29.01.2018 - Nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu ka folur në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, për fëmijën e tretë dhe familjen e saj.
Ajo dhe bashkëshorti Dardani, janë ende kuriozë për gjininë e fëmijës pasi ekoja gjinekologjike nuk ka mundur ta tregojë qartë nëse bëhet fjalë për një djalë apo vajzë.
“Ka një pozicion aq të paqartë, herë i del një gjë, e herë jo”-ka thënë me shaka nutricionistja e pyetur nga drejtuesit e emisionit për gjininë e fëmijës. Diola Dosti Baftiu është tashmë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, në pritje të fëmijës së tretë ndërsa ka 2 vajza.
Gjatë emisionit ajo foli edhe për raportin me Dardanin i cili e mbështet shumë në përpjekjet e saj për të zhvilluar karrierën profesionale por pa lënë mënjanë detyrimet si nënë dhe bashkëshorte.
“Kam 1 burrë fantastik. Dardani është gjinekolog, dhe ne jemi njohur që 19 vjeç kur ishim studentë. Flokët ia kam hedhur unë në tokë , sepse Dardani ka qenë 1 kaçurrels i paparë”.
Burimi: gazetaexpress