Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Këshillat më irrituese rreth prindërimit

Jeni ngopur me këshilla qëllim mira të afërmve, miqve tuaj apo edhe të huajve, në lidhje me atë, se fëmija juaj është i uritur, i llastuar, manipulativ? Nuk jeni të vetme. Këshilla rreth prindërimit, të gjithë dëshirojnë të ndajnë, sidomos kur nuk i pyet asnjë për mendimin.

Ja lista e këshillave më të shpeshta dhe zakonisht më të panevojshme të cilat ju servohen.

Fli tani sepse kur vie foshnja, nuk do të flesh. Teknikisht kjo është një këshillë të cilën do ta ndëgjoni shpesh gjatë periudhës së shtatzënisë. Besojmë, që përveç arinjve, askush nuk mund të ketë gjumë dimëror dhe pas disa muajsh të zgjohet i ngopur me gjumë për disa vite, derisa foshnja të zë ritmin.

Fli kur fle foshnja. Të gjithë, duke filluar nga pediatri, motrat kujdestare, gjyshet dhe të afërmit tjerë do të ju këshillojnë që të flini kur fle foshnja. Por ju nuk jeni njerëz robotë apo të aftë që të flini menjëherë pasi fle foshnja. Askush nuk mendon që egzistojnë disa ton punësh që ju presin, apo ndoshta dëshironi të kënaqeni duke ndenjur në qetësi gjatë kohës kur foshnja fle.

Mendoj që foshnja është e uritur. Qoftë nëse jeni nënë gjidhënëse apo ushqeni foshnjen me shishe, gjithmonë do të jenë aty zërat të cilët mendojnë se nuk e ushqeni foshnjen sa duhet. Sa herë që foshnja qan, bën grimasa apo rebelohet, ata do të mendojnë që foshnja e gjorë po vuan nga uria.

Kënaquni në secilin moment sepse ata rriten shumë shpejt. Koha shkon përpara, këtë e dijmë të gjithë ne. Këtë këshillë zakonisht ua thonë më të vjetërit të cilëve koha po u fluturon. Nuk është se ju ecni me fëmijën për dore duke i thënë “rritu” prandaj natyrisht që ju po argëtoheni në momentet e ëmbla me vogëlushin tuaj.

Shpresoj të jetë mësuar të fle vetvetiu. Ndoshta nuk dëshiron ta llastosh. Nga kjo këshillë u ngriten flokët lartë. Ju nuk lejoni që fëmija juaj të qaj deri sa të lodhet, dhe të gjithë supozojnë se është e pamundur dhe mënyrë e keqe për ta edukuar. Ku janë këshillat e tipit “për ta ngushëlluar”, “për ta përqafuar” dhe “për ti dhuruar dashurinë e tërë botës”. Por jo, ju ndëgjoni vetëm këshilla të tipit “duhet menjëherë ti tregoni dhëmbët”.

Eh kjo është kështu. Fëmijët qajnë gjatë natës dhe duhet të jeni të qëndrueshëm. Ka edhe më keq. Bërbëlitje e padobishme dhe inkurajuese. Natyrisht që ka gjëra edhe më të këqija por a nuk keni edhe ju të drejtë të ankoheni?! Ftoni atë person këshillues në orën 04.00 të mëngjesit, dhe le të kënaqet nga të qarat e vogëlushit tuaj.

Fëmija nuk është i acaruar, mërzitur, zemëruar, apo lënduar por manipulon me ju. Është e vërtetë që fëmijët dijnë të godasin në nerv dhe ndonjëherë mund të ju duket që manipulojnë me ju. Por duhet marrë parasysh edhe ndjenjat e tyre. Mos u brengosni, ne jemi të sigurtë që nuk është.

Ai është një vjeç, dhe mund të ha çdo gjë. As personat e rritur nuk hanë çdo gjë dhe mundohen ti shmagen ushqimit që fryen, që ka konzervanse, shumë sheqer, etj. Përse mendoni që sistemi tretës i fëmijës mund ti durojë të gjitha? A nuk është më me rëndësi ti krijoni bazën e ushqyerjes së shëndetshme që në të ardhmen të konsumojë më pak kalori të zbrazëta, yndyrëra dhe sheqerna, dhe më shumë ushqim të shëndetshëm? Shmangni bezdisjet me ëmbëlsira.

Mos u kujdesni shumë për të sepse mund të llastohet. Kujdesin tuaj e vlerësojnë të tepruar. Por kush mund t`ju gjykojë kështu? Sikur fëmija juaj asnjëherë nuk ka ndjerë dhembje dhe nuk është lënduar me ndonjë lodër në kokë. Por, çfarë nëse keni kujdes se mos lëndohet? Natyrisht që nuk dëshironi dhe nuk mundeni ta mbroni qind për qind, por a do të duhej ta lejoni të lëndohet në kokë për të mësuar se çfarë është dhembja? Do të ketë shumë raste në jetë, edhe tani edhe më vonë kur do të ketë rast për të ndjerë dhembjen, vuajtjen, zemërimin dhe acarimin. Prandaj, duajeni, përkëdheleni dhe kujdesuni për të sa të dëshironi.