Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/9 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 9 muajsh, java e tretë

Lumi i fjalëve që fëmija juaj ka filluar të dëgjojë që nga lindja, tashmë ka filluar të punojë me magjinë e vet, edhe pse të kuptuarit e fjalëve të tij tani, ende shfaqen larg aftësive të tij për përdorimin e tyre. Gugatjet e tij tashmë janë kthyer në murmuritje, dhe ndoshta kanë filluar të tingëllojnë më shumë si fjalë e vërteta, si fraza dhe fjali. Fëmija juaj mendon se ai është duke thënë diçka, kështu që ai përgjigjet sikur është me të vërtetë duke thënë diçka!

Megjithatë, fëmija juaj ende vazhdon të kuptojë më shumë nga toni juaj se sa nga fjalët tuaja. Ai mund ta kuptojë se kur ju ka kënaqur juve, kështu që jepini atij vazhdimisht lavdërime specifike, të tilla si: "Ti je një djalë i zgjuar që e kape vetë rraketaken". Sa më shumë që flisni me fëmijën tuaj – ndërsa jeni duke përgatitur darkën për shembull, ndërsa jeni duke ngarë makinën apo duke u veshur – aq më shumë ai mëson mbi komunikimin.

Jeta juaj: Problemet shtëpisë

Kur ju arrini në pikën që rrëmuja në shtëpinë tuaj po ju shkakton stres, mbani në mendje tre fjalë shumë të çmuara: Ulni standardet tuaja. Është e vështirë të mbani ritmin e duhur me pastrimin, lavanderinë dhe organizimin e shtëpisë, në të njëjtën mënyrë si bënit përpara se të lindnit fëmijën tuaj, sidomos kur i vogli juaj është në gjendje të lëvizë dhe të shpërndajë lodrat nëpër shtëpi gjatë gjithë ditës.

Për të pastruar pak nga e gjithë rrëmuja, dhe për ta bërë veten tuaj të ndiheni më mirë, përpiquni të fokusoheni mbi objektiva specifikë dhe të arritshëm. Fillimisht kujdesuni për gjërat më të nevojshme, dhe pastaj kaloni në organizimin e shtëpisë tuaj në mënyra që do ta bëjnë më të lehtë jetën tuaj të përditshme – të tilla si organizimi i pajisjeve që ju duhen për ndërrimin e pelenave të fëmijës tuaj ose mbajtjen e lodrave në një vend të caktuar. Nëse është e mundur, siguroni pak ndihmë në pastrimin e shtëpisë tuaj. Pastaj bëni një plan veprimi – bashkë me partnerin tuaj – për të mbajtur rrëmujat e ardhshme në një minimum.

Kjo gjithashtu do ju ndihmojë për të folur mbi frustrimet tuaja edhe me prindër të tjerë. Ata me siguri do t’ju kuptojnë plotësisht, dhe madje mund të jenë në gjendje për të ndarë me ju disa këshilla të dobishme. (Vend i përkryer për ta bërë këtë është në komunitetin tonë.)

Këshilla për prindërit: Për fëmijën tuaj

'Vajzës time i pëlqen shumë të rrëmojë në çantën time, por unë nervozohem shumë kur shoh se të gjitha gjërat e mia të rëndësishme janë të shpërndara nëpër dysheme. Kështu që unë i kam bërë asaj një çantë vetëm për të. Unë kam mbushur një nga çantat e mia të vjetra, me një telefon celular të vjetër, një portofol të zbrazët, një grumbull të vjetër çelësash, e kështu me rradhë. Ajo e pëlqen shumë atë' – C.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti