Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook

Foshnje #Menu për fëmijë - Receta > 0 - 6 muajsh


Përmbajtja


Pure molle

Pure molle

Përbërësit:

• 1 apo 1/2 e një molle të vogël (ose të zier).

Përgatitja:

1. Pastrojeni mollën, qërrojeni, dhe prejeni në copëza.

2. Hidhni në një enë 2-4 lugë me ujë, hidhni copëzat e mollës dhe ziejini deri sa të zbuten (rreth 5-10 minuta).

3. Largoni mollën e zier nga ena, dhe futeni në blender, për ta bluar deri sa të merr formën e puresë.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.


Pure dardhe

Pure dardhe

Përbërësit:

• 1 dardhë e pjekur e vogël

Përgatitja:

1. Merreni dardhën lajeni, hiqini lëvozhgën, prejeni dhe largoni bërthamën.

2. Ziejeni në një tigan me një sasi të vogël të ujit deri sa të zbutet (rreth 5 minuta).

3. Bluajeni në blender dhe pureja është e gatshme për foshnjen tuaj.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë


Drithëra dhe banane

Drithëra dhe banane

Përbërësit:

• 1/2 banane e pjekur,

• 1 lugë e vogël oriz për foshnja,

• 1 lugë qumësht të zakonshëm të foshnjes apo ujë.

Përgatitja:

1. Hiqni lëvoren e bananes dhe shtypeni bananen derisa të zbutet sikurse pure.

2. Përzieni orizin e zier me puren e bananes dhe pastaj shtoni qumështin e zakonshëm të foshnjes (apo ujin nëse e preferoni më shumë).

3. Shtoni më shumë oriz apo qumësht/ujë sipas nevojës, për t`ia përshtatur foshnjes suaj. (Mos e ftohni bananen.)

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).

 


Pure kumbulle dhe bananeje

Pure kumbulle dhe bananeje

Përbërësit:

• 3 kumbulla të freskëta, të pjekura apo të ziera,

• ¼ e bananes së pjekur

Përgatitja:

1. Nëse përdorni kumbulla të freskëta, atëherë së pari lajini, largojini lëvoren dhe farat. Shtypini me një pirun apo bluani me blender.

2. Nëse përdorni kumbulla të ziera, lajini, largojini lëvoren dhe farën dhe pastaj fusni ato në një enë me pak ujë derisa të zbuten (rreth 15 minuta).

3. Thajini dhe bluajini me blender apo shtypini me pirun. Shtoni bananen, dhe bluani të gjitha së bashku në blender për të fituar një pure të butë. (Mos e ftohni bananen.)

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë


Pure karrote

Pure karrote

Përbërësit:

• 2 karrota mesatare, të qëruara dhe të prera në kube

Përgatitja:

1. Ziejini në ujë apo avull karrotat derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta).

2. Pastaj hidhini në blender të bluhen derisa të fitohet masa e puresë. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë qumështin që e përdorë zakonisht foshnja apo ujë të vluar.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).


Pure nga patatja e ëmbël

Pure nga patatja e ëmbël

Përbërësit:

• 1 patate e ëmbël, e qëruar dhe e prerë në kube

Përgatitja:

1. Zieni në ujë apo avull pataten e ëmbël derisa të zbutet (rreth 30 minuta).

2. Thajeni dhe shtypeni mirë.

3. Për të fituar një masë homogjene, përdorni blenderin.

4. Nëse dëshironi pure më të lëngshme, hidhini puresë qumështin që e përdorë zakonisht foshnja apo ujë të vluar.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).


Pure kungulli

Pure kungulli

Përbërësit:

• Merreni një kungull të vogël, largoni lëvoren, përgjysmojeni, largoni farat dhe prejeni në kube të vogla nga 2 cm.

Përgatitja:

1. Zieni kungullin në ujë, avull apo mikrovalë derisa të zbutet.

2. Pastaj hidheni në blender për ta bluar derisa të fitoni një masë homogjene.

3. Hidhini qumësht të cilin e përdorni për foshnjen apo ujë të vluar, për të fituar dendësinë e dëshiruar të puresë.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë (nëse gjatë pergatitjes keni përdorur ujë).


Pure nga brokoli dhe lulelakra

Pure nga brokoli dhe lulelakra

Përbërësit:

• 1 lule të madhe brokoli

• 1 lule të madhe lulelakre

Përgatitja:

1. Ziejini në ujë apo avull lulen e brokolit dhe lulelakrës derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta).

2. Thajini dhe merrni pak nga lëngu i tyre gjatë zierjes.

3. Vendosni brokolin dhe lulelakrën e zier në blender për ti bluar dhe gjatë bluarjes hidhini pak nga lëngu i zierjes që keni ruajtur, derisa të fitoni masën me hollësinë e dëshiruar.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.


