Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/5 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 5 muajsh, java e katërt

Fëmija juaj tani e sheh dhe dëgjon botën pothuajse njëjtë si edhe ju. Aftësitë e tij të komunikimit janë duke u zgjeruar gjithashtu me shpejtësi, sikurse provohet nga klithmat e tij, apo edhe nga tingujt e ndryshëm që fillon të lëshojë. Tingujt që fëmija juaj lëshon, mund të tregojnë qëndrimin e tij, ose përgjigjen e tij ndaj objekteve të ndryshme, të tilla si lumturia, vrulli, madje edhe kënaqësia për një problem të zgjidhur siç duhet.

Në këtë moshë, rreth gjysma e foshnjave mund të murmurinë, të përsërisin rrokje të tilla si "ba", "ma", "ga", ose kombinime të tjera mes bashkëtingëlloresh dhe zanoresh – pa pushim. Disa foshnje të tjera, mund të kombinojnë një ose dy rrokje bashkë, duke i bërë tingujt e tyre edhe më kompleks.

Ju mund të inkurajojnë fëmijën tuaj, duke ju përgjigjur atij mbrapa me të njëjtën murmurimë, dhe madje mund të bëni një lojë me këtë ( "delja thotë “baaa”). Apo, kur ju dëgjoni një rrokje nga fëmija juaj, të cilën nuk mund ta identifikoni, thjesht përgjigjuni me entuziazëm, "Po, kjo është një makinë! Shiko se sa shumë shkëlqen ngjyra e kuqe". Fëmija juaj do ta çmojë inkurajimin tuaj duke e vazhduar edhe më tej bisedën.

Jeta juaj: Ballafaqimi me mungesën e gjumit

Kur privimi nga gjumi bëhet një mënyrë jetese, mund të jetë e vështirë për ju, që të funksiononi normalisht gjatë gjithë ditës. Juve duhet të mbani parasysh tre faktorë kryesorë e mjaft të rëndësishëm:

1. Më shumë gjumë për fëmijën tuaj

Në këtë moshë, shumica e foshnjave janë në gjendje që të flenë gjatë natës. Nëse fëmija juaj nuk mundet të flerë, shikoni më shumë rreth metodave për trajnimin e gjumit. Kërkoni në koleksionin tonë të artikujve mbi gjumin e foshnjeve për më shumë ide.

2. Më shumë gjumë për ju

• Merrni një sy gjumë të shkurtër gjatë pauzës në kohën që jeni në punë, në qoftë se mundeni.

• Thjeshtoni dhe / ose delegoni disa punë të përditshme, që të mund të merrni një pushim.

• Shkoni në shtrat herët dhe lëreni partnerin juaj të vërë fëmijën në gjumë në mbrëmje.

• Vendosni një cikël të qëndrueshëm gjumë – zgjim, dhe përpiquni të flini e të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.

3. Sigurohuni që të bëni një gjumë të cilësisë së mirë

• Bisedoni me mjekun tuaj rreth medikamenteve bimore dhe ndihmave të tjera, në qoftë se keni vështirësi për të rënë në gjumë. Ndonjëherë pak ndihmë për të arritur disa netë të qeta, është gjithçka që ju duhet për të vënë në vijë trupin tuaj.

• Bëjeni dhomën e gjumit tuaj, të këndshme. Mbajeni punën dhe detyrat e përditshme jashtë krevatit (dhe idealja do të ishte edhe jashtë dhomës). Sigurohuni se dysheku juaj është mjaft komod. Përshtateni dritën, temperaturën, dhe zhurmën në dhomën tuaj të gjumit sipas shijes tuaj. Mbajeni TV jashtë nga dhoma e gjumit dhe fikeni radion.

• Shplodhuni pak, para kohës së gjumit, në mënyrë që të mund të dremisni më shpejt e më qetë. Mënyrat më të mira për tu shtendosur, përfshijnë pirjen e qumështit të ngrohtë, praktikimin e ushtrimeve joga, stretching, relaksimin progresiv të muskujve, frymëmarrjen e thellë dhe masazhin.

• Kujdesuni për veten në mënyra të tjera. Hani ushqime të shëndetshme dhe vakte të lehta, shmangni kafeinën (të paktën pas mesditës), dhe ushtroni rregullisht. Përpiquni të bëni punët më të vështira e më të rënda në fillim të ditës, dhe zbuteni ritmin me vazhdimin e ditës.

Këshilla për prindërit: Këshilla mbi pastrimin

'Për të hequr njollat më të këqija nga rrobat e fëmijës tuaj, thjesht hidhni pak solucion larjeje të lëngshëm në pjesën e ndotur, përpara se ti lani rrobat. Unë e kam bërë këtë për vite dhe mund t’ju them se funksionon për mrekulli – ajo madje heq edhe njollat e verës së kuqe nga rrobat e mia' – H.

Ndani këshillat tuaja.