Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i dymbëdhjetë

Si po rritet fëmija juaj

Cila është lodra më e mirë e të gjitha kohërave për ti dhuruar fëmijës tuaj? Një kuti! Një kuti e madhe kartoni mund të bëhet anije kozmike, një dyqan këndi, një makinë, një shtëpi…Ajo mund ti dhurojë fëmijës tuaj orë të tëra emocionesh, stimulim intelektual dhe social, se çfarëdo loje tjetër elektronike.

Lojërat e pretenduara janë më komplekse dhe më interaktive për trevjeçarët. Parashkollorët nuk i kanë tërë ato lodra aksidentalisht – mjete plastike, enë kuzhine, blloqe, rroba - të gjitha lodra për të pretenduar.

Fëmijët mësojnë duke lozur dhe imagjinuar. Kur ata pretendojnë që janë oficer policie apo prind, e kanë tërë lirinë për të eksploruar me hapat e tyre botën, duke mësuar për ta naviguar. Ata kanë fuqi. Ata madje mund ti shprehin emocionet e tyre, duke dënuar fëmijën e tyre sikurse që janë dënuar vet (në lojën e të pretenduarit prind). Mësojnë të negociojnë dhe të zgjedhin probleme (si ti ndalojnë hajnat apo çfarë të ziejnë për darkë). Mësojnë ‘të ecurit në këpucë të tjetrit’, duke ndihmuar zhvillimin e ndjeshmërisë.

Jeta juaj

Të qëndruarit pranë fëmiut 3 vjeçar nuk është gjithmonë rutinë komedie. Kur zemërimet e çastit, akcionet e pandërprera, apo testet tjera të durimit, ju bëjnë të ndiheni të dobëta, merrni frymë 5-7-8: merrni frymë thellë dhe numëroni gjer në pesë, mbani frymën duke numëruar gjer në shtatë, dhe lëshoni frymën në numrin tetë. Përsëritni këtë katër-pesë herë dhe gradualisht do të qetësoheni.

Këshilla për prindërit: dërgoni fëmijën tuaj parashkollorë në shkollë të madhe

Nëse jeni duke kërkuar një shkollë parashkollorësh për fëmijën tuaj, merreni atë me vete. Mund të duket më e lehtë ta bëni këtë vet por nëse e keni fëmijën me vete, mund të emocionet në lidhje me këtë, me planprogramin parashkollorë dhe madje ndoshta ndihet pjesë e ndonjërës nga ato.”