Qull orizi (oriz i bardhë apo kafe)

Qull orizi (oriz i bardhë apo kafe)

Përbërësit:

• 1 / 4 filxhan të mesëm ose të vogël me kokrra orizi

• 1 filxhan plus 2 lugë të mesme të mbushura me ujë

• Qumësht të gjirit ose formula sipas nevojës

Përgatitja:

1. Bluani orizin nga 30 sekonda gjer në 2 minuta ose derisa ti ngjajë miellit.

2. Hidhni ujë në tigan. Shtojini orizin. Lëreni të vlojë, pastaj uleni temperaturën për t`u zier. Mbulojeni për 10 minuta.

3. Hiqeni orizin e zier nga tigani dhe lëreni të ftohet.

4. Shtoni qumështin e gjirit apo formula (mvarësisht cilin e përdorni për foshnjen tuaj), derisa të fitoni një masë homogjene që ju përshtatet.


Pure molle dhe dardhe

Pure molle dhe dardhe

Përbërësit:

• 1 mollë

• 1 dardhë

Përgatitja:

1. Largoni lëvoren e mollës dhe dardhës

2. Largoni bërthamën dhe pritini

3. Shtoni 10 lugë ujë në një enë të vogël për zierje

4. Zieni mollën dhe dardhën në temperaturë të ulët derisa të zbuten

5. Bluajini me mini blender apo shtypini me pirun.

# Kombinimet tjera të mira mund të jenë banane dhe kajsi apo kumbullë dhe pjeshkë.

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.


Pure brokoli dhe patate

Pure brokoli dhe patate

Përbërësit:

• 1 patate

• 1 brokoli

Përgatitja:

1. Hiqni gjethet e brokolit dhe pritini në lulëza

2. Largoni lëvoren e patates, priteni dhe ziejeni

3. Vendoseni brokolin në një avullore dhe vendoseni në një tigan me ujë të valë.

4. Mbulojeni dhe zieni përreth 10 minuta gjersa të zbutet

5. Bluajini me mini blender (mikser).

# Kombinim tjetër i mirë mund të jetë karrotë, patate e ëmbël dhe bizele

Pa gluten, pa grurë, pa qumësht dhe pa vezë.


Tavë pule

Tavë pule

Përbërësit:

• 1 qepë, e prerë imët

• 2 lugë vaj ulliri ose vaj perimesh

• 400 g kofshë pule, e prerë në kube

• 3 karrota (300 g), te pastruara nga levorja dhe të copëtuara

• 300 g patate të reja, të copëtuara

• 1 kub supe (mish pule) i zier në 500 ml ujë të vluar

Përgatitja:

1. Skuqni qepën në vaj derisa të zbutet pastaj shtoni pulën.

2. Vendosni në një enë tave dhe mbi këtë masë shtoni karrotat dhe patatet e reja.

3. Piqni në furrë, në 180 ° C për një orë, ose derisa pula të jetë gatuar mirë.

4. Bluani të gjithë përbërësit së bashku.


Karrota, pastinak dhe pure patateje

Karrota, pastinak dhe pure patateje

Përbërësit:

• 2 karrota të mëdha

• 1 pastinak mesatarë

• 1 patate mesatare

Përgatitja:

1. Largoni lëvoret dhe copëtoni të gjitha perimet.

2. Vendosini në një tigan dhe mbulojini me ujë. Vlojini dhe ziejini për 20 minuta, apo derisa të zbuten.

3. Kullojini duke lënë anash pak ujë nga perimet për gatim.

4. Bluajini perimet derisa të bëhen në formë qulli, duke i shtuar nga 2 lugë uji perimesh.

# E përshtatshme për ngrirje


Pure karrotë me mollë

Pure karrotë me mollë

Përbërësit:

• 100 g karrota

• 100 g molla, me lëvore dhe bërthamë të hequr

• 1 lugë vaj

Përgatitja:

1. Pastroni, lani mirë karrotat dhe pastaj pritini.

2. Edhe pse ka shumë vitamina në lëkurë të mollës në këtë rast, duhet të hiqet lëvorja (sepse më vonë lëkura mund të jetë e pranishme në pure). Më pas, largoni bërthamën e mollës dhe prejeni në copa të vogla.

3. Hidhini karrotat në një tigan me ujë për t`u zier për mesatarisht 10 minuta. Pastaj shtoni mollat dhe lëreni edhe 5 minuta të tjera. Së fundi, bluajeni në blender dhe shtoni 1 lugë vaji.


