Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me Zana Spahiun

Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut

Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja jonë”, si Orhani. Fatmiri dhe Zana kan 8 vjet që kur janë martuar. Ata kanë dy djem, Malin dhe Lisin. Zana në këtë intervistë tregon se si është njohur me Fatmirin dhe si është të kesh bashkëshort një njeri të famshëm. Po ashtu në këtë intervistë do të mësoni më shumë për familjen e Fatmir e Zana Spahiut.


Bebaime: Fillimisht na thoni disa fjalë për familjen tuaj. Sa anëtarë jeni dhe ku jetoni?

Zana Spahiu: Familja jone përbëhet nga katër anëtarë, e që janë bashkëshorti im Fatmiri dhe dy fëmijët tanë, Mali dhe Lisi. Jetojmë në Prishtinë, mirëpo vikendet na pelqen ti kalojmë në Gjilan, ku edhe e kemi shtëpinë tonë. Përndryshe une jam nga Prizreni, e kjo nënkupton që edhe udhëtojmë shumë dhe rrallë herë jemi për fundjavë në Prishtinë.

 

9

 

Bebaime: Thatë që keni dy fëmijë na flisni pak për ta sa vjeçar janë dhe a janë duke shkruar në shkollë?

Zana Spahiu: Mali është 7 vjeçar, kurse Lisi 2 vjeçar. Janë vëllezër, mirëpo me karaktere plotësisht të kundërt. Mali është fëmijë i qetë, i matur dhe që në takim të parë me të të jep përshtypje që je duke biseduar me një të rritur. Derisa Lisi është fëmijë shumë aktiv, hulumtus, kureshtar të prek, të hap çdo gjë që i del përpara dhe kjo tregon pavarësisht që janë vëllezër kanë natyra plotësisht të ndryshme, mirëpo në fund kuptohen shumë mirë, kjo ngase Mali gjithmonë është pranë vllaut të tij dhe mundohet edhe pse i vogël me moshe të kujdesët kur ka nevojë për Lisin.

 

7

 

Bebaime: Ju jeni e martuar me aktorin e mirënjohur Fatmir Spahiu. Mund të na flisni si jeni njohur dhe që sa kohë jeni martuar?

Zana Spahiu: Me Fatmirin jemi njohur rastësisht gjatë studimeve në Prishtinë. Së shpejti e festojmë 10 vjetorin e lidhjes tonë, ndërsa të martuar jemi që tetë vjet, kështu që është goxha një kohë e gjatë dhe mendoj që me kalimin e kohës lidhja vetëm sa shkon duke u forcuar dhe lumturia nuk njeh kufi.

 

8

 

Bebaime: Si është të jesh e martuar me një njeri që ka famë dhe tërë kohën është i angazhuar, siç është Fatmir?

Zana Spahiu: Në fillim nuk ka qene edhe e lehtë, por me kalimin e kohës jam mësuar me këtë ritëm të jetës dhe kam filluar të kuptoj që natyra e punës e një artisti është asisoji që nuk ka orar të caktuar. Duhet të jesh i gatshëm në çdo kohë, qoftë për xhirime, qoftë ndonjë angazhim tjetër, i cili nuk është planifikuar më herët dhe shpeshherë ka ndodhur që edhe planet tona që i kemi bërë për vikende të mos realizohen për shkak të ndonjë angazhimi të papritur. E mira është që Fatmir e menaxhon kohën shumë mirë, dhe gjithmonë pavarësisht angazhimeve të tij gjen kohë edhe për familjen, e cila është në rend të parë për të.

 

2

 

Bebaime: Të rikthehemi te fëmijët. Edhe pse ka kaluar një kohë nga sjellja në jetë e fëmijës së parë, megjithatë a mund ti ndani disa kujtime për lexuesit e portalit tonë. Si mund ta përshkruani kohën kur u bëtë nënë për herë të parë. Çfarë emocioni keni përjetuar?

