Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Alarmi i nutricionistes Diola Dosti : Mos vizitoni nënat e sapolindura, po i ekspozoni ndaj virusit

31.03.2020 - Koronavirusi mund të prekë këdo, por njerëzit me probleme shëndetësore kronike dhe të moshuarit mendohet se janë në rrezik më të madh të shfaqjes së simptomave të rënda.

Përveç tyre duket se edhe gratë që sapo kanë lindur dhe kanë imunitet të dobët duhet të kenë një kujdes të shtuar dhe të mbrohen nga virusi.

Nutricionistja e njohur Diola Dosti ndan një shqetësim të madh mbi rreziqet ndaj të cilave ato janë të ekspozuara.

‘’Në Kosovë vazhdojnë vizitat e grave lehona nëpër fshatra, sipas traditës. As koronavirusi nuk i ndal! Gratë lehona kanë sistem imunitar shumë të dobët. Dhe në kushte normale, këto flukse mysafirësh nuk janë normale. E aq më tepër, në kohë të tillë. Gjithë bota izolohet, kurse në disa fshatra në Kosovë, mysafirëve nuk ju bën syri tërr nga virusi. Rrezikojnë shëndetin e gruas lehonë, rrezikojnë shëndetin e bebit të porsalindur.

Takime të organizuara nga familjarët e gruas lehonë. Kjo është totalisht e papranueshme.’’ – shprehet Diola.

Burimi: starpeoplemag

/komuniteti