Patate e ëmbël me spinaq dhe bizele

Patate e ëmbël me spinaq dhe bizele

Përbërësit:

• 375 g patate, me lëvore të hequr, e copëtuar

• 50 g presh, i larë, i prerë në rrathë

• 50 g bizele

• 75 g spinaq, i pastruar mirë

• 25 gr gjalpë

• lëng molle

• çaj mente

Përgatitja:

1. Shkrini gjalpin në një tigan dhe hidhni preshin derisa të zbutet. Shtoni patatet e ëmbla dhe mbulojini me 200 ml ujë. Vlojini dhe mbuloni me kapak për t`u zier derisa të zbuten.

2. Ndërkohë zieni bizelet dhe spinaqin me çaj mente në një tenxhere. Pastaj bluajeni derisa të fitoni formën e puresë.

3. Kulloni patatet e ziera të përziera me presh, dhe vendosni në blender për ti bluar.

4. Pastaj përzieni të dy puretë, dhe hidhni lëng molle derisa të fitoni masën që dëshironi.

# Në mungesë të spinaqit mund të përdorni brokoli.


Banane me biskota

Banane me biskota

Përbërësit:

• 1 banane

• 2 biskota të lagura me qumësht

• 2 lugë qumësht

Përgatitja:

1. Largoni lëkurën e bananes dhe shtypeni me pirun derisa të bëhet në formë pureje. Hidhini pak qumësht për të fituar një masë më të lëngshme.

2. Shtoni pastaj biskotat e zbutura që më parë me qumësht.

3. Përziejini të gjitha së bashku.


Mollë me kanellë

Mollë me kanellë

Përbërësit:

• 1 mollë e kuqe

Përgatitja:

1. Lajeni dhe pastrojeni mirë mollën, largoni lëvorën dhe bërthamën dhe priteni në copa.

2. Vendoseni në një tigan për zierje dhe shtojini një gotë ujë, duke e ulur temperaturën në mesatare.

3. Lëreni të zihet përreth 8-9 minuta.

4. Bluajeni derisa të fitoni masën që dëshironi.

5. Shtoni një masë shumë të vogël erëze kanelle.


Pure lulelakre

Pure lulelakre

Përbërësit:

• 200 g lulelakre të ndara ne lule të vogla

• 1 filxhan me ujë për zierje

Përgatitja:

1. Hidhni një filxhan me ujë në tenxhere avullore.

2. Vendosni lulelakrat e vogla në tenxhere.

3. Mbuloni me kapak dhe zieni me avull derisa të zbuten (rreth 10 minuta).

4. Mbani rezervë nga lëngu i gatimit.

5. Kur të jetë zier lulelakra, bluajeni për të fituar purenë.

6. Për foshnja më të mëdha vetëm shtypeni lulelakrën me pirun.

7. Nëse mendoni që pureja është e trashë për fëmijën tuaj, hidhini nga lëngu rezervë i gatimit derisa të fitoni masën e dëshiruar.

# Këtë pure mund ta kombinoni me pure patatesh nëse dëshironi një shujtë të pasur me energji.


Pure me kungulleshkë, karrotë dhe krem orizi

Pure me kungulleshkë, karrotë dhe krem orizi

Përbërësit:

• 2 lugë krem orizi

• 1 kungulleshkë

• 1 karrotë

• 1 lugë të vogël vaj ulliri

• 1 lugë të vogël djath i grirë

Përgatitja:

