Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Cana-Monikës: Ne, shqiptarët nuk ndalemi pa patur një djalë

09.02.2015 - Në një intervistë për revistën Teuta, kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana ka folur për jetën e tij jashtë fushace të futbollit, ku veçohet tatuazhi më i ri që ka në trup me inicialet e bashkëshortes së tij dhe që është bërë nga vetë ajo.

Ai ka rrëfyer edhe se si janë njohur në një restorant në Romë në vitin 2011.

 

 

"Fillimisht nuk i kushtova rëndësi, por më pas shkëmbyem disa shikime. Kur u largova, ia dhashë numrin tim menaxheres së restorantit që t’ia jepte asaj. E dija që do më shkruante sepse më shikonte. Të nesërmen më shkroi", ka thënë Cana

Cana e tregon origjinën e tij edhe kur vjen puna te fëmijët: "I kam thënë Monikës se ne shqiptarët nuk ndalemi pa patur një djalë". Nuk kemi planifikuar ndonjë numër fëmijësh, por nuk ka rëndësi gjinia, rëndësi që të jenë të mirë dhe të shëndetshëm".

Cana ka zbuluar se muajin e mjaltit e kanë kaluar në Bali të Indonezisë.

Burimi: albeu.com

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: