Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/7 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 7 muajsh, java e tretë

Dalja e dhëmbëve tek fëmijët mund të fillojë që prej muajit të tretë, e deri në muajin e 12, por në shumicën e foshnjave, dhëmbët e tyre të parë (zakonisht dy dhëmbët e mesit në nofullën e poshtme) fillojnë të dalin midis moshës katër deri shtatë muajsh. Mos u shqetësoni në qoftë se fëmija juaj ka boshllëqe në mes të dhëmbëve të tij të bardhë. Dhëmbët shpesh dalin nga mishrat me kënde të rastësishëm, dhe hapësirat midis tyre, zakonisht zhduket rreth moshës tre vjeçare, pasi të 20 dhëmbët fëmijës të kenë dalë në sipërfaqe të mishrave.

Pasi fëmijës tuaj ti ketë filluar dalja e dhëmbëve, ju mund të prisni më shumë jargë dhe eksperimente me tinguj të ndryshëm, sepse fëmija është duke u përshtatur me këto gjëra tëreja dhe të çuditshme në gojën e tij.

Jeta juaj: Koha e shpenzuar larg fëmijës tuaj

Shumica e nënave të një fëmijëve 7 muajsh, ende nuk e kanë punësuar një dado, dhe ende nuk kanë shpenzuar shumë kohë larg nga fëmijët e tyre. Për këtë mund të ketë shumë arsye, duke përfshirë ndonjë fëmijë i cili ka pasur probleme shëndetësore ose ndonjë mama me mundësi të kufizuara për kujdes alternativ. Nënat që punojnë nuk dëshirojnë që të shpenzojnë kohën e tyre të lirë larg nga fëmijët e tyre. Dhe, sigurisht, foshnjet 7 muajshe janë tepër të bukura dhe tërheqëse, kështu që mund të jetë e vështirë për tu larguar prej tyre.

Pasi e kemi thënë këtë, ka disa arsye të mira për tu larguar nga fëmija juaj herë pas here – në qoftë se jo për të mirën tuaj, të paktën për të mirën e fëmijës. Ndarjet e shkurtra e ndihmojnë fëmijën që të përshtatet me njerëz të tjerë dhe të socializohet më shumë – dhe madje mund të ndihmojnë atë në parandalimin e ankthit të ndarjes.

Ju nuk ju duhet të largoheni për shumë kohë. Dilni për një orë, shkoni në kinema – çdo ndarje e shkurtër kur fëmija juaj është i zgjuar dhe i vetëdijshëm se ju jeni larg, është e mirë. Dhe ju, nga ana tjetër, do të kuptoni se nuk është fundi i botës në qoftë se ju nuk jeni aty për ta mbajtur atë në çdo kohë.

Këshilla për prindërit: Këshilla për ushqyerjen e foshnjave

'Unë i jap vajzës time drithëra ose puding me oriz, të gatuar me qumësht, dhe fruta të ziera – ato janë të shëndetshme dhe të shijshme dhe asaj i pëlqejnë shumë' – A.

Ndani këshillat tuaja.