Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 javësh

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 3 javësh

Fëmija juaj është tashmë gati një muajsh! Si ndodhi e gjithë kjo gjë? Koha fluturon kur jeni duke u rritur. Deri në fund të kësaj jave, fëmija juaj me siguri, mund të jetë në gjendje të lëvizë kokën e tij për pak kohë kur ai është i shtrirë me bark. Ai gjithashtu mund të jetë në gjendje të kthejë kokën e tij nga njëra anë në tjetrën. Lëvizjet e këmbëve dhe lëvizjet e krahëve të tij, janë më pak të thata, dhe ndërkohë që ai fiton më shumë kontroll mbi muskujt e tij, ai do të jetë më i bashkërenduar në lëvizjet e tij.

Megjithëse ju nuk mund të jeni ende plotësisht të sigurta, fëmija juaj ndoshta është duke filluar të zhvillojë disa modele të të ushqyerit dhe të të fjeturit. Gjithsesi, jini ende në pritje të ndonjë ndryshimi apo paparashikueshmërie edhe për një muaj apo më shumë.

Fëmijës tuaj i pëlqejnë linjat dhe format e spikatura. Varini mbi shtrat ndonjë celular me tipare me kontrast të lartë ose piktura librash me linja të forta vizatimi.

Jeta juaj: Ballafaqimi me privimin nga gjumi

Pse ti zbusni fjalët? Ka vetëm një të tillë që mund të përshkruajë më së miri se si ndiheni: e shteruar. Nëse kjo gjë mund t’ju ngushëllojë, privimi nga gjumi ka qenë një fatkeqësi e çdo prindi të ri që prej fillimit. Pra çfarë mund të bëni? Mundohuni të flini, ose të paktën të pushoni disi, në kohën kur edhe fëmija është duke pushuar – mos harroni se ja vlen që të lini gjithçka që jeni duke bërë, për të patur disa minuta të çmueshme gjumi. Kjo lodhje e madhe në fund do të kalojë.

(Nëse ju ndiheni jashtëzakonisht e rraskapitur, është e mundur që ju të keni mungesë të hekurit në organizmin tuaj. Zbuloni më shumë.)

Bisedoni me prindër që kanë fëmijë më të rritur nëse kërkoni siguri, dhe lexoni më shumë rreth krijimit të zakoneve të shëndetshme të gjumit nëse dëshironi – edhe në këtë fazë. Të dini se si dhe pse flenë foshnjat, do t'ju ndihmojë të gjeni rrugët e duhura për të vendosur fëmijën tuaj në një rutinë me të cilën mund të jetoni të gjithë.

Ju mund ta keni të vështirë të besoni një gjë të tillë në gjendjen tuaj të turbulluar, por ndërkohë që fëmija juaj rritet, modelet e tij të gjumit, do të fillojnë të marrin një ritëm më të rregullt. Vetëm mbani mend se disa foshnja kanë nevojë për më shumë gjumë, dhe disa të tjera për më pak. Paçi fat.

Këshilla për prindërit: Një mënyrë e testuar e prindërve për të vënë në gjumë foshnjet

'Duke e vënë djalin tonë në një xhep për foshnje dhe duke ecur me të, ka funksionuar gjithmonë kur kemi dashur ta vëmë në gjumë. Koka e tij mbështetej gjithnjë në mënyrë të përkryer nën mjekrën time. Ky pozicion e mbante atë të strukur ngushtë dhe e lejonte atë të dëgjonte rrahjet e zemrës time. Kur ai kalonte vërtetë një natë të vështirë, ne i këndonim ndërkohë që e mbanim, dhe lëkundjet e kokës së tij, bënin mrekullira' – Emi

Ndani këshillat tuaja.

Bisedoni me kujdestarin tuaj të shëndetit ose me një këshillues mbi dhënien e gjirit, nëse keni probleme me të ushqyerit e fëmijës tuaj. Rrjedhja e tepërt e qumështit, dhimbja e gjirit, thithkat e plasaritura, apo malcimi i gjendrave gjoksore (qelbëzimi i plagëve të gjoksit), janë të gjitha probleme të zakonshme në këtë periudhë, por ato mund të trajtohen me mjekime! Ju mund të bisedoni me kujdestarin tuaj të shëndetit në klinikën e foshnjes të lagjies tuaj. Në qoftë se ai nuk mundet t’ju ndihmojë, mund t’ju rekomandojë të konsultoheni me një këshillues të ushqyerjes me gji.

Fakte për tu marrë në konsideratë

A keni nevojë për ndonjë pajisje që t’ju ndihmojë me dhënien e gjirit? Udhëzimi ynë mbi blerjet për të ushqyer me gji, mund t’ju ndihmojë.

A keni arritur të përshtateni me ushtrimet e paslindjes? Ata janë të domosdoshëm për të ndihmuar legenin tuaj të rekuperohet pas lindjes.

Çfarë mendoni rreth biberonave?

/komuniteti