Zana Spahiu: Të bëhesh prind është mrekullia dhe kënaqësia më e madhe e kësaj jete. E mbaj në mend shumë mirë ditën kur ka lindur Mali, djali i madh, nuk e dija a jam në ëndërr apo zgjuar. Është e paharrueshme dhe e pakrahasueshme ndjenja kur ti e merr për herë të parë në dorë fëmijën tënd dhe për një moment të duket sikur do të ndalet zemra nga gëzimi dhe lumturia. Unë me gjithë shpirt uroj që çdo femër ta përjetoj këtë ndjenjë dhe emocion që të sjellë fëmia.

 

96

 

Bebaime: Zakonisht nënat thonë se me fëmijën e parë e kanë pasur më vëshirë, vlen edhe për ju kjo?

Zana Spahiu: Normalisht që është pak vështirë, sepse që nga ai moment të ndryshon tërë jeta dhe fillon të jetosh një kapitull të ri, por unë kam pasur fat, sepse vjehrra ime e ndjerë ka qenë gjithmonë pranë meje për të më ndihmuar, madje edhe Fatmiri më ka ndihmuar shumë. Une mendoj që rritja e fëmijës nuk duhet të merret si vështirësi, por si një kënaqësi e vërtetë.

 

95

 

Bebaime: Sa ju ka ndihmuar bashkëshorti në rritjen e fëmijëve, kur dihet se kryesisht barra për rritjen e fëmijëve i bie nënave?

Zana Spahiu: Shumë. Me të vërtetë më ka ndihmuar shumë, edhe pse për shkak të profesionit të tij ka qenë shumë i angazhuar, mirëpo sa herë që kam pasur nevojë për ndihmën e tij ai ka qene pranë meje dhe fëmijëve tonë. Fatmiri është prind i mrekullueshem dhe shumë i përkushtuar ndaj familjes. Fëmijët janë shumë të lidhur me Fatmirin dhe më me qef rrinë me të se sa me mua (qeshët), sidomos gëzohen shumë kur mami ka ndonjë pune dhe ata mbesin vetem me babin (qeshët).

 

97

 

Bebaime: Ju përgatit ndonjëherë ndonjë ushqim Fatmir fëmijëve, kur ju nuk jeni në shtëpi dhe çka përgatit ai më mirë?

Zana Spahiu: Nuk i bije shpesh të përgatis, sepse edhe kur nuk jam aty mundohem që ta lë ushqimin e gatshëm në mënyrë që Fatmiri mos të merret me këtë punë, por ka edhe raste kur përgatit diçka, kryesisht ndonjë senduiç ose keksa me qumësht.

 

98

 

Bebaime: Cilin moment do ta mbani mend më shumë nga fëmijëria e fëmijëve?

Zana Spahiu: Ka shumë momente që i mbaj dhe do ti mbaj në kujtim tërë jetën. P.sh., koha kur fëmijët kanë filluar të flasin fjalët e para, mandej ato momentet kur për herë të parë kanë tentuar të ecin pa ndihmën e askujt. Moment tjetër i veçantë është dita e parë e shkollës që është një emocion dhe gëzim i madhe për ne si prind, e shumë e shumë momente të tjera.

 

99

 

Bebaime: Me kë janë më të lidhur fëmijët me ju apo bashkëshortin tuaj?

Zana Spahiu: Pak më shumë me Fatmirin, kjo ndoshte se unë i kritikoj më shpesh (qeshët).

 

Bebaime: Ngaqë portali ynë lexohet nga gratë shtatëzana dhe nënat e reja keni ndonjë këshillë për to?

Zana Spahiu: E vetmja këshillë që ju kisha dhënë është shijojeni dhe kënquni me çdo moment që ju ofron shtatëzania, të bëhesh prind është gjë e mrekullueshme.

 

Bebaime: Keni në plan ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Zana Spahiu: Tani për tani jo, por jetës nuk i dihet kurrë. Dëshira ime është që fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm. Të edukohen sa më mirë që është e mundur, sepse secili fëmijë kërkon përkushtim dhe shumë dashuri.

 

Teuta SinanajIntervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...