Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

5 këshilla se si të ndjehet babai më i sigurtë

Mos ia ktheni foshnjen gruas tuaj, nëse nuk mund ta qetësoni

Gruaja juaj ndoshta mund ta qetësojë foshnjen pak më shpejtë se ju, por krejt çka ajo di, e ka mësuar duke u marrë me foshnjen si dhe të gjitha të tjerat. Edhe ju sa më shumë që merreni me foshnjen aq më të zotë do të bëheni në këtë punë.

Hulumtimet tregojnë se nëse keni mundësi që të merrni pjesë në vënjen në gjumë të foshnjes, apo në lojërat me të, ajo do të ju bëjë të ndiheni më të sigurtë dhe më të relaksuar kur jeni me foshnjen.

Mos u dorëzoni nëse gruaja kërkon ta mbajë foshnjen

Mundohuni që të përdorni ndonjë nga këto fjali “Mendoj që mund t`ia dal” apo “Gjithçka është në rregull – vetëm më duhet pak përvojë”.

Nuk ka asgjë të keqe nëse e pyetni gruan tuaj për ndonjë këshillë, dhe natyrisht keni parasysh që këshillat mund të jenë të dobishme për të dy prindërit. Mos u frikësoni për marrjen e vendimeve të reja apo nëse gaboni diku.

Njiheni foshnjen tuaj

Ndoshta po pyesni veten, nga t`ia filloni? Mësoni gjuhën e fëmijës. Edhe pse fjalori i saj është shumë i kufizuar dhe i vogël, nëse i kushtoni vëmendje mund të mësoni të bëni dallimin në mes të qarjes, e cila thotë “jam e lodhur” dhe “më ushqe”, “mi ndërro panolinat” dhe “dëshiroj të loz”.

Kur ta keni mësuar këtë, do ta keni më të lehtë të përkujdeseni për nevojat e saj dhe që të dy do të ndjeheni më mirë.

Komunikoni me foshnjen tuaj

Baballarët e rinj shpesh janë të brengosur rreth asaj se çfarë bëjnë me të posalindurin. Fundi fundit, foshnjat nuk flasin, nuk mund ta kapin topin, dhe duket sikur nuk bëjnë asgjë tjetër përveç të qajturit.

Madje edhe nëse foshnja ka vetëm disa ditë, ju mund të bëni shumë gjëra me të. Mund ta bartni, të ndëgjoni muzikë së bashku (dëgjimi muzikës është shumë i mirë për këtë periudhë), të flisni me të, si dhe mund ti lexoni.

Nuk është e rëndësishme se çfarë i lexoni, sepse ajo edhe ashtu nuk do të ju kuptojë. Poenta është që ta mësoni që të ju dëgjojë dhe të njoh zërin tuaj, i cili do ta bëjë të ndjehet më e relaksuar dhe më e sigurtë kur është me ju.

Mos i jepni më pak rëndësi gjërave të cilat i bëni me fëmijën tuaj

Mashkujt dhe femrat komunikojnë ndryshme me foshnjat – mashkujt më shumë shfaqin energji ndërsa femrat lidhje emocionale dhe shoqërore. Mos i dëgjoni nëse ju thonë që hedhja në krevat, mundja dhe lojërat tjera “mashkullore” të cilat do ti luani me fëmijën tuaj kur të jetë rritur ca, janë më pak të rëndësishme se sa ato gjërat “femërore” të cilat gruaja juaj i bën me fëmijën.