Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si ta bëni fëmiun ti dojë librat?

Bëjeni leximin pjesë të lojës së fëmiut tuaj

Kurrë nuk është herët për të filluar fëmiun të orientohet nga librat. Por për fëmijët, nuk është qëllimi që të lexojnë libra klasik, para se të fillojnë shkollën.

Në fakt, fëmijët mësojnë përmes lojës.

Bëni leximin pjesë të lojës së tyre. Ka shumë mënyra zhvillimi të përshtatshme dhe argëtuese për të ndihmuar vogëlushin tuaj që ti dojë librat.

Bëjeni librin obligim

Nuk qëndron e gjitha tek leximi i fjalëve në libër. Në këtë moshë ka të bëjë më shumë me interaktivitetin me nënën, babain apo kujdestaren. Kur vogëlushi juaj iu ulët në prehër, përderisa ju lexoni me zë, ai nuk kënaqet vetëm me librat, por gjithashtu me vëmendjen e juaj ndaj tij.

Bëjeni leximin ritual

Koha e rregullt e leximit, bën një rutinë të qetësisë të cilën fëmijët e vegjël e adhurojnë – ja pse koha e leximit para gjumit është një traditë e respektuar. Por mos harroni që edhe shumë ngjarje ditore mund të përfshijnë një mundësi të mirë për të lexuar. Njëherë mund të formoni një ritual leximi gjatë mëngjesit. Për disa fëmijë të cilët janë gjumashë të përbetuar, është më së miri t`iu krijohet rituali leximit gjatë ditës, përderisa janë të zgjuar dhe të kthjellët.

Zgjidhni librat e duhur

Fëmijët i duan librat të cilët mund ti kapin lehtë dhe mund të manipulojnë me to pa ndihmën e të tjerëve. Ata i duan tregimet të cilat janë të paraqitura me fotografi të pastërta, të shëndritshme dhe realiste. Dhe natyrisht ata i adhurojnë rimat. Por nuk mund të themi që vogëlushi juaj 2 vjeçar nuk do ti dojë edhe tregimet që mund ti zgjedh vëllau i tij më i madh dhe madje mund të bëhen të preferuarat e tyre. Vetëm sigurohuni që fëmiu juaj të ketë qasje në libra të thjeshtë.

Përsëritni, përsëritni, përsëritni

Mund të ndodh që një tregim të vetëm e keni lexuar çdo natë gjatë këtij muaji dhe fëmiu juaj prap iu kërkon nga ju që t`ia lexoni. Përsëritja është vulë për këtë moshë të fëmiut. Arsyeja se pse fëmijët duan që të ndëgjojnë tregimin e njejtë për disa herë me radhë është sepse ata janë të etur për të mësuar. Shpejt do të kuptoni që fëmiu juaj i ka memorizuar të gjitha fragmentet e preferuara gjatë leximeve.

Lexoni dhe aktroni gjatë leximit

Anashkaloni të gjitha pengesat gjatë kohës kur i lexoni fëmiut tuaj. Fëmijët i duan dramat po aq sa edhe të rriturit – në fakt, të vegjëlit mund të pretendojnë të jenë psh. personazh i ujkut të tmerrshëm tek \'Tre derrgucët e vegjël\' (The Three Little Pigs). Inkurajoni atë, edhe nëse kjo gjë e ngadalëson progresin e tregimit. Fëmiu do ta përjetojë mëshumë tregimin nëse merr pjesë më aktivisht.

Ndiqni interesimin e fëmiut

Zgjedhni libra që kanë të bëjnë me aktivitetet e preferuara të fëmiut tuaj si: vizita në kopshtin zoologjik, noti, loja me top. Zëvendësoni videot dhe TV programet e parapëlqyera të fëmiut me librat rreth këtyre personazheve. Mund të ju hutojë paraqitja e Teletubbies, por nëse fëmiu juaj i adhuron këto krijesa të vogla, atëherë do ti adhurojë edhe librat rreth tyre. Ndiqni preferencat e fëmiut, por edhe mund të eksperimentoni me një llojllojshmëri të madhe të librave para se të vendosni se çfarë i pëlqen atij më saktësisht.

Shkoni në bibliotekë

Shkuarjen në bibliotekë e duan madje edhe foshnjat por për vogëlushët është një aventurë e mrekullueshme. Fëmiu juaj mund të zbulojë ndonjë preferencë të re të tij, gjatë leximit të bibliotekistit apo nga fotografitë që ilustrojnë akcionin. Dhe, poashtu kjo është një mundësi e mirë për prindërit dhe fëmijët që të lexojnë dhe shiqojnë tregime të panumërta librash pa shpenzuar në blerje të tyre.

