija do të largohet për të realizuar sjelljen e tij në marrëdhëniet e çiftit. Është shumë e mundshme që si një i rritur të përsërisë me partnerin e tij atë që, si fëmijë, ai/ajo e pa në shtëpi me prindërit e tij.

 

3. Fëmijët kurrë nuk harrojnë momentet kur ndiheshin të mbrojtur. Frikërat e fëmijëve janë më të mëdha dhe më të fshehtë se ato të të rriturve, kjo sepse ata nuk janë në gjendje të dallojnë mirë vijën që ndan realitetin nga imagjinata.

Prindërit janë njerëzit që u besojnë më së shumti dhe nga ato kërkojnë një ndjenjë sigurie që i ndihmon ata të mësojnë dhe të eksplorojnë atë që nuk e dinë.

 

4. Fëmijët nuk harrojnë kurrë mungesën e vëmendjes. Për një fëmijë, dashuria që ndiejnë për prindërit e tyre është thellësisht e lidhur me vëmendjen që marrin prej tyre. Fëmijët nuk do të mendojnë se janë të dashur nga prindërit e tyre nëse nuk ndajnë me ta kohën e nevojshme për t’i njohur ata dhe për të ditur se çfarë po ndodh në botën e tyre.

 

5. Fëmijët nuk harrojnë kurrë vlerën që prindërit i japin familjes. Fëmijët nuk do të harrojnë kurrë nëse babai ose nëna e tyre kanë qenë në gjendje të japin përparësi familjes së tyre. Nëse prindërit i japin përparësi absolute familjes, fëmijët do të mësojnë vlerën e besnikërisë dhe dashurisë.

Burimi: shkollaesuksesit

/komuniteti