1. Pastrojmë kungulleshkën dhe karrotën, i largojmë lëvoren dhe i presim në copa, duke i lënë të vlojnë për 20 minuta.

2. E filtrojmë lëngun nga zierja, ndërsa masën nga lëngu e hedhim në blender për të fituar purenë.

3. Puresë i shtojmë 200 ml nga lëngu i filtruar, kremin e orizit, vajin e ullirit dhe djathin e grirë.




Shto Koment

  • ilisa spahiu (2 muaj më parë)
    vellai im eshte 4 muajsh(sot i mbushi)cfere duhet ti jape mami atij? te lutem em ktheni pergjigje!!! ilisa spahiu
  • nina nina (4 muaj më parë)
    vajza ime eshte 4 muaj e gjysm dhe ja kam filluar ti jap me ngren moll te pjekur 1 ne dit dhr plazma te bluar me qumsht por a ben tja niste gjitha ngapak tia nderroj gjdo dit pem dhe perime
  • liridona buzhala (4 muaj më parë)
    une e kam nje djal edhe nje vajz me duhet ta ushqej me pem e perime m lengje etj.
  • kiara guri (5 muaj më parë)
    Une kam vajzen 4 muajshe fillimisht kam filluar ta ushqej vetem me pem cdo dit nga nje pem te ndryshem dhe lengje per beba ngase perimet nuk i han. mendoj se eshte ende e vogel ,mjekja me tha ce te filloj gtadualisht me pem
  • kiara guri (5 muaj më parë)
    Une kam vajzen 4 muajshe fillimisht kam filluar ta ushqej vetem me pem cdo dit nga nje pem te ndryshem dhe lengje per beba ngase perimet nuk i han. mendoj se eshte ende e vogel ,mjekja me tha ce te filloj gtadualisht me pem
  • (5 muaj më parë)
    Per albina mund ta ushqesh me peme: molle dardh banane kumbull, perime dhe tjera: karrot, patate oriz i bluar drithra te tjera, keksa
  • Albina Bina (6 muaj më parë)
    pershendetje beba ime ka 5 muaj me qfar preferoni ta ushqej.deri tani esht ushqyer vetem me qumesht gjiri
  • Lirije Sylejmani (6 muaj më parë)
    Bebi im ka mbushurdje 3 muaj une e kam vetem ne gji a mund te filloj ti jepi diqka nga keto mund te me tregoj dikush nga nenat ju lutem
  • olsida (6 muaj më parë)
    Pershendetje ,do doja te dija se cfare ushqimi mund ti perdor cunit tim 4 muajsh.Faleminderit
  • Rajana...... ♥ ♥ Thesari Im (6 muaj më parë)
    Anita i vogel eshte djali yt per m ngren nese e ushqen me qumesht gjiri dhe shton mir ne pesh deri ne 6 muaj ske nevoj mi dhene po disa fillon pas muajit te 4 te pershendes
  • Anita Berisha (6 muaj më parë)
    pershendetja dajli mi ka bo 3 muj para disa ditve a bon me ushqy me kto pergaditje a ?!
  • elsona (1 vite më parë)
    Pershendetje,une kam nje femije 5 muajsh e gjys.Pediatri me ka thene qe sapo ka mbushur 4 muaj duhej ti jepja fruta te shtypur,pastaj sapo te mbushe 5 muaj me ka thene te filloj me ushqim,si fillim me nje karrote dhe nje patate i ziej ne 1 kile uj per 1 ore derisa te mbetet gjysma e lengut.Pastaj diten e pare merr dhe perdor vec lengun.Hell dy luge miell orizi ne nje pjate,siper i hell lengun dhe keshtu ja jep,pas dy ditesh shton kesaj mase nje lug te vogel vaj ulliri,pas dy ditesh te tjera shton dhe nje luge te vogel djath te grire kackavall,pas dy ditesh te tjera mish ne kavanoza per bebe gjysmen e kavanozit ,pas nje jave mund te shtosh perime te tjera psh.Kungull etj. Por cdo perime si te shtosh duhet gradualisht si te shohim se cilat perime i pelqejn femijes dhe te shohim edhe se mos bejn alergji,pas dy javesh qe i jep femijes ushqim duhet ti shtypim dhe perimet dhe tja shtojm ne pjate.Un i jap vec ne dreke deri sa te mbush 6 muaj pastaj ja filloj dhe ne darke te njejtin ushqim.Ne pasdite i jap fruta.Kete recete ma ka dhen doktori i femijes
  • Vizitori (1 vite më parë)
    UN kam nje goc eshte 8 muaj e gjys. ushqimet shtes jakam dhen qe 6 muajshe dhe qumshin e gjirit e ka len qe 7 muajshe .Por femija e ka te domosdoshem qe te pi qumesht gjir deri 6 muajshe. Mund ti japesh edhe qe ne 4 muajshe ushqime shtes ne qoftese nuk ka qumesht gjir . Un goces time i kam dhen banane me kos ,banane me piskota dhe pak qumesht.,ikam zier perime(karota,kungulleshka dhe patate) kur zihen mir i heq perimet dhe i hedh miell orizi per beba i zjen gjer sa te ntrashen pak dhe i eq pastaj i hedh pak djath kaqkavadh te grir dhe pak vaj ulliri. I jap dhe sup i jap dhe pilaf me kos tani qe eshte 8 e gjys. Ju them ju nena qe i keni femijet 4 muajshe dhe lart.
