Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Procedura e amniocentezës

Çfarë ndodh para amniocentezës?

Procedura fizike nuk është e dhembshme, por shtatzënat shpesh ndjejnë shtypje të madhe psiqike

Para procedurës, një pjesë e vogël e stomakut pastrohet me antiseptikë shkaku i dezinfektimit. Poashtu është e mundur që të bëni anestezion lokal apo të merrni një tabletë për qetësim që të jeni sa më të relaksuara gjatë procedurës.

A dhemb kjo metodë?

Secila shtatzënë këtë procedurë e përjeton ndryshe, por fizikisht kjo metodë nuk dhemb. Nëna ndjen vetëm momentin e futjes së gjilpërës dhe në atë moment mund të frikësohet për foshnjen.

Shtatzëna zakonisht ndjen shtypje psiqike apo frikë nga kjo procedurë, prandaj patjetër duhet të bisedoni me mjekun rreth detaleve, ashtu që ta keni të qartë çdo detal të procedurës.

Si duket vet procedura e amniocentezës?

Mjeku me anë të ultrazërit së pari lokalizon pozitën e placentës dhe fetusit dhe në bazë të kësaj do ta dijë ku ta fus gjilpërën përmes stomakut dhe mitrës, deri tek placenta, më saktësisht tek lëngu amniotik.

Nevojiten rreth 20 ml lëng i cili përmban qeliza të fetusit dhe dërgohet në laborator për analizë. Pas nxjerrjes së lëngut amniotik, mjeku do të përcjellë gjendjen përmes ultrazërit, do përcjellë nëse keni kontraktime dhe do të ndëgjojë rrahjet e zemrës së foshnjes.

Sa zgjatë kjo procedurë?

Kjo procedurë zgjatë rreth 45 minuta, edhe pse nxjerrja e lëngut amniotik zgjatë gjithsejt 5 minuta. Gjatë kohës së mbetur, motra medicinale ju pregatit për procedurën, ndërsa gjatë pjesës më të madhe të kohës mjeku vëzhgon përmes ultrazërit pozicionet e foshnjes dhe gjendjen e saj para dhe pas procedurës.

Sa kohë duhet të pushoj pas amniocentezës?

Pas procedurës duhet të pushoni 72 orë me domosdo. Gjithashtu, mjeku do ju përshkruaj terapinë kundër kontraktimeve, ilaçe eventuale për qetësim, dhe preferohet që të konsumoni sa më shumë ujë.

Kur mund ti kthehem aktiviteteve ditore pas amniocentezës?

Është shumë e rëndësishme që gjatë dy javëve në vijim të mos keni kurfarë lodhje fizike. Shmangni ushtrimet, bartjen e gjërave dhe marrëdhënjet seksuale.

/komuniteti