10.11.2017 - Producenti dhe drejtuesi i emisionit më të njohur mëngjesor në televizionet shqiptare, është bërë me vajzë.
Në jetën e Aldon Lipes dhe bashkëshortes së tij Ketiona Jubanit, ka ardhur Charlotte, vogëlushja që ata prisnin prej nëntë muajsh.
Gëzimi ka qenë i madh dhe i papërshkrueshëm për çiftin e sidomos për Ketionën e cila e ka ndarë me miqtë gëzimin e tyre.
“Charlotte, dashuria jonë e madhe, bekimi ynë”, - shkruan sot Ketiona përbri fotos së vogëlushes së saj të sapoardhur në jetë.
Aldo Lipe është producent dhe regjisor i “Aldo Morning Shoë”, emision mëngjesi që e drejton prej disa vitesh në Tv Klan dhe më herët në Top Channel dhe Top Albania Radio.
Lipe është dhe regjisor i festivalit të përvitshëm “Kënga Magjike” dhe spektaklit të së dielës, “E Diela Shqiptare”.
Në respekt të zgjedhjes së Aldos për të mos nxjerrë imazhin e tij të plotë në media, NOA nuk po publikon pamjet e çiftit që solli në jetë Charlotte, ndërsa i urojmë jetë të gjatë familjes.
Burimi: noa.al