Lozni

Shumë libra të mrekullueshëm tani mund të gjenden edhe në CD. Fëmiu juaj mund të mos jetë i interesuar në to, sepse ajo çfarë ata me të vërtetë dëshirojnë, është interaktiviteti me ju gjatë leximit të librit. Por nëse rastësisht mund të ndodh që iu pëlqen, atëherë kjo gjë është shumë e mirë.

Fëmiu mund të dëshirojë të ulet me libër me fotografi në duar përderisa e shiqon edhe videon e librit në CD, kjo gjë mund të jetë ndihmesë nëse keni gjëra të tjera për të kryer. Gjithashtu mund të inqizoni vetveten apo ndonjë shok-shoqe tuajën , përderisa lexon librin. Por mbani në mend, që kjo nuk mund të zëvendësojë kohën kur lexoni së bashku.

Mos i bëni librat shpërblim

Mos i thuani fëmiut që mund të ndëgjojë tregimin vetëm nëse e han darkën. Nëse e asoconi leximin me sistem të dënimit dhe shpërblimit, nuk do të jetë një përvojë pozitive. Në vend të kësaj, zgjedhni kohën e duhur për të lexuar, si psh kohën para gjumit.

Ballafaqohuni me fëmijët

Disa fëmijë nuk do të dëshirojnë të ulen dhe të ndëgjojnë leximin e librave. Çfarë të bëni? Uluni dhe shfletoni librin rreth 30 sekonda, dhe më pastaj thuani, uou, ne e lexuam tërë librin! Dhe leni fëmiun pastaj të lirë. Ditën tjetër mund të provoni pak më gjatë të njejtën procedurë. Disa fëmijë janë më të interesuar në aktivitetet motorike sesa në lexim. Respektojeni këtë gjë, dhe mos e bëni leximin një eksperiencë negative. Nëse fëmiu juaj është tip aktiv fizikisht, atëherë ai më së miri reagon në aktivitetet që nuk kanë të bëjnë me librat.

Bëni tregimin e përrallave pjesë të jetës suaj

Promovimi i te lexuarit edhe me i rendesishem sesa te lexuarit e nje libri tradicional. Gjate kohes se ngrenjes apo gjate vozitjes ne makine, tregoni perralla standarde siç mund te jene anekdotat nga femijeria juaj, apo ngjarjet qe kane personazh kryesor femiun tuaj. Beni liber nga vizatimet e femiut tuaj apo nga fotografite e tij te preferuara, dhe sajoni ngjarje lidhur me ato – apo edhe mund ta beni femiun tuaj vet tregimtar.

Nënvizoni fjalitë gjithandej

Kudo që të shkoni, tregoni fëmiut tuaj që fjalët janë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme. Madje edhe më të vegjëlit mësojnë shumë shpejt, siç është shembull tipik, shenja e trafikut STOP, ai do ta mësojë që duhet të ndaleni apo magnetet alfabetike të frigoriferit që janë të ngjitura në shumë shtëpi.

Mund të vendosni çdo ditë ndonjë stiker me ndonjë fjali dhe vizatim në kutinë e tij të ushqimit gjatë kohës që kalon në kopësht, ai edhe pse nuk di të lexojë psh, fjalën mace, por e di që ka të bëjë me macen nga vizatimi i maces në stiker, dhe do të mbajë në mend fjalën e shkruar. Nëse i duket kjo gjë interesante atij, atëherë mund të vizatoni edhe gjëra të tjera si fytyrën e qeshur apo zemrën me fjalën ‘Të dua’, kjo mund të ndihmojë që fëmiu juaj të jetë i emocionuar rreth kuptimit të fjalës.

Flisni

Fëmijët nga familjet që bisedojnë gjatë ngrënjes në tavolinë kanë fjalor më të pasur, theksojnë hulumtuesit e Universitetit të Harvardit. Flisni me fëmijët tuaj, dhe mos nguroni të përdorni fjalë apo fjali komplekse. Inkurajoni që të bëjë pyetje dhe të kërkojë sqarime. Fëmijët janë kuriozë dhe të etur pafund rreth fjalive, pra mos nguroni të provoni të zbuloni interesimet e fëmiut.

Demonstroni dashurinë tuaj ndaj librave

Fëmiu juaj dëshiron të ju imitojë. Nëse ai sheh libra rreth shtëpisë dhe nëse e di që ju posa të gjeni momentin do të uleni për të lexuar , ai do të kuptojë që librat janë të rëndësishëm në jetën e përditshme. Duke demonstruar dashurinë tuaj ndaj librave është më e fuqishme sesa të bëni fëmiun të ulet për të lexuar.

/komuniteti