Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/2 muajsh, java e parë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 2 muajsh, java e parë

Me një fjalë të vetme – shpejt. Nga ky moment e tutje, fëmija juaj mund të fitojë në peshë pothuajse 1kg për çdo muaj. Fëmija juaj është duke u bërë gjithnjë e më i fortë. Ai ende nuk mund ta mbajë kokën e tij ngritur për shumë kohë, por ju mund të vini re se ai mund ta ngrejë e ta mbajë atë për disa sekonda lart. Fëmija juaj tani mund të fokusojë objektet që janë 20 cm larg tij, dhe ti ndjekë këto objekte me sy nëse ju i lëvizni ato nga njëra anë në tjetrën. Ai mund gjithashtu të shikojë dorën e tij, kur ju jeni duke e bërë këtë. Të qënit në gjëndje për të parë dorën e tij, sikurse ekspertët e zhvillimit e quajnë këtë aktivitet, është faza e parë për të arritur dhe për të kapur objektet. Fëmija juaj mund të dallojë zërat familjarë nga tingujt e tjerë dhe po bëhet një dëgjues më i mirë. Vini re se si ai ju shikon kur dëgjon ndonjë zhurmë.

Jeta juaj: Të bëheni një prind i sigurtë

Ju mund të ndiheni më të sigurta në aftësitë tuaja për t'u kujdesur për fëmijën tashmë, megjithëse ju jeni me siguri shumë të lodhura dhe dëshironi shumë që të ushqyerit gjatë natës të përfundojë. Përpiquni të shkoni në shtrat kur fëmija fle gjatë ditës, edhe pse kjo mund të kërkojë marrjen e një miku që të kujdeset për fëmijën tuaj më të rritur. Të ushqyerit, ndryshimet e gjumit, dhe larja janë bërë të gjitha të zakonshme tashmë, por ato ende marrin pjesën më të madhe të ditës tuaj. Një ndryshim pozitiv është se fëmija juaj duket se i vlerëson përpjekjet tuaja dhe ju shpërblen vazhdimisht me buzëqeshje.

Këshilla për prindërit: 'Punësoni' pak ndihmë

'Konsideroni punësimin e një adoleshenti për t’ju ndihmuar herë pas here. Ju nuk keni nevojë të largoheni nga shtëpia, por duke patur dikë tjetër në shtëpi, mund t’ju japë një apo dy orë kohë për të lexuar, për të bërë një dush të gjatë, ose për të bërë ndonjë detyrë të caktuar.' – M.

Ndani këshillat tuaja.