Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshilla për super baballarët

Gjithmonë vendosni në rend të parë interesat e fëmijëve tuaj!

A pini duhan, alkohol, përdorni fjalë të pista? Po, ia keni qëlluar, kjo nuk është e mirë për fëmijët tuaj. Ju jeni shembull për fëmijët tuaj dhe mendoni për ta rreth shembujve tuaj. Brengosuni për vetveten, në mënyrë që të brengoseni për ta!

Mbroni fëmijët tuaj!

Babai është mbrojtësi i familjes në shumë mënyra. Për shembull, siguria: siguroni shtëpinë tuaj, krijoni fëmijës tuaj shprehi sigurie, jepini shembull të mirë duke vënë rripin e sigurisë etj. Mbrojtja financiare është poashtu shumë e rëndësishme: bleni sigurim jetësorë, kasko sigurim, siguroni fondin e zi, shkruani testament.

Kaloni kohë me fëmijët

Sigurisht jeni shumë të lodhur pasi që ktheheni nga puna, dhe e tëra çfarë dëshironi është një pushim. Por mbrëmja është e tëra çfarë keni me ta ditëve të punës. Mos humbni kohë. Zbuloni se si e kanë kaluar ditën, shtrihuni në divan së bashku ndërsa fundjavën dedikojani sa më shumë që mundeni. Ata rriten shumë shpejt dhe atëherë nuk do ta dëshirojnë shoqërinë tuaj. Shfrytëzojini këto momente. Fëmijët më së shumti dëshirojnë që baballarët t`iu kushtojnë kohën e tyre.

Përqafoni fëmijët tuaj

Baballarët nuk duhet ti frikësohen butësisë. Fëmijët kanë nevojë për atë lloj kontakti edhe me baballarët, jo vetëm me nënat. Përkëdhelini, përqafojini dhe duajini.

Luani me fëmijët tuaj

Dilni jashtë dhe merruni me ndonjë lloj sporti. Shkoni në kërkim të thesarit. Luani lojërat që ata i dëshirojnë. Çkyçni TV-në dhe tregojini se çfarë është argëtimi i vërtetë!

Kryeni punë të “femrave”

Ndërrimi i panolinave, ushqyerja, larja dhe luhatja e fëmijëve në mes të natës, nuk është vetëm punë e nënës. Baballarët duhet të jenë aty për të ndihmuar kurdo që munden, sipas mundësisë. Për baballarët e rinj, është rast i mire, që të fillojnë lidhjen e fortë me fëmijën e tyre!

Lexoni përralla fëmijëve tuaj

Kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për fëmijën tuaj. Është argëtuese, librat e fëmijëve janë fantastikë dhe është e mrekullueshme ti ndani së bashku me fëmijët tuaj. Përveç asaj që bëhen të “mvarur” prej leximit, kjo është aftësi e rëndësishme jetësore e cila do t`ju shpërblehet në jetë. Kaloni kohë me ta, uluni apo shtrihuni pranë krevatit të fëmijës dhe kënaquni në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Përkrahni nënën!

Mos shfaqni mospërshtatje me gruan para fëmijëve, mos u grindni para tyre dhe mos çoni dorë mbi të! Sjellja juaj ndaj nënës së fëmijëve tuaj ndikon në vet respektin e tyre dhe mënyrën se si do të sillen ata ndaj vetes apo ndaj femrave kur të rriten. Jini të butë dhe plot respekt ndaj nënës së tyre. Dhe gjithmonë funksiononi si ekip.

Mësoni fëmijët për vet respekt!

Si? Në milion mënyra, por zakonisht duke iu treguar që i vleresoni (nuk mjafton vetëm t`iu thuani), duke kaluar kohë me ta, duke biseduar dhe ndëgjuar, duke i lavdëruar për atë që bëjnë, duke i mësuar (me shembull) që të jenë kompetent. Shpërblejini dhe trimërojini. Mos u ankoni gjithmonë për diçka.

Mësojini fëmijës financa

Mësoni fëmijët për rëndësinë e parasë, si të kursejnë në mënyrë që të arrijnë ndonjë cak në fillim dhe më pas se si ti drejtojnë ato në mënyrë të duhur. Nuk dëshironi që fëmija të niset në botë me diturinë që e keni patur ju, apo jo?

Jini të mirë ndaj vetvetes!

Nuk duhet të heqni dorë nga jeta juaj, vetëm sepse jeni bërë baba. Sigurojini vetes pak kohë, qoftë për të qëndruar vetëm apo me miqtë tuaj, në mënyrë që të jeni një super baba kur të jeni me fëmijët tuaj.

Kujdesuni për shëndetin tuaj, hani shëndetshëm dhe ushtroni rregullisht, sepse:

1) nuk do të mundeni të kujdeseni për fëmijët tuaj nëse jeni të sëmurë;

2) mësoni fëmijët të kenë jetë të shëndetshme; dhe

3) një ditë do të dëshironi të kënaqeni me nipat dhe mbesat tuaja.

Jini të mirë ndaj nënës!

Super babai është i mirë ndaj nënës! Jini gjithmonë të mirë ndaj partneres tuaj, madje edhe kur fëmijët nuk janë aty për t`ju parë. Ftojeni në ndonjë darkë, masazhojeni, kryeni ndonjë punë shtëpie për të (dhe për ju), sigurojini asaj kohë të lirë dhe qëndroni me fëmijët kur ajo del, dhurojini dashuri, bëni supriza të vogla për të. Sepse kur nëna është e lumtur edhe fëmijët janë të lumtur. Ndërsa babai do të jetë edhe më shumë!