  • Ariana& Noar (1 vite më parë)
    a mund ti jap keto receta bebit tim kur ti mbush 4 muaj
  • Anikaa Rufati (1 vite më parë)
    pershndetje e kam bebein 9 muajsh a munde te me ndimoni te me tregoni se cfar ti jap ne kete mosh........
  • Marinela Cota (1 vite më parë)
    hallo, bebi im sapo ka bere 4 muaj, mjekja me tha se mund te filloja ti jepja ne dreke perime. Kam filluar ti jap perime dhe fruta, por nuk e di a eshte problem nese ja perziej, psh patate & spinaq ose molle & dardha apo rrush. Nje shoqe e imja me ka treguar qe ne fillim duhet qe femija duhet ti mesoje shijet ndaj nuk duhet tja perziesh, Si mendoni ju????????????????????
  • Bukurije Gashi (1 vite më parë)
    Po femijes 3 muajsh cfare duhet ti japim nga keto recata pasi rash e kam vetem me qumesht hip ? ju faleminderit.
  • GONA MURATI (1 vite më parë)
    Pershendetje. Neser beba mi mbush 6 muaj ,cka me preferoni tia filloj per ti dhen me ngren?Ju lutem me tregoni ..Deri tash e kam ushqy vetem me gji.Shpresoj qe do te me ndihmoni..
  • ******* Shqipjaa ******* ** (1 vite më parë)
    po oj shqipe mundesh mi dhen lirisht nese nuk i del gjini por fillo kapak njeher me shangarepa kshyr niher ama krejt gradualisht shko
  • Shqipe Krasniqi (1 vite më parë)
    Shqipe e kom djalin 5 muajsh a guzoj me i dhan se osht ne gji
  • ******* Shqipjaa ******* ** (2 vite më parë)
    keto receta vlejn prej muajit 4 eperpjet.
  • Olsi (2 vite më parë)
    Kam foshnjen 4 muaj deri me tani e kam ushqyer me gji tani me gji nuk kam dhe jam duke e ushqyer me qumesht bebe por me duket se nuk ushqehet sa duhet sepse tere kohen qan dhe lyp per tu ushqyer a mundem ta ushqej me ndonje shujte apo cfare me preferoni ju!? Ju lutem me ndihmoni sepse cdo pediater me thote mos ta ushqej por une jam ka verej ushqim te paket per beben time vetem me qumesht bebe... Faleminderit!
  • Matilda Caushi (2 vite më parë)
    Kam femijen 10 muajsh, a mund te me ndihmoni me nje menu cfare ti japim?
  • Riana Bejko (2 vite më parë)
    cfar ti jap femijes 10 muajsh ne mengjes drek dhe dark se un kam nje menur timen po dua me te miren per te faleminderit per mirekuptimin
  • Geri (2 vite më parë)
    Po femijes 6 muajsh cfare duhet ti japim ne mengjes, ne dreke mbasdite dhe ne darke? ju faleminderit.
  • Fjolla Saliu (2 vite më parë)
    po edhe une kam te njejten pyetje per bebat 3 muj cilen recet ta perdor ju flm
  • Alda Cepani (2 vite më parë)
    femija im eshte 3 muajsh cilen nga keto receta t`i perdor?
  • Për Julin (2 vite më parë)
    Nese femiu yt nuk i do pemet, duhet te provosh te vizatosh ne to, ose te formosh figura, qe te i duket me atraktiv ushqimi, duhet te jene se paku tri ngjyreshe, mund ta dekorosh pjaten me kokrra rrushi ne vend te syve, hunen me portokall, gojen me molle, ose kombinime te ndryshme, ose thjeshte ia dekoron pjaten me dicka tjeter.
  • Venera (2 vite më parë)
    Ju lutem nese ka mundesi edhe disa receta me peshk si ti pergatisim peshkun? Por edhe te shtoni disa te tjera pse jo na ndihmojne shume sepse duhet ti japim cdo dite keshtu qe ti japim sa me shume ushqime te ndryshme, flm shume.
  • Ema (2 vite më parë)
    Juli shiko se i ke anash edhe ato mbi nje vjec...
  • Juli (2 vite më parë)
    Po per femije mbi 1 vjec a mund te postoni disa receta ju lutem? Goca ime 14 muajshe nuk i do fare fare frutat, si tja jap?
  • Nermine Shaqiri (2 vite më parë)
    receta me peshq ju lutem
  • Edina (2 vite më parë)
    Mosha 0 - 6 po shkruan aty
  • Muhamet (2 vite më parë)
    Nga cili muaj vlejn keto receta????
  • Rajmonda (2 vite më parë)
    Kam mendimin qe krahas recetave duhet te vini moshen, nga cili muaj i fillohet cdo lloj ushqimi.
  • Besarta (2 vite më parë)
    Pershendetje, patatja e embel a eshte si patatja jone e zakonshme qe pergatisim pomfit, pire etj apo lloj tjeter qe nuk ka ne tregun